Rrëfimi i studentes shqiptare nga Wuhan, epiqendra e gripit në Kinë

25 Janar 2020, 19:39Sociale TEMA

Top Channel ka mundur të bisedojë me  një studente shqiptare e cila jeton në Wuhan epiqendrën e gripit vdekjeprurës.

Josilda Nreaj i tregoi gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu gjatë një bisede në rrjetet sociale, se çdo të thotë të gjendesh në një situatë dramatike ai ajo që është duke kaluar Kina.

Dublim Grafikë-“Unë jam mirë faleminderit! Jam studente në Wuhan por për momentin kam marrë një banesë me qira në një provincë tjetër në Xi’an. Universiteti na ka njoftuar të qëndrojmë jashtë Wuhan të paktën deri në datë 15 shkurt”.

Josilda që studion master në Pronësi Intelektuale, thotë se për të ky është viti i saj i parë në Wuhan dhe nuk e fsheh frikën për atë që po shikon dhe përjeton atje.

Dublim grafike-“Sigurisht që kam pasiguri dhe po përpiqem të përdor çdo masë të mundshme parandaluese gjithashtu jam dhe vetëm në një provincë tjetër ku nuk e di për sa kohë do të qëndroj. Gjithçka ndodhi shumë papritur dhe po përpiqem të ruaj qetësinë dhe të vëzhgoj situatën”

Josilda i tha Top Channel se aktualisht një studente tjetër shqiptare ndodhet në një kampus universitar në Wuhan.

3 komente në “Rrëfimi i studentes shqiptare nga Wuhan, epiqendra e gripit në Kinë”

  1. Rrefehu te them says:

    Pa hajde rrefehu !!

  2. Ledio says:

    Te studiosh ne Kine per mbrojtjen e prones intelektuala eshte njesoj si te studiosh ne Shqiperi per ekonomi..? Nejse, rruaj edhe trego kujdes per veten .

  3. Bimi says:

    Rregjimi totalitar kinez ka avantazhe ne parandalimin e virusit pasi ata kane bllokuar 36 miljone njerez dhe mundet ta izolojne perhapjen. Perendimi nuk ndalon dot levizjen e lire dhe po erdhi kendej (ka ardhur) do perhapet me shpejt megjithe teknologjine e avancuar dhe spitalet moderne. Por gjithsesi duhet te kemi parasysh se nga gripi normal cdo vit vdesin 4500 persona ne glob. Deri sot kane vdekur 56 po edhe sikur shifra reale te ishte 10 here me e madhe nuk eshte qamet i madh. Duke patur parasysh se udheheqja kineze po mobilizohet qe te ndajoje konsumimin e mishit te kafsheve te egra, zvarranikeve etj kjo do beje qe ne te ardhmen te minimizohet rreziku i viruseve te tilla. Pra paniku nuk ka shume vend. Ajo qe me beri pershtypje ne kete artikull eshte se studentja po specializohet ne “pronesi intelektuale” ne Kinen qe eshte e specializuar ne vjedhjen e kesaj te fundit. Gjithsesi i uroj suksese vajzes se re ne studimet e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje