Koronavirusi i Kinës, më pak agresiv se SARS. Shanse shumë të ulëta për epidemi në Europë

26 Janar 2020, 10:01Bota TEMA

Kreu i njësisë së sëmundjeve infektive në spitalin Bichat-Claude Bernard në Paris, dr. Yazdan Yazdanpaneh është shprehur se koronavorusi që ka prekur rajonin Wuhan në Kinë është më pak agresiv se SARS që goditi Kinën në vitin 2012.

I cituar nga mediat franceze, ai ka deklaruar se Franca kishte marrë masa dhe se ka përgatitur edhe trajtimet. Në këtë spital janë shtruar dy persona që janë prekur nga virusi gjatë qëndrimit në Kinë.

“Shanset e një epidemie në Francë apo në Europë janë të ulëta, skajshmërisht të ulëta. Së undja është më pak serioze – dhe nuk e themi këtë bazuar në dy pacientë, por pasi kemi folur me kolegët tanë – se p.sh SARS” -citohet ai.

Krahasuar me SARS vdekshmëria e këtoj virusi është dy herë më pak, 5% dhe se ky virus është më pak serioz edhe sesa sindroma e rëndimit akut të frymëmarrjes që u shfaq në Lindjen e Mesme pak vite më parë.

Koronavorusi i Kinës ka prekur 1200 njerëz nga të cilt 41 kanë vdekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje