Hajdari "shuan" shpresat e PD-LSI, flet pas takimit për ‘Zgjedhoren’: Do ketë ndërhyrje edhe në Kushtetutë, 15 marsi duket një datë e pamundur

27 Janar 2020, 12:39Politika TEMA

Për bashkëkryetaren e komisionit për reformën zgjedhore, Rudina Hajdari, reforma zgjedhore nuk përjashton ndryshimet në kushtetutën e vendit, jo vetëm në Kodin Zgjedhor.

Në një prononcim për mediat në përfudim të takimit, Hajdari çmoi si shumë të rëndësishme transparencën në këtë proces, ndërsa theksoi se gjithçka kryhet nën mbikëqyrjen e ndërkombëtareve.

“Ramë dakord për kalendarin, çështjet që do shtrojmë. Të gjitha duan kohën e duhur dhe seriozitetin e duhur që te jemi në gjendje të arrijmë në dakordësi. 

Me rendësi është të arrijmë në një produkt final, që të jetë i duhuri dhe më i përshtatshmi për të garantuar të drejtën e zgjedhurit, t’i heqim presionin politik, që qytetarët e kanë patur të pamundur të mendojnë të lirë.

Me rëndësi është transparenca e kësaj tryeza, mbikëqyrja e ndërkombëtarëve. Sot ka patur prezencë të OSBE e BE-së, gjithashtu ishte i pranishëm edhe ambasadori britanik. 

 Pra ka një angazhim të fortë në lidhje me ketë tryezë. 15 marsi datë është ambicioze dhe shumë e pamundur, por ekspertët do ulen do punojnë paraprakisht, nëse është e nevojshme do ketë ndryshime edhe në kushtetute, jo vetëm ne Kodin Zgjedhor.” u shpreh Hajdari.

Nderkohe qe PD dhe LSI kane kembengulur se menjehere pas miratimit te reformes zgjedhore me 15 mars maksimumi, nese nuk ka zgjedhje te parakoheshme, do t’i rikthehen protestave.

1 komente në “Hajdari “shuan” shpresat e PD-LSI, flet pas takimit për ‘Zgjedhoren’: Do ketë ndërhyrje edhe në Kushtetutë, 15 marsi duket një datë e pamundur”

  1. Daja says:

    E para pse vonoheni e c’fare do zbuloni.Ti zonje nga vjen, mos vjen nga marsi se ne tere boten partit o politika bane presion ne popull ne forma te ndryshme.Ndigjo po te thote daja ,ti si person bukte jep kush asnje vot ndosht 200vota ne gjithe Shqiprine prandaj mos ha shume se je e re e kujton se gomari fluturon tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje