Akademia e Shkencave ripropozon shkrimtarin Ismail Kadare për çmimin “Nobel”, gjeniu i letrave shqipe feston sot 84-vjetorin

Akademia e Shkencave ka mbledhur sot tryezën “Kadare dhe letrat shqipe” ku ka ripropozuar shkrimtarin Ismail Kadare për çmimin “Nobel”.

Emri i tij është ripropozuar për çmimin “Nobel” në 84-vjetorin e tij të lindjes.

Ismail Kadareshtë një ndër personalitet qendrore të kulturës shqiptare.

Veprat e tij janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të huaja dhe është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë. Që nga vitin 1994 Ismail Kadare është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës. Ai është laureat i shumë çmimeve. 

Në 2005, Ismail Kadare fitoi çmimin “The Booker Prize Man”. Ismail Kadare është dekoruar me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrin “Kryqi i Legjionit të Nderit”, si dhe me mirënjohje të tjera.

REMOTE_ADDR:[]