Këshilltari Henz i tërheq vërejtje Jarit, për ngjallje pesimizmi

28 Janar 2020, 19:29Antena TEMA

Jari sot ka bërë një deklaratë të fortë, për mbështetësit e tij:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Gjatë këtij viti mund të mos ketë zgjedhje.

Puna me reformën zgjedhore mund të zgjasë, pastaj mund të marrim hapjen e negociatave, dhe kush rri dëgjon Edi Ramën, pastaj vjen vera, do ikim me pushime, pastaj në shtator na duhet të mbledhim veten, në tetor do fillojmë të mendojmë për dimrin, kështu që nuk ja vlen.

Por e sigurtë është që në pranverën e ardhshme do të kemi zgjedhje.

Ndaj ta lëmë Edi Ramën të lodhet deri pranverën e ardhshme, që ta kemi më të lehtë fitoren.”

Sqarimi i Jarit ka ngjallur shumë debate mes demokratëve.

Këshilltari Henz i nisi një letër qortuese Jarit:

“I dashur Jari!

Je nxituar shumë me sqarimin tënd të fundit.

Edhe pse ti shquhesh si njeri i sinqertë, nuk duhet t’i hapësh zemrën popullit në çdo rast.

Ne të gjithë e dimë që më 2021 ka zgjedhje, por puna është se demokratët duhen mbajtur në gatishmëri, se ndryshe ja fusin gjumit deri më 2021, dhe nuk i mbledhim dot më.

Unë fola me kancelaren Merkel, dhe ajo më shpjegoi se ja kishte bërë të qartë Ramës, që në zgjedhjet e ardhshme ai duhet të luftonte që të humbiste dhe të fitonte opozita.

Rama ishte justifikuar se ai po lufton boll që tani që të humbasë, por ata nuk janë gati.

Për këtë arsye Merkeli më hoqi vërejtje dhe më tha se duhet të jeni në gatshmëri, se Rama nuk ua ka borxh të luftojë për ju, e ju të mos jeni gati.

Për këtë situatë njoftova dhe Doktorin.

Ai ishte i mërzitur, se kishte akuzuar Ramën që ishte dënuar 8 herë në Francë, sipas njërit që shet ikona.

Por Doktori në vend që të thoshte këtë e ka thënë ky i ikonave tek Babaramo, paska thënë që këtë e ka thënë ky i ikonave tek Land Qafoku.

Kjo kishte mërzitur shumë Babaramon dhe i kishte çuar një mesazh të rëndë Doktorit, duke i thënë “haram mbështetja ime, s’keni për të fituar zgjedhjet, me këto fyerje që më bëni.”

U përpoqa ta qetësoj Doktorin, duke i thënë se megjithëse gabimi qenka shumë i rëndë, Babaramo mund të na ndihmojë përsëri.

U qetësua dhe mori zemër kur i tregova çfarë kam fol privatisht me Merkelin.

Tani është e rëndësishme mos t’i çorientojmë demokratët, por t’u themi fitorja është afër.

Pastaj kur të vijë, le të vijë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje