Parlamenti grek i hap "dritën jeshile" marrëveshjes, njihen patentat shqiptare në Greqi

29 Janar 2020, 12:04Sociale TEMA

Parlamenti grek miratoi sot marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Greqisë, pas marrëveshjes së firmosur që në 11 maj 2018.

Kjo do të thotë se me një patentë shqiptare mund të udhëtohet lehtësisht në Greqi, pa dashur të marrësh patentë ndërkombëtare, dhe anasjelltas edhe për grekët që vijnë në Shqipëri.

Marrëveshja për njohjen e patentave pason marrëveshjen për përdorimin e toponimeve në dokumentet e udhëtimit, heqjen e rezervës për përdorimin e vulës apostile për dokumentet, si dhe regjistrimin pranë zyrave konsullore të fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi nga një ose dy prindërit që nuk kanë leje qëndrimi të rregullt.

Për këtë lajm të mirë, ka reaguar dhe ish-ministri i Jashtem, Ditmir Bushati, i cili  thekson se “Megjithëse një hap i vonuar, ky është një lajm i mirë pasi marrëveshja e firmosur që në 11 maj 2018, pjesë e paketës së çështjeve të pazgjidhura Shqipëri-Greqi, i vjen në ndihmë shtetasve shqiptarë dhe grekë”.

“Të dashur motra dhe vëllezër,

Parlamenti grek sapo ratifikoi marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Megjithëse një hap i vonuar, ky është një lajm i mirë pasi marrëveshja e firmosur që në 11 maj 2018, pjesë e paketës së çështjeve të pazgjidhura Shqipëri-Greqi, i vjen në ndihmë shtetasve shqiptarë dhe grekë.

Marrëveshja lehtëson jetën e qytetarëve, shmang sorollatjen nëpër zyra, harxhimin e kohës dhe parave.

Rreth 700 euro kursejnë qytetarët, të cilët nuk do të kenë nevojë që të kryerjnë nga e para procedurat për t’u pajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë përkohësisht drejt Greqisë për arsye familjare, pune apo pushime nuk do të kenë më nevojë të pajisen me leje drejtimi ndërkombëtar.

Kjo marrëveshje është një tjetër arritje që pason marrëveshjen për përdorimin e toponimeve në dokumentet e udhëtimit, heqjen e rezervës për përdorimin e vulës apostile për dokumentet, si dhe regjistrimin pranë zyrave konsullore të fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi nga një ose dy prindërit që nuk kanë leje qëndrimi të rregullt.

Greqia, përveçse një partner me rëndësi strategjike, anëtarë e NATO-s dhe BE-së, është fqinj me të cilin ndajmë përditshmërinë dhe fatet e përbashkëta për shkak të dinamikës së shkëmbimeve në të gjitha nivelet e lidhjet njerëzore.

Është kjo arsyeja që me Greqinë duhet të vijojmë angazhimin e nisur të një politike të hapave të vegjël por të sigurtë. Të një politike që parashtron çështjet dhe skicon rrugëzgjidhje për qyetarët në interes të dy vendeve tona.”- shkruan Bushati në facebook. (TemA)

8 komente në “Parlamenti grek i hap “dritën jeshile” marrëveshjes, njihen patentat shqiptare në Greqi”

  1. Baton DR says:

    Sihariq….me vrap ti puthim doçkën papu Anastasit

  2. Rrumpalla says:

    Po si është e mundur që ne Shqiptarët të kënaqemi me thërrime? ndërkohë që fqinjët tanë duan të na shqyejnë.

    1. . says:

      Ja dhe nje specje e ralle ardhur nga Kongresi i V i PPSH-s.

  3. trimi says:

    Eshte nje turp per greqine qe seshte bere qe para 20 vjetesh po i ka mashtruar njerzit duke ju marr parat kjo eshte demokracia e greqis demokraci e hajdutve.

  4. klumshi says:

    Shtet laskar me KM laskar si majtas e djathtas. Camerine per patenta. ptu, gjakprishur te mirefillte

  5. Pellazgos says:

    Sepse Saranda Greke nuk eshte Dyzeta e dale nga Turkye zoti Rrumpalla.
    Sepse gjithe bota dhe historia e Saj fjalen Mitho-llogjia nuk e thote Perrallo-fjale apo Perrallo shkak dhe Polisi ne Nder te Perendise Greke dhe Ilyre Apollonas ne Fier ka qene qender e Kultures dhe Identitetit tone te perbashket per mijera vjet.
    Por ju si sterniper te Turqve Ismail Beut Frashellinjte qe luftuan per Turqine dhe kunder Kombit tone Greko Ilyre,kunder Epirit dhe Arvanitasve.
    Sepse Kostandino-polis i Kastriotis ju Turkoalbanians e quani Stamboll!
    Sepse Karavo-Stasi qe greqisht do te thote stacion varkash ju e ndruat ne Karavasta.
    Kjo eshte aresyeja pse jini te Pa-bese.

  6. Taulant says:

    Ketij cunit te Janullatosit siper …. Egjiptianet e sotem kane ndonje gje te perbashket me Tutankamon apo Keopsin ??? Edhe Greket e sotem s’kane asgje te perbashket me Apollonin,Kostandinopolin, Platonin ,Aristotelin etj . Greqia e sotme eshte nje turli Sllavesh,Turqish,Shqiptaresh e Arabesh. Mos u kap shume mbas emertimeve sepse edhe ti nga Xhelal e ndryshove emrin ne Jorgo apo Thanas per 300 euro por mbas pak kohesh mund ta ndryshosh perseri ne Mahmut .

  7. Kacaku says:

    Mire patentat , po per vitet e punes te mijra e mijra shqiptareve kur do njifen ???? E kujt i qethen lesht per patentat , per vitet e punes qe do duhen me vone per pension japin ndonje shpjegim fqinjet ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje