A do mbështetet nga Basha, projekti “Anti-LSI” i partive aleate të PD?

10 Shkurt 2020, 19:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Pesë partitë e vogla opozitare në koalicion me Partinë Demokratike, kanë bërë një propozim interesant për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Formuluesi i saj është Dashamir Shehi. Formula synon  shmangien e formulës aktuale të llogaritjes së votave brenda koalicionit dhe respektimin më shumë të partive të vogla, votat e të cilave, digjen në funksion të partisë së dytë më të madhe brenda koalicionit.

Propozimi synon që ligji, përveç “Koalicionit”, të njohë dhe “Grupimin politik” si formacion elektoral. Kjo nënkupton që brenda koalicionit të madh, të majtë apo të djathtë, disa parti të vogla, më shumë se dy, të kenë të drejtë të krijojnë një grupim politik, që votat e tyre të numërohen bashkë, dhe jo ndarazi.

Për ta bërë më të kuptueshme, është fjala që pasi koalicioni ka marrë votat e veta, ndarja e votave brenda tij, të bëhet duke marrë partia e parë votat e saj, partia e dytë votat e saj, kurse grupimi politik të llogarisë votat si një parti e tretë e vetme. Ata pastaj brenda grupimit politik ja japin deputetin, partisë që ka marrë më shumë në atë zonë elektorale.

Kjo formulë demokratizon ndarjen e mandateve brenda një koalicioni të madh, pasi u mundëson partive të vogla, që nuk arrijnë dot vota për një deputet brenda një qarku, të ndihmojnë njëra- tjetrën për të marrë një deputet, duke ja dhënë atë, asaj partie që del e para brenda këtij grupimi politik, pra brenda kësaj mini-gare.

Kjo formulë ndihmon të ketë një ndarje më të drejtë të mandateve brenda koalicionit, dhe i heq privilegjet partisë së dytë të koalicionit, që shpesh përfiton shumicën e votave që digjen nga dhjetëra parti të vogla.

E përkthyer në koalicionin opozitar, nga i cili vjen ky propozim, ky është praktikisht një instrument “Anti LSI” në opozitë.

Partitë e vogla druhen se nuk do të mundin të kapin dot një deputet secila më vete, dhe duan të bashkohen që votat e tyre të mos i marrë LSI, por të llogariten si një parti më vete.

Kjo natyrisht që do të ketë një rezistencë nga LSI dhe ndoshta dhe nga PD.

Partia Demokratike duhet të llogarisë mirë nëse i intereson të zgjedhë mes tyre dhe LSI-së. Dëmi elektoral është praktikisht i barabartë. Partitë e vogla, edhe pse duken të vogla, kanë rrreth 70 mijë deri 100 mijë vota të shkuara dëm.

Politikisht PD dëmtohet më shumë nëse ndahet nga LSI, pasi krijon pesimizëm në elektorat për një fitore të mundshme, nëse ndahen para zgjedhjeve.

Por nga ana tjetër dhe divorci me partitë e vogla, është po kaq i rrezikshëm, pasi ato janë vagonat që mbushin trenin elektoral.

Nga e majta, situata është më e pastër, pasi nuk ka një parti të dytë të rëndësishme si LSI, dhe gjithë partitë e vogla, janë me të njëjtën peshë. Kështu që propozimi vlen aktualisht, vetëm si debat për koalicionin e djathtë,

Në këtë pikë propozimi i Shehit, është racional sa i përket drejtësisë në ndarjen e votave, por shumë problematik në aspektin politik.

Realisht nuk ka më rëndësi, nëse do zgjedhësh LSI apo grupimin politik për të marrë nje qëndrim ndaj Kodit Zgjedhor. Në çdo rast ke zgjedhur sherrin.

20 komente në “A do mbështetet nga Basha, projekti “Anti-LSI” i partive aleate të PD?”

  1. Zigur Qarri says:

    Fshati digjet…keta merren akoma me opoziten.Kot s’thone se shqiptari vuan per hallet e botes,nderkoh qe vete ka 1001 halle.
    “Favorizimi i kompanisë “Terraoil Swiss” i kushton shtetit 300 mln dollare.Gjykata Administrative e Vlorës ka vendosur anulimin
    e procedurave për negocimin dhe lidhjen e marrëveshjes hidrokarbure për vendburimin ekzistues Cakran-Mollaj me shoqërinë
    Terraoil Swiss sh.a dhe njohjen e shoqërisë Letho Resources Corp si fituese për këtë vendburimin, si dhe dhënien kësaj të fundit
    të drejtën për të negociuar për lidhjen e Marrëveshjes Hidrokarbure”.Të mos ketë dijeni vallë,shpikësi i KÇK-s Edvin Escobar
    D’Rama per favorizimin e kompanisë “Terraoil Swiss” ?Natyrisht qe ka dijeni,1000%,se nuk behet gjë pa urdherin e tij.Por kur
    mendon,se kompania zvicerriane Terraoil Swiss i ka transferuar Komapanise ruse GTK Oil( palë e tretë)çdo informacion per fushën
    e naftës,që konsiderohet sekret shtetëror,eshte pak e thelle kjo pune,kur dihet qe Lulzim Basha u padit tani per lobimin rus,çeshtje
    qe u mbyll.U mbyll per ti mbyllur gojen Bashes?Kryeministri Rama ka paditur Bashen,per ti bere paraprite akuzave te tij per lidhjen
    e Qeverise se”rilindjes” me kompanine ruse GTK Oil.Zevendesimi Damian Gjinkurit me Belinda Ballukun,tregon qarte se KÇK-sti
    Edvin Escobar D’Rama,ka qene inisiatori i kesaj afere,ashtu si te gjitha aferave te tjera.Pasaardhsja e Merekel dha dorheqje,sepse
    Partia e saj ne zgjedhjet Lokale ne Landin Thüringen,(pa dijeni e saj kjo) pranoi votat e ekstremin e majt,per te zgjedhur
    Kryeministrin e atij Landi,qe ndermjeteson partine e liberale,Parti e vogel aleate traditcionale e Partise se Merkelit,kurse Banda
    e”rilindjes”,jo qe duhet te largohet,por e ka vendin ne burg,ndersa Kryetari i saj ne karrike elektrike,dhe e ka pak.Ore,ka mbetur
    kush qe eshte normal tek “rilindja”?Te gjith hajdute,gangstera,drogaxhinj,idjote,mashtrues….qe perdoren si mi laboratori nga
    lideri botrore,drogaxhiu,shpikesi i KÇK-s,qe po mahnit Afriken me aftesite e tij politike.

    1. lavdosh says:

      thjesht llafe pa llogjike dhe fake news.

      1. Zigur Qarri says:

        “Logjikë” militanti,zerro argument!

    2. prizem says:

      …”sikar qorri news”…i njejti perrua psiqik qe perseritet, e perseritet, e perseritet…

      1. Zigur Qarri says:

        Mu ngjit nje mut kepuces,muti prizem.Dava muti.
        Ik ore mut,ik ore bole!

  2. Neutrino says:

    Rëndësi ka të zhduket LSI-ja si parti private nga faqja e dheut. Të tjerat rregullohen.

  3. PEPJA says:

    NE KANE BYTHE TE DALIN VEC E VEC.

  4. Ce says:

    Po u shkeput Pd nga cizmeparticka e leshitlikes se Nafije Dybekut fallxhores horoskopike te leshelise atehere ka shans per te ardhur ne pushtet perndryshe me sharebajgat e leshelise kurre nuk vjen ne pushtet se urrejtja e popullit per cizmeparticken e drejtoreve dhe ministrave hajdute eshte e madhe…

  5. padituria says:

    I nderuar z.Baze nuk ia vlen te besh nje editorial per pazaret e gjese se gjalle,por teksa shtrohet problemi i zgjedhjeve te radhes eshte mire qe Shqiperia duhet te kete dy dhe vetem dy parti si perfaqesuese te dy kaheve politik te majte e te djathe dhe kaq duke reduktuar ne maksimumi vjedhjen e xhepave te shqipetareve me Dash Shehi,Nard Ndoket,ca Loqe e ca Paloqe !Sistemin e keni te gateshem merreni nga ShBA meqenese ajo na ka ne patronazh dhe gjithçka futet ne ullukun ne te mire te ketij vendi e populli!Ndryshe do te kemi mbetje te tilla ne te gjithe jeten tone te perditeshme ku kollaret e tyre ose jane te zhyera me yndyre bagetish ose jane te lagura nga rakit nga e rrushit e deri tek ajo e marese!Statuset e partive duhet te ndertohen me intelektuale te niveleve te larta ne te gjitha fushat e jo fshatare e katundare qe as P.Punes ne monizem nuk denjonte ti bente deputete!Kjo eshte imediate n.q.se duam te bejme shtet e shteti nuk behet me Rudina Hajdarin qe deklaron pa pike turpi qe :Une jam ketu per te bere Shqiperine ,Nje shprehje tallese per te gjithe klasen intelektuale te Shqiperise ku eshte bere deti kos e te gjithe jane rreshtuar me luge ne brez per te ngrene!Jeojme ne 2020 e sot nuk eshte koha te bejme shaka me vendin tone,por sejcili te marre pergjegjesite nen moton “Kombi na therret”!Ka plot bije e bija Shqiperia qe mund e duhet ti vene shpatuallat per te bere nje shtet dinjitoz e te zhvilluar per popullin e tij dhe per syte e Europes e me gjere!Partiçkat duhet shkateruar si ndertimet pa leje ,sepse sot gjendemi ne nje vend ku sistemi rrumpalle i jep te drejte te barabarte edhe atij qe pshuros poshte Lanes dhe atij qe qytetarin e ka prioritet ne jeten e tij!Duke reduktuar ne maksimum partiçkat ne kete vend do te reduktohet edhe kazani mediatik qe s’k lene plehere pa futur ne kete kazan me status “gazetari” sa ky emertim sot eshte nga me te rendomtit sepse kemi me shume gazetare se sa punetore a nenpunes civil!

    1. ............. says:

      Qe te vijne ne terezi KY vend nuk ka nevoje per marreveshje apo kod zgjedhor, por ka nevoje per njerez te arsimuar dhe te kulturuar. Eshte e pabesueshme we keta politika net tane kane 30 vjet qe qeverisin, te njejtat fytyra, 80 per qind PA pike arsimi apo vlerash si njerez. Keta po ja kalojne edhe enverit, Jane te njejtet per 30 vjet qe paguhen nga ne per te na vjedhur, per te na tallur, per te ulur dinjitetin e shqiptareve per karrigen e Tyre. A nuk shikoni keta plehra qe per nje foto paguajne nje hale lekesh ne amerike, po hidhini ne atdhe ato leke, rregulloni ndonje spital apo shkolle. Une besoj se e vetmja rruge eshte largimi nga parlamenti I te gjithe deputeteve mbi 50 vjec, ite gjithe atyre we kane mbi 20 vjet ne parliament apo politiken dhe zgjedja e nje rezve te rinj e me arsim, jo me master a te vjedhur,.

  6. mona says:

    Dash surrat pacja, kur beri kete propozim, ishte esell apo tape?

  7. Zigur Qarri says:

    DASH PIJANECI FATMIR GERDECIT I INTERESON TE ZGJIDHEN DEPUTET NUK I INTERESON SHUME AS PARTIA AS SHQIPERI PO VETEM XHEPI

    1. Zigur Qarri says:

      Ndersa ty te intereson vetem Kisha greke o zagar i pedofilit Janullapos.
      https://www.youtube.com/watch?v=aJqihhbFlr4

  8. Pa emer says:

    E c’behet per nje mender karrige !!!!

  9. Qytetar says:

    Ska nevoje me shume per koment. Koment juaj eshte shume I sakte.

  10. bledi says:

    Sa i embel ky posti i Deputetit.
    Gjithe kjo lufte per 1 Deputet qe do lodhet per Popullin me 1 rroge 200 mije te reja dhe me ca leke komisionesh dhe dietash.
    Me 1 fjale gjithe ky investim dhe keto mbledhje burrash per 5 mij euro qe do marri fatlumi ne muaj
    Ose keta po vdesin per buken e gojes ose kane ndermend te vjedhin dite e nate me vule deputeti
    Ishalla qofte kjo e para se e dyta na ngordh shpresen

  11. 7X7 says:

    Ju intereson deputetlleku , po dhe fondete partise ju pelqejne , se vete i mbajne s’kane me ke i ndajne, parti ne leter jane .

  12. Bureto says:

    Perderi sa ne tregun politik keto parti te vogla ekzistojne, eshte nje propozim racional qe duhet perkrahur. me ligjin e deritanishem, eshte e padrejte qe votate tyre t’i perfitoje nje parti tjeter ne koalicion, aq me pak nje parti e majte te marre votat e elektoratit te djathte?! Si ne rastin e koalicionit te pazakonte parazgjedhor PD-LSI. Bashkeqeverisja mbas zgjedhjeve e nje partie te djathte me nje te majte sot nuk eshte risi, ndodh rendom ne Europe, ndodhi edhe ne Shqiperi ne vitin 2009 midis tyre, por nuk ka te tille koalicion parazgjedhor. Ky rasti i dyte, po ndodhi ne Shqiperi, qe mesa duket nga halli i PD do te ndodhe, do te jete nje turp per te dhe do t’i veje defacto e dejure vulen qe ajo nuk eshte parti e djathte, por parti e pazareve. Zhgenjim i madh per elektoratin e djathte qe e ka mbeshtetur qysh nga dhjetori i vitit 1991. Se sa do te kene mundesi partite e vogla te imponohen per kete propozim vlen per t’u pare, por kurre nuk duhet te terhiqen, siç bene per terheqjen nga sistemi zgjedhor. ne te kundert ky do te jete rasti qe ketyre partive te tranzicionit bashke me te po u vjen fundi. eshte ne doren e tyre te ekzistojne apo jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje