Ana e errët: “Truth: The rape of 2 Coreys”, dokumentari që synon të zbulojë pedofilët e Hollivudit

11 Shkurt 2020, 10:06Lifestyle TEMA
Ana e errët: “Truth: The rape of 2 Coreys”, dokumentari që

Corey Feldman (majtas) dhe i ndjeri Corey Haim (djathtas), dy emrat që akuzojnë Hollivudin për ekzistencën e një rrjeti pedofilie

Corey Feldman, aktori hollivudian që e ka nisur karrierën që fëmijë duke qenë protagonist në disa role, thotë se është detyruar që të punësojë 24 orë shërbim të përforcuar sigurie si pasojë e kërcënimeve që ka marrë para publikimit të dokumentarit “Truth”.

Dokumentari pritet që të bëhet publik në muajin mars. Feldman premton se në këtë realizim do të zbulojë pedofilët, rrjetin e pedofilisë dhe abuzimet flagrante që kanë ekzistuar në Hollivud prej dekadash dhe vazhdojnë të ekzistojnë.

Feldman, lindur dhe rritur në Hollivud thotë se ka vite që po punon për projektin në fjalë. Ai thotë se ka hasur vështirësi në gjetjen dhe nënshkrimin e një kontrate me kompani dhe platformat për prodhimin dhe transmetimin e dokumentarit. Sipas tij, të gjithë studiot janë në dijeni të pedofilisë prej vitesh, aq sa konsiderohet një gjë normale tashmë në Hollivud.

Dokumentari ka shkaktuar polemika ende pa u hedhur në treg, pas pretendimeve të Feldman se do të flasë me emra, ku një pjesë e tyre janë aktorë dhe producentë që kanë abuzuar me fëmijë. Disa prej këtyre emrave mendohet se janë persona që kanë bërë historinë në Hollivud.

Feldman ka denoncuar disa herë në polici përpjekje, sipas tij, për ta vrarë në vitet e fundit. Në një rast, ai është goditur me thikë gjatë qëndrimit me makinë në një semafor. Ai i referohet grupit që akuzon se kërkon ta eleminojë për të mbyllur gojën si “Klani i Ujqërve”. Veç kësaj, Feldman deklaron se ka marrë një numër të madh telefonatash, mesazhesh me postë dhe në rrjetet sociale me përmbajtje kërcënuese.

Dokumentari do të flasë edhe për Corey Haim, aktor kanadez që ndërroi jetë në vitin 2010 në moshën 39-vjeçare. Feldman thotë se Heim ishte viktimë e abuzimeve çnjerëzore në Hollivud dhe akuzon se pikërisht këto abuzime i lanë pasoja përgjatë gjithë jetës, deri kur vdiq në 2010.

Feldman thotë se para se të ndërronte jetë i kishte premtuar mikut të tij, Corey Heim se do të zbulonte emrat dhe skemën e pedofilisë në Hollivud.

Dokumentari me titullin “E vërteta: Përdhunimi i 2 Corey-ve” do të transmetohet më 9 mars, ditën e vdekjes së Corey Heim. Transmetimi do të kryhet përmes faqes së internetit “MyTruthDoc.com” dhe do të jetë vetëm një herë, kundrejt një pagese që do të shkojë nga 15 deri në 20 dollarë.

2 komente në “Ana e errët: “Truth: The rape of 2 Coreys”, dokumentari që synon të zbulojë pedofilët e Hollivudit”

  1. SGA says:

    Disa njerez mundohen te luajne viktimen disa zgjedhin te behen mbijetues ne kete rast ky deshtak po luan viktimen por ne te vertete gjykimi mbi akuzat e tij duhet bere mbi prova dhe fakte.

  2. mirel drejtesia says:

    Te gjithe te keqiat atje jane mbledhur !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje