Alfred Trebicka: Filmat e Ermal Mamaqit e Bes Kallakut, një virus që duhet vaksinuar

Mbrëmjen e djeshme në “Provokacija” me Mustafa Nanon ishte i ftuar aktori i njohur Alfred Trebicka, ku edhe ka folur për situatën në të cilën është përfshirë kinemaja në Shqipëri. Trebicka u shpreh se kinemaja është një art kompleks që kërkon jo vetëm arsimim specifik por një regjisor kinemaje duhet të njohë edhe fusha të tjera që kanë lidhje direkte ose jo me artin.

Sa i përket kritikës për filmin “ I Love Tropoja”, ai u shpreh se nuk është thelbi i diskutimit përplasja me aktorët, por ngritja e një shqetësimi në parim.

“Ajo që shoh është se ka një lloj diletantizmi që masakron çdo lloj principi që ka kinemaja. Kinemaja nuk ka lidhje fare me televizonin si koncept.

Mos të thonë që po bëjnë kinema. Pra shqetësimi im është se kjo lloj kinemaje që po servirin ekstremisht komerciale, ka dëme të mëdha”, u shpreh Trebicka.

Gjithashtu aktori i njohur foli për probleme të filmave që sipas tij janë defekte të tmerrshme kinematografike.

Trebicka: Është një proces i cili kërkon formimin profesional të këtij profili. Nuk është aq e thjeshtë të bëhet skenar. Është një virus për të cilën duhet të vaksinohemi shumë shpejt.

Kam parë statuse nga njerëz që kanë qenë pjesë e produksioneve të cilët kanë trumbetuar se kjo është e ardhmja e kinematografisë shqiptare.

Të gjitha këto publiku i merr si të mirëqena. Reagimi im ka ardhur si rrjedhojë e këtij terreni. Kujt po i vendosim tagrin e kineastit?

Më tej ai u shpreh se kjo kategori nuk njeh ligjet bazike të kinemasë. “Këta çunat kanë kurajon e të paaftit ose kurajon e amatorit”, tha Trebicka.

Si e konsideron suksesin e filmit?

Trebicka: Sukses për çfarë? Ky është një fenomen kompleks që ka të bëjë edhe me shoqërinë. Një njeri që ka lexuar disa libra të mirë nuk shkon aty. Thuaj kam bërë një gjë për tu zgërdhirë, gjej çfarë emri të duash, por mos thuaj që po bëj kinema.

Edhe pjesëmarrja e kryeministrit është 100% komerc, pra nuk është film. Nuk kam thënë që jam kundër, por për mua si njeri që e njoh këtë fushë është një shqetësim sepse ne po i largohemi kinemasë së vërtetë.

A ekziston kinemaja e vërtetë në Shqipëri?

Trebicka: Sigurisht që egziston edhe pse ka shumë vështirësi.

Më tej ai u shpreh se një film i tillë është biznes jo kinema, “kineastët” e rinj duhet ta pranojnë. “I duhet gjetur emri kësaj shfaqjes, por jo kinema”, tha Trebicka.

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Alfred Trebicka: Filmat e Ermal Mamaqit e Bes Kallakut, një virus që duhet vaksinuar”

  1. Dee says:

    Z,Trebicka, nuk i shikon njeri ato ” filma “.

  2. Mona Baxhella says:

    Bravo Trbicka……keta degjenerata qe vetem aktore nuk jane,bejne vetem filma qe perhapin pornografine edhe degjenerimin ne Shqiperi…mjere femijet shqiptare ça shikojne…

  3. adi durres says:

    Zoti Trebicka po pse nuk ben ti nje film si duhet me te gjitha keto kushtet qe ju thate me lart,pra nje film me cilesi sepse mua nuk me pelqejne personat qe vetem shajne te tjeret dhe nuk bejne asgje vete.

    1. durrsaku says:

      Duhen pare o bashkeqytetari im adi durres.

  4. Kucova e vjeter says:

    Kinema te vertete ka pasur para vitit 1990 sepse ka patur aktor dhe skenarist te vertete. Tani ka sharlatan aktor si puna jote. Mendja jote eshte vetem lek. Leku te ben te pasur por Jo njeri. Ti nga kjo ane je nje plehre qe ndot Tiranen.

  5. Albanezi says:

    Lesht lesht,ketu eshte pjerdhur cdo gje ti thua,se u pordh edhe kjo.E ca pastaj.

  6. Balsha says:

    Ore mire e ke ti që filmat e tyre nuk shihen, ose s vlejnë po përse nuk mundohesh ti , të bësh një film ose disa , që t ja vlejnë. Boll u morët me teatrin e vjetër po mundohuni të bëni art e jo politike e fjale. Edhe ata do mësojnë diku. Ju që jeni të lëçitur pse nuk bëni këshilltarit artistik që këta persona të nxjerrin diçka që t ja vlejnë.
    Është e lehtë të bësh kritikon, por më mirë vlerësoni vehten pastaj shihni ç bëjnë të tjerët.

  7. Bimi says:

    Virusi nuk vaksionohet i nderuari Trebicka. Vaksinohen personat qe te ruhen nga virusi. Pra edukohen ne shkolla. Duket qe publiku e pelqen Bes Kallakun. Ai eshte degjuar e shikuar miljona here ne Internet. Edhe muzika “rap” ne fillim ishte e percmuar dhe ata qe e degjonin ishin “klasat e uleta” mirepo ne kapitalizem ai qe shet fiton. Po nuk u shite je asgje. Keto jane rregullat e lojes dhe megjithese personalisht nuk e pelqej Kallakun dhe irritohem kur gruaja , qe ka nostalgji per vendin e shikon ne Youtube, e respektoj dhe i heq kapelen. Vjen nga nje fshat i humbur dhe ka patur shume me pak mundesi e lidhje se shume qytetare te shquar si zoteria juaj dhe ka arritur te komercializoje muziken dhe artin qe ai ofron. Bravo i qofte. Nese je i zoti konkurro por mos kerko te fitosh me mbeshtejen e shtetit, taksapaguesve dhe censuren e Kallakeve.

  8. Whitesnake says:

    Adi durres
    Trebicka eshte aktor; mos prit filma prej tij.
    Dhe ka te drejte ne gjithcka thote!
    U be lesh harapi kjo pune; ajo tjetra nudo pozon ne Amerike te cmimet “Oscar”.
    Vari leshtë, thote nje miku im!

  9. vjeshta says:

    Ke të drejtë mor shok! Ashtë ba Shqipnia tallava. Tallava kanga ,tallava filmat,tallava dasmat edhe guzhina mu m’duket tallava,hahet vetëm mish i pjekun!!!!!!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *