FOTOT: Tradita e re e pushimeve dimërore dhe destinacionet

Pushimet janë gjithmonë, një moment shkëputje për shumë njerëz nga ritmi i ditëve të zakonshme, të nevojshme për të gjetur energji dhe mendime të reja. Turizmi i bardhë ose “pushimet e bardha” janë ato të cilat po shndërrohen në zbulime vendesh të reja, aty ku dimri takon me bardhësinë e tij vende dhe njerëz te ndryshem.

Prej shumë kohësh edhe kjo stinë është e khtyer në një traditë pushimesh sigurisht në përshtatje me buxhetet. Por ajo që po vihet re gjithmonë e më shumë është se çdo vit në Shqipëri pushimet dimërore po marrin përmasa në rritje.

Vite më parë nuk mund të flitej për turizëm të bardhë. Të pakët ishin ata të cilët udhëtonin. Tashmë ky është një trend i momentit, pasi janë zbuluar vendet ideale për të mirëpritur turistë në këto ditë të ftohta dimri. Turizmi malor duket se është shëndrruar në një nga tendencat më të pëlqyera të shqiptarëve. Dëshira për të kaluar pushime nuk mbetet vetëm në sezonin veror.

Dimri është një mundësi po aq bindëse për të kaluar bukur dhe ndryshe përmes udhëtimesh apo sporteve dimërore. Në shumicën e rasteve pyetja me e zakonshme që njerëzit shtrojnë është se cilat janë disa nga destinacionet perfekte për të provuar një aventurë dimërore, kush janë çmimet dhe alternativat që ato ofrojnë.

Destinacionet

Pyetja e përhershme mund të themi që shqiptarët shtrojnë kohët e fundit është se ku di të ishtë vendi ideal për të kaluar festat e fundvititi, jashtë apo në Shqipëri? Muaji Dhjetor mbart në vetvete dhe fillimin zyrtar të një stine të ftohtë e cila ditën e mbyll më shpejt.

Nëse në verë ishim në kërkim të netëve të gjata buzë detit, tashmë jemi në kërkim të netëve buzë zjarrit për tu ngrohur, me familjarë miq, për të kundruar nga jashtë nëse kemi fatin të shijojmë flokët e borës që mbulojnë ngadalë tokën.

Udhëtimi është ajo që i shton bukurinë kësaj stine. Udhëtime që të cojnë në vende të cilat janë mbuluar nga dëbora, ku pista e skive është gati, dhe mëngjeset të ofrojnë një bardhësi të majave të maleve të cilat të magjepsin. Sapo dimri shfaqet, edhe dëbora mbulon Shqipërinë, dy janë emrat që menjëherë të vijnë ndër mend, Dardha dhe Voskpoja. Të gjithë e kanë si mbërritje, duan të shkojnë shpesh e të rikthehen, për të vizituar keto vende, të kalojnë një fund javë ndryshe, të shijojnë emocionet që këto vende dinë të falin. Dy udhëtime të bukura, të cilat kanë çdo gjë që mund të kërkosh, është një program i cili përfshin njohjen e këtyre dy simboleve të kulturës, vjetërsisë, historisë, gastronomisë. Vende të cilat të japin një pasqyrë më të qartë për të kaluarën e vendit tonë.

Ndonëse nuk mbeten mbrapa  në verë, pasi njerëzit që udhëtojnë janë në dijeni se këto vende mund të shijohen si në dimër dhe në verë, por në dimër vizita nëpër këto vende bëhen më interesante pasi në Dardhë gjendet një pistë në të cilën çdokush mund të shijojë sportin e bukur të skive.

Oferta

Gjendet një pistë e cila çdo vit bëhet më e përmirësuar. Alban Jovani nga Klubi Discover Albania na tregon më shumë rreth mundësive dhe kushteve që kemi për te vizitura këto vende. Pushimet dimërore janë në rrugë e sipër për tu kthyer në një traditë për shqiptartët, një mundësi për tu larguar nga rutina e përditshme e Tiranës e jo vetëm. Jovani tregon se pas cddo udhëtimi ndodh që pushuesit të pyeten se si ishin këto përjetime për ta. Dhe sipas tij përgjigja e tyre është se: “se ka qenë një eksperiencë, e cila ka patur vlerë për të krijuar kujtime të bukura”.

Kjo sipas tij është më e rëndësishmja në çdo udhëtim, të krijosh kujtime të bukura të cilat nuk harrohen lehtshëm. Kur e pyesim Jovanin rreth destinacioneve që qëndrojnë në krye të preferencave të shqiptarëve ai thekson se: “Jemi në dyshim se cilën të përmendim më parë, apo cilin të veçojmë dy “rivalet” e forta Dardhën apo Voskopojën, të dyja këto vende fshehin bukuri të cilat presin të zbulohen prej çdo udhëtari. Voskopoja, Razma, Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës, Parku kombëtar i Thethit, Parku Kombetar i Malit të Dajtit, Bogë-Kosovë, Fshati turistik i Dardhës, Vermoshi, Brezovica janë destinacionet më të kërkuara të momentit për të patur udhëtimin e rradhës. Festat vetëvetiu janë të lidhura me udhëtimet, e këto vende prej vitesh tashme na ofrojnë një risi, të cilën me kalimin e viteve po e kthejmë në një traditë. Shqipëria është ende një vend në eksplorim, ndaj çdo ditë e re mund të jetë dhe një destinacion i ri për të eksploruar.

Tradita e re e pushimeve dimërore

Flet Alban Jovani nga Klubi Discover Albania

Pushimet dimërore, a po bëhën traditë për shqiptarët?

Është mëse e vërtetë që pushimet dimërore po kthehen në një traditë sikundër kemi pushimet klasike përgjatë verës. Dimri të ofron deborën, zjarrin, mundësinë për të bërë ski, dhe për të përjetuar momente të veçanta dhe për të krijuar kujtime të bukura.

Festat dhe pushimet janë gjithmonë një motiv i fortë për të udhëtuar. Por, buxheti mbetet pengesa me e madhe që duhet kaluar për të realizuar këtë deshirë. Si do ti përcaktoni këto pushime dimërore, si shumë të shtrenja apo brenda normales?

Se pari ajo që do të thoja është që, udhëtimet të mos mbeten vetëm për festa por duhet të udhëtojmë më shpesh, dhe duke qenë se udhëtimet janë të lidhura ngushtë me buxhetin jo gjithmonë arrijmë ti perballojmë udhetimet jo vetëm brenda por dhe jashtë shtetit, mund të them se çmimet që ofron Shqiperia janë brenda normales, madje me lirë sesa të udhetuarit jashtë, dhe e justifikojnë në menyrë të plotë.

A ofrojnë këto “shtëpi pushimi” të gjitha standartet për të kalur një fund vitë ndryshe nga çka mund te kemi kalauar më parë?

Shtëpitë e pushimit, hotelet, pra të gjitha strukturat e akomodimit i ofrojnë  të  gjitha kushtet për të mirëpritur klientet, dhe çdo vit vihet re një përmirësim i tyre, në të gjitha aspektet, ngrohje, e të gjitha elementet e nevojshëm të cilat i tërheqin dhe japin kënaqesinë maksimale tek klientët, duke bërë që të gjithë të rikthehen vitin tjetër.

Çfarë ka ndodhur në gjithë këto vite,a kemi patur rritje të cilësisë së shërbimit?

Cilësia e shërbimit është rritur në mënyrë të ndjeshme, por ama gjithmonë ka vend për përmiresim, i cili do ti terhiqte akoma më tepër turistët drejt këtyre vendeve, dhe të beheshin zgjedhja kryesore për tu vizituar. Është për tu vlerësuar mikëpritja e ngrohtë, e cila të bënë të ndihesh si në një familje, dhe kjo është një cilësi e veçantë e shërbimit.

A mund ta përcaktojmë stinën e dimrit si një mundësi po aq bindëse për të kaluar bukur dhe ndryshe përmes udhëtimesh apo sporteve dimërore?

Sigurisht që në ndryshim nga vera e cila ka më tepër aktivitete, dimri ofron shumë më pak, por ama është një stinë e cila të jep mundësine për udhëtime të bukura, sportin e skive dhe ndjesi dimërore që stinë tjetër nuk mund të ti dhurojë. Do të duhet akoma dhe më shumë kohë që kjo të kthehet në një kulturë për gjithë shiptarët. Megjithëse duhet të themi se ka patur shumë ndryshmie. Nëse më parë as nuk mund të diskutoj për një udhëtim në ditë të ftohta dimri, sot flasim për turizëm të mirëfillltë dimëror.  Kjo është një punë  e përbashkët e shumë njerëzve të cilët përpiqen të ofrojnë më të mirën për turistët. E sigurisht dhe ai më pas të marri pasi kënaqsin e një udhëtimi dimëror.

Cilat janë disa nga destinacionet perfekte për të provuar një aventurë dimërore, çmimet dhe alternativat që ato ofrojnë.

Ndër destinacionet kryesore mbeten Dardha dhe Voskopoja, por gjithashtu dhe veriu nuk mbetet më mbrapa, pasi tashmë dhe infrastruktura vitet e fundit është përmiresur duke i krijuar mundësinë njerëzve për të udhëtuar dhe në zonën e verilindjes. Por ka vende qe nuk frekuentohen në mënyrë kaq masive, por dhe Puka do te ishte një mundesi për të kaluar pushime të bukura, dhe për të provuar një aventurë dimërore. Ushqimi karakteristik, ski, dëborë, oxhak, janë disa nga elementët që të gjithë jemi në kërkim dhe këto vende mundet të ti japin më së miri.

Mendoni se rajoni ofron pushime dimërore më të mira se sa vendi ynë?

Çdo vend ka avantazhet dhe disavantazhet e veta, dhe vendet e rajonit kanë patur një zhvillim me të lartë, duke u kthyer në destinacionet kryesore, por jam shumëi bindur që me kalimin e kohës dhe së shpejti, dhe ne do te kemi mundësinë për të konkurruar në mënyrë të denjë keto vende. Është një rrugë e gjatë që kërkon bashkëpunimin e shumë palëve, sepse përndryshe nuk arrihet tek finalizimi i synimeve. Vitet në vazhdim do të na lejojnë të kuptojmë suksein që do të kenë pushimet e “bardha” edhe në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *