Këshilltari Henz zbulon pse Albin Kurti nuk shkoi tek festa e Veliajt

Pas zhurmës që bëri lajmi se Albin Kurti nuk shkoi në festën e Tiranës, ftuar nga Veliaj, këshilltari Henz i ka shpjeguar Jarit se si rrodhën ngjarjet:

“I dashur Jari!

Dje kemi bërë një punë të lavdërueshme me Albinin.

Ndërkohë që ai ishte përgatitur t’i shkonte Veliajt tek festa e Tiranës, ne zbuluam se logoja e 100 vjetorit të Tiranës është bërë nga Fisnik Ismaili, një artist i Kosovës që ka qenë deputet i Vetëvendosjes, por ka tradhtuar Albinin, duke shkuar me fraksionin kundër tij.

Skenari i Veliajt ka qenë i rrezikshëm.

Ai do ta vendoste Albinin në sfond të logos së Fisit, duke e tallur atë, si për t’i treguar se është fasadë.

Në minutat e fundit arritëm t’ia shpjegojmë Kurtit këtë rrezik dhe ai reagoi menjeherë.

Skenari ishte që Veliaj të dekoronte gjithë zyrën me logon e Fisit, ndërsa të mbante në zyrë dhe Besa Shahinin me Gent Cakaj.

Kjo do të ishte tallje e madhe për Albinin.

Ndaj e njoftuam në kohë, dhe ai e shmangu këtë incident duke u larguar.

Tirana ka bërë një gjest shumë armiqësor ndaj qeverisë së Kosovës, duke shpallur logo fituese, logon e një armiku të qeverisë së Kosovës.

Kjo tregon se Tirana e Edi Ramës dhe Erion Veliajt lufton me çdo mjet për t’i shpallur luftë Kosovës dhe për t’i mbajtur ata larg.

Në rastin konkret, Veliaj u përpoq ta mbajë larg Albinin, duke e provokuar me logon e Fisit.

Kur u shpall logo e Fisit fituese, Albini kishte fituar si kryeministër.

Pra Veliaj nuk mund të thotë se nuk e dinte.

Bile ai kishte bërë plan t’i vendoste një stiker në xhaketë, me logon e Fisit.

Ai e ka bërë qëllimisht, duke dashur ta fyejnë qeverinë e Kosovës dhe duke mbështetur armiqtë e saj.

Albini më kollaj pozon para flamurit serb, se sa para logos së Fisit.

Ndaj mori vendim për t’u nisur direkt për Kosovë.

Derisa Tirana zyrtare të mos heqë logon e fundit të Tiranës, që është bërë nga Fisi, Albini nuk shkel më në Tiranë.

Dhe mbledhjene  qeverisë e ka kërkuar në Shkodër.”

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Këshilltari Henz zbulon pse Albin Kurti nuk shkoi tek festa e Veliajt”

  1. Albin Kurti ,kot fare says:

    Ky Albin Kurti ,lesh dhie …d

  2. Raif Fetiu says:

    Albini eshte nje intelektuar i permasave qe ne Shqiperin e sotme nuk ka te till.Erion mafiozi ka planifikuar qe Albinit t’i dhuron Qelsin e Tiranes te cilin me par Edi droga ia ka ndar nje kengetari serb.Kjo poshtersi eshte gatuar me halabaket nga Prishtina qe rrinin gati te benin krahasime te ndyra.Shqiperia sot eshte shendrruar ne Autonomi politiko-territoriale te Serbise dhe ekskluzivisht punon per interesa te Serbise.Eshte e dhembshme por fatkeqesisht e vertet.Popullit shqiptar nuk i ka mbet me dinitet me luftuar te keqen se e ka mbuluar shpiunazha serbo-greke,fukaralleku e kurvlleku sa bota perendimore po tallen si me arushen.

  3. Nenepunesi i gj. civile says:

    O Zigur Qarri, nuk qenke vetem, paske edhe shoke shume. Si ky me lart, veç ne qofsh ti me tjeter emer.

  4. Vlesh says:

    AK – gje e coroditur ne krye te Kosoves !
    Ne Shqiperi ket quhen pa byth!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *