Klubet e futbollit në janar shpenzuan mbi 1 miliard dollarë

12 Shkurt 2020, 16:52Sport TEMA

Klubet e futbollit në botë në transferet e janarit shpenzuan në total 1.15 miliardë dollarë, transmeton Anadolu Agency.

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) publikoi raportin e transfereve në botën e futbollit të cilat u realizuan nga 1 deri më 31 janar të këtij viti. Raporti u përpilua me ndihmën e Sistemit të Analizës së Tranfereve ITMS.

Raporti po ashtu thekson se muajin e kaluar janë realizuar gjithsej 4.108 transfere, që është 6.6 për qind më shumë në raport me numrin e transfereve të realizuara në të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

Për këto transfere klubet kanë shpenzuar 1.15 miliardë dollarë që është 4.3 për qind më shumë në raport me vitin e kaluar.

Ligat e “pesëshes” evropiane, të cilën e përbëjnë Premier Liga angleze, La Liga spanjolle, Serie A e Italisë, Bundesliga gjermane dhe Ligue 1 franceze, tradicionalisht investojnë më shumë para në transfere, e cila u dëshmua edhe kësaj radhe.

Pjesa e shpenzimeve të ligave evropiane në numrin e përgjithshëm të transfereve të realizuara në janar ishte 14.1 për qind ndërsa shpenzimet e tyre ishin 71.8 për qind.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje