"Me kokca të thyera pas derbit, nuk më intereson e ardhmja ime"... Pioli sfidon Juventusin: I tregojmë vlerat!

12 Shkurt 2020, 22:25Sport TEMA

Stefano Pioli nuk i trembet Juventusit dhe madje sipas tij është rivali që duhej pas derbit:

“Sepse dolëm me kocka të thyera! Këtë nuk e mohoj dot.

Prisnim tjetër përfundim pas pjesës së parë.

Gabuam në 45′ e dyta pasi bënim më shumë presing jashtë zone se sa brenda saj, duke i dhënë lehtësia Interit.

Jam i bindur se kemi cilësi dhe fakti që do të luajmë me Juventusin është pozitiv, pasi duhet të tregojmë se për 95 minuta mund të luajmë si ekip dhe të jemi të bashkuar”.

Sakaq, flitet se Pioli pa Champions League ose Kupën e Italisë, do të shkarkohet:

“Nuk më intereson se çfarë do të ndodhë me mua, por dua të mirën e ekipit dhe jam i fokusuar te ndeshjet që do të vijnë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje