Problemi i Fevziut dhe problemi i ministrave të Ramës

Nga Mero Baze

Një truk online, me një sondazh ta paçertifikuar, prodhoi një lajm poshtërues për shumicën e ministrave të Qeverisë “Rama”, të cilët, sipas asaj që u prezantua nga një specialist i IT në emisionin “Opinion”, kishin blerë mijëra klikime fallco, për t’u shfaqur si ministra të pëlqyer në sondazhin online.

Diferenca mes votave reale, sipas moderatorit, dhe votave fallco, ishte rreth 50 herë në disa raste. Që ministrat mobilizohen të duken njerëz të pëlqyer në sondazhe të tilla, nuk ka diskutim, por që një ministër të blejë 90 mijë klikime, nga rreth 1000 deri 2000 klikime reale që ka në faqen në fjalë, është e pabesueshme dhe jashtë çdo logjike.

Për më tepër që “sëmundja” kishte kapur shumicën e ministrave të rinj, që nuk i njeh Fevziu, dhe nuk ishte shqetësim për disa ministra të vjetër, me të cilët ha dreka.

E vetmja gjë e besueshme në atë histori, është që më shumë se ministrat, në atë sondazh ka futur duart i zoti emisionit, për të sulmuar ministrat që nuk i shkojnë në emision.

Dhe nuk është gjetje e keqe. Vetëm se arsyeja është meskine dhe tipike për filozofinë e Fevziut, që kush nuk i respekton emisionin, mund të poshtërohet.

Që ministrat e Edi Ramës kanë një problem me komunikimin publik, është e qartë, por problem nuk është pse nuk shkojnë tek Fevziu, por pse nuk përballen politikisht në opinionin publik.

Është rast i rrallë që një Qeveri të ketë në përbërje të saj ministra të mirëshkolluar, për të cilët nuk mund të them se janë të paaftë, por që e trajtojnë veten si njerëz koketë, që duhet t’u respektosh postimet dhe jo mendimet, që duhet t’u vlerësosh deri dhe veshjen, por jo imazhin politik, dhe mbi të gjitha, që nuk u dalin zot problemeve që shkaktojnë me qeverisjen.

Kjo është ndoshta e vetmja Qeveri që mbaj mend në këto 30 vjet, e cila është më e depolitizuar se shtypi dhe opinioni publik.

Shumë ministra apo ministre të Edi Ramës, kur shfaqen në ekrane, janë të mirësiguruar që nuk i ngacmon askush, flasin me një gjuhë teknike, sikur të jenë ekspertë të huaj neutralë, nga ata që e kanë në status të mos mbajnë anë politike.

Akoma më shumë janë të keqkuptuar, se postimet e tyre propagandistike, janë orar pune që bindin qytetarët se çfarë bëjnë. Kjo ka prodhuar dhe atë skenën qesharake që ministrat zihen me njëri- tjetrin, pse i “vjedhin” njëri- tjetrit meritat në postime.

Në këto kushte, debatin publik për qeverisjen, përtej Edi Ramës, që zhgëryhet me dëshirë në baltë çdo ditë, aty ku ka sherr, e marrin figura jashtë qeverisë, të cilët demonizohen, ose heroizohen, thjesht se bëjnë një punë që nuk është e tyre.

Problemi që kanë ministrat e Edi Ramës nuk është se kanë “blerë” klikime tek emisioni i Fevziut, se ajo duket nga larg që është manipulim, pasi klikimet e shpikura për qeverinë, tejkalojnë klikimet që merr faqja “Opinion” për 48 orë.

Problemi është tek e kundërta, që ata nuk duan të bëhen as të njohur dhe as luftëtarë, por rrogëtarë. Ka gati një vit që asnjë ministër nuk është i përfshirë në asnjë debat publik dhe në asnjë përballje, që i rrit pikët qeverisë, ose që dëshmon aftësitë politike të ministrit.

Edhe pse shumica janë zgjedhur si njerëz teknikë, duhet të kuptojnë se janë bërë ministra për të mos qenë më teknikë. Nëse donin karrierë teknike të mëtejshme, mund ta refuzonin Edi Ramën.

Kur bëhesh ministër, je bërë automatikisht njeri politik, pasi politika të ka vlerësuar (nëse) aftësitë profesionale. Vazhdimi i karrierës së tyre si njerëz që duan të ruajnë profilin teknik, shmangien nga debati politik, që natyrisht të bën pis, dhe mbi të gjitha shmangia e përfaqësimit publik të qeverisë prej tyre, duke e lënë në duar të skalioneve partiake, i bën ata jo vetëm të panjohur për qytetarët, por dhe për vetë socialistët.

Kjo pastaj lind pikëpyetje të mëdha, përse i duhet një Qeverie, një njeri teknik, që refuzon të sillet si ministër politik.

Në qeverinë “Berisha”, Genc Ruli, Ridvan Bode, Sokol Olldashi, Arben Imami  etj, si ministra kryesorë, ishin dhe “kuajt” kryesorë të betejës politike, edhe pse vet Berisha, njësoj si Rama, ishte 24 orë në betejë.

Tani që nuk blejnë klikime bëjnë mirë, por që duhet të kenë parasysh se janë ministra, jo vetëm të meritojnë ndonjë pëlqim, por të bëjnë të pëlqyeshme dhe qeverinë e tyre me personalitetin që shfaqin.

Pastaj raportet me Fevziun mund t’i rregullojnë lehtë, po i shkuan në emision. Nuk është ndonjë dramë e madhe.

REMOTE_ADDR:[]

31 komente në “Problemi i Fevziut dhe problemi i ministrave të Ramës”

  1. Adi says:

    Muti me shurre nuk mbulohet mero! Te gjithe e dime qe kjo “mender” qeveri nuk ka ministra po vetem ca kurva haremi qe detyre te pare kane te vene firmen kur dhe ku i thone dhe te detyre dytesore te perdoren per prostitucion si shoqeruese ambasadoresh apo sheikesh kur nevojitet.

    1. ben says:

      Pra shkurt
      Qeveria eshte ku theret qameti
      Paralmenti karagjoz po ashtu.
      Km qe ben kryekaragjozin.
      SPAK kthen 2 dosjet e para te operacionit OFL.
      Thjesht ky popull ka ate qe meriton.

    2. SHKELZENI says:

      Ministrat kryejne prostitution ?
      Je i ndergjegjshem per keto qe shkruan apo i fshehur mbrapa ordinatorit si legen ti mundet te shkruash cfare te duash nese une do isha pjestar i familjes se njerit prej ministrave do te gjeja ( IP ) e conektionit nepermjet gazetes tema dhe do te dergoja ne prokurori.
      Atje ti do shpjegoje prostitutionin e ministrave .
      Interneti eshte mundesi qe ju te shprehni mendimin tend te lire por brenda normave pa cenuar personne fshatare shqiperie.

      1. Adi says:

        Po ndoshta fakte nuk kemi po indicie ka. Ministri eshte post politik, me njerez qe kane elektorat. Keta jane komplet e kunderta. Ministrat e zevendesministra e kesaj mender qeverie jane emeruar dhe cuditersht jane te 90% femra te pashme (pervec spirdhopalit kuptohet). A thua se konkurojne per ndonje sfilate. Njeres i doli fjala per nje ambasador dhe tha ishte goditje poshte brezit?!!! Shkon ne katar kryekari dhe merr ate pidhin ministren e kultures!!! Po pse ne katar per shkembime kulturore shkohet?! E beson njeri kete

        1. Vjollca says:

          ministri nuk eshte njeri i poliikes dhe nuk ka elektorate ti sikur je ritur ne kosove nuk di gjerat me elementare

          1. Adi says:

            Po si nuk qenka ministri post politik?! Ne Britani toka ku lindi demokracia moderne ministrat jane te gjithe deputete te zgjedhur dhe njerez aktive ne media sepse perfaqesojne politikat e qeverise. Nese do ishte post teknik atehere duhet bere me konkurs qe te zgjedhim ata qe jane me te afte ne cdo fushe.

            1. Xeni pa qime says:

              Sistemi ne Angli nuk eshte i njejte me sistemin parlamentar shqiptare
              Sistemi republikane nuk eshte i njejte me ate parlamentare
              Monarkia konstitucionale nuk eshte i njejte me dy sistemet
              jane sisteme te ndryshme demokratike i nderuar.

    3. Deda says:

      O adi ato ‘mund’ të jenë kurva. por e sigurt është që fevziu është super kurvë

      1. Adi says:

        Shume dakort plako! Po fevziu nuk paguhet me paret tona. Te pakten jo direkt se fatkeqesisht klani dhe top channel perfitojne para me thase nga buxheti shtetit. Po prap per mua faji eshte i atyre qe ia japin keto para se ne ata kemi zgjedh te na qeverisin

    4. OFL says:

      o mero zagari, pse e zhduke shrimin qe Rama do jape pergjigje, gjoja per OFL, O qelbaniku i Rames, o neveria e shqiptareve.

      1. Rrugac interneti says:

        Cfare do te tregoshe me kete gjuhe qe je i forte je gangster nje djale qe ofendone i fshehur mbrapa ekranit eshte buburrec nuk eshte djale ne gjuhen e popullit quhet djale kurve

    5. sss says:

      Ky adi, qe ka zgjedhur pseudonim pederasti, duhet te kete probleme psikike, gjithnje komentet e tij jane si ato te nje te cmenduri.

  2. Pato says:

    Ta leme Fevziu menjane sepse nuk mund te diskutosh seriozisht me nje njeri qe cdo10 sekonda ne spektalin e vet opinionist ben nje hap para e dy pas..

    Ministrat jane aty te bejne punen, Rama ka energji sa per 100 kur vjen puna per perleshje politike.

    Ky vende o Baze ka patur ministra si Ndoka , Mehdiu, Noka apo karikatura te tjera qe nuk dinin te benin asgje dhe fshiheshin pas politikes. Boll me, vetem kur e mendon qe deri dje kishim minister politik shendetsie Nard Ndoken dhe minister politik te brendshem Flamur Noka te
    rrenqethen mishte…

    Sa per kush del ne media e kush eshte pasqyre e qeverisjes eshte normale si me cdo vende tjeter peremdimore ku pervecse 2-3 emra te qeverisjes te tjeret mbajne profil te ulet publik.

  3. katarakti says:

    Gjithmone jam çuditur nga heshtja prej mehmuri e ministrave te qeverise Rama. Nuk ka dite qe mediat nuk perflasin per afera te dyshimta, per korrupsion, per PPP-te dhe tenderat e paracaktuar etj etj. Del nje mjek dhe akuzon qeverine se paguan per sterilizimin e instrumentave kirurgjikale 300 here më shume se qeveria gjermane. Dhe qeveria rri squke! Nje tjeter e akuzon qeverine se e ka çuar apo po e çon borxhin në 100 perqind të GDP-se nga 70 per qind qe ishte dhe prape qeveria nuk ndihet. Dhe raste dhe akuza te tilla ka perdite dhe jane pa fund. Mire qe ministrat nuk denjojne të merren me “vogelsira” të tilla, po a kane keto ministri zedhenes shtypi qe duhet të sqarojne te verteten?! Populli ka nje shprehje qe thote se heshtja eshte shenje aprovimi. Dhe qeveria Rama veçse hesht! Mendjemadhesi, megallomani, pakujdesi, injorim, pelqim i vetvetes, mospergjegjesi apo moskuptim i demit qe i shkaktohet ne opinion?! Nje paaftesi e pashpjegueshme. Edhe kryeministri ne vend qe te rreshtoje opinionin publik në anen e tij e kalon kohen me debate shterp me individe dhe hiçkerrkusher ne tuiter dhe facebook! Keto jane simptoma te nje qeverie te lodhur, të ministrash kçk, pa personalitet dhe aftesi, qe mendojne se duhet te shfrytezojne momentin dhe aq u ben per opinionin publik. Ndofta eshte vete Rama qe i ndalon të replikojne se do që te mbetet ai “Njeshi” i debateve! Pa e kuptuar se po i rreshket toka nen kembe çdo dite e mê shumë.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Yeap…

    2. Xeni pa qime says:

      Kur nuk njeh funksionimin e shtetit te duket cudi heshtja .
      Kur je mesuar qe ne nje studio apo shtepi te gjithe flasin ne te njejten kohe te duket cudi eshte e vertete per ta mesuar :
      Rama ka nje kontrat ( CDD ) 5 vjecare me popullin ndersa ministrat kane nje kontrate ( CDD ) me Ramen ministrat jane te punesuar te kabineti Rames zoteri mos degjoni fevziun ai flet per interesat e tije ai do debate per te fituar sa me shume audience .
      Une personalishte per nuk kam pare nje minister te Macron te dali te kanalet francaise si fr5 , tfi , m6 , w9 te mari pjese ne debate apo te intervistohet pa mare leje nga punedhensi presidenti Macron po ne shqiperi eshte rumpalle del mark marku analiste lubonja analiste.
      franca ka 65 milione banore ka 5 analiste 2 jane femra njera gazetare politike 3 jane meshkuj nuk e di sa ka ne shqiperi se nuk jetoje prej 30 vitesh aty

      1. #Thetruth says:

        …shume e vertete…bashkohem me mendimin tend…por ne alb jane mesuar me gossip ..me vjen keq qe Mero bie ne kete kurth…po ju zoti Mero pse nuk beni punen e gazetarit qe pervec editorialeve te intervistosh ministrat apo edhe vete Ramen…
        Ju respektoj zoti Mero por shoh qe edhe ju qendroni ne pozicionin e opinionistit .. kam pare ne nje interviste te rames nje gazetarin e Tema dhe linte shume per te deshiruar…ne pergjithesi te gjithe te rinjte te ashtuquajtur gazetare qe I drejtojne rames nje mikrofon jane ne kufijte e absurditetit ne sjellje, pergatitje apo pyetjet qe bejne…nje gje qe pasqyron kulturen mediatike ne alb.
        ….Ministrat ne cdo qeveri zbatojne strategjine e kryeministrit…aty kur jane politic bejne shume politic kur jane professional jane shume professional…
        …kushdo qe eshte ne ate pune eshte te sherbej dhe make an impact jo per llogje..
        Pastaj le te vijme tek vendimi gjenial I rames per ti zevendesuar…opozita po perlyenete cdo minister paraardhes pa prova madje me inskenime ne kufijte e absurditetit si ne rastin Xhafa…me strategjine shpif dhe leri ata ta mohojne…por kur e verteta del eshte vone..sepse aty m..ti ka marre shalet nderkohe..opinioni eshte ndotur dhe cfaredo qe ata te thone nuk do besohen…

        ….prandaj Mero bej nje sherbim per te gjithe ne …bej gazetarin e temes jo manaxherin….
        Bej gazetari investigative…dhe mjaft me e tha se tha kush e tha…
        Por…si perfundim..ai vend do ndryshoje kur te gjithe te mos mendojne si tja hedhin njeri tjetrit …deri atehere….good luck
        …….

  4. Shinjestra says:

    Esdhe une e pash kete emision te Fevziu dhe me erdhi per te dhjere.Emision qe nuk shikohej. Sepse e e shqetesonte Fevziun kjo e ministrave nuk merej vesh veçse nje mish mash dhe lojra llafesh.

  5. Ladi says:

    Fevzua do qe tj ket nen zap ministrat.Si megaloman qe është dh pederast do që ti urdheroj për detyren që kane dhe bile tu diktoj emërimet në dikaster.krahasoni ministrat e Esit me nard ndoken mhlin noken tit vacilin fatmir gerdecin etj.

  6. Lili says:

    Problemi i ministrave te Rames eshte se e dine forte mire se kot jane aty mbasi per cfo gje vendos Njeshi! Edhe kur Njeshi eshte i papergjegjeshme askkush nuk guxon me marr nje iniciativ se Njeshi terbohet keq!
    Faji nuk eshte i ministrave: problemi eshte vete edi Rama kryeministri jone qe illustron principin e piterit aq mire! Paaftesia kur ngrihesh ku nuk e ke vendin eshte problemi iRames, i cili i takon nivelit te mamaqit, ku u kthye ne fund se e di se aty eshte vendi i vete!

    1. Zigur Qarri says:

      O njerez te pa zhvilluar eshte pronari qe vendose ju sikur jetoni ne nje bote tjeter tek feziu ne shikojme fevziun qe drejtone emisonin dhe asnjehere kameramanin grimin elektricistin
      Ministri nuk eshte njeri i zgjedhur nuk eshte politik eshte i punesuar ne kabinet para disa vitesh ka qene i punesuar tony blair si keshilltar as s ka qen as i zgjedhur e as shqiptare cfare flisni

  7. Melhemi says:

    Se ka vertete nje analiste me koqe te medha shqiperia duhet ta filtroje mire kete Fevzon,njeri antipatik,mediokerr,pa leksik te nivelit,
    Ky me kujtohet qe kur vajti dhe beri takime me te birin e Leka Zogut dhe kur erdhi foli e foli sikur kishte takuare super heroin e shqiptareve ku ne te vertete takoi te birin e nje tradhetari qe shiti shqiperine. Ketu fillon edhe mbaresia e ketij te ashtuquajturi gazetar.Pastaj çfar ka qene Esat Pashe Toptani ne shqiperi nuk ka femij qe nuk e di ,ky na e paraqet sipas radakes se interesit se ky qenka nje atdhetar i shenjte ik Fevzo se ti dhe shume si ti nuk doni shqiperi por deshironi ti kini shqipetaret skrllever si ne kohen e nuhes.Kerkon me çdo kusht respekt dhe popullaritet,harroje se ti je nipi i tradhetareve Toptani etj etj,etj se nuk dua te harzhoj kohe kote,pale ke kurajo dhe kerkon respekt nga ministrat qe per mendimin tim nje pjese e madhe e tyre nuk duane ta degjine zerin fare se per shqiperine je nje plehere.

  8. Marjo says:

    Studio e Fevziut eshte kthyer ne pazar, ku te gjithe flasin dhe asnjeri nuk degjon, aq sa ne si shoqeri , kur bisedojme dhe krijohet zhurem ne tavolinat e kafes kemi shprehjen” u bete si te Fevzo”.

  9. Dhimo says:

    Studio e Fevziut eshte kthyer ne pazar, ku te gjithe flasin dhe asnjeri nuk degjon, aq sa ne si shoqeri , kur bisedojme dhe krijohet zhurem ne tavolinat e kafes kemi shprehjen” u bete si te Fevzo”.

  10. DALLIME TE DUKESHME says:

    KUR DALIN NE PAZAR KLEVIS BALLIU DEL ME ILDA BEJLERIN NE KRAH ,SHKELZEN BERISHA ME ARMINA MEVLANIN ,KURSE YMER GELBAZA KELLIRA DEL ME GRAMOZ RUCIN NE KRAH DUKE JA FUTUR DOREN TE KARI HAHA HAHA

  11. Ladi says:

    Studio e fevzos eshte kthyer ne vc rrugesh qe kundermon era fekale dhe fevzua eshte fekalia qe kundermon.

  12. TA says:

    Media ate pune ka te beje gaga.

  13. Stape Pashi says:

    Qënëria e kryeqenit Sa-leh, i cili mbasi ka ngrënë mishin ju hedh ndonjë kockë, qënërisë ( Fevziut me boje, Andit të gjysh Husniut,Qimit të Pekëve, e të gjithë të qimëve të tjerë) që i lehin çdo natë hënës.

  14. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Jepni mendimin tuaj,Po ose Jo
    Ky eshte angazhimi kryesor i Fevziut,pas” keshillave” qe merr nga Berisha.
    Klikimet nuk varen nga individet e sulmuar apo te pergezuar.
    Alketa ,ne festivalin e Sanremos,brenda nates morri miljona klikime,pa pages !
    Klikimet varen nga ndjesheria e ndjekesve.
    Sigurisht qe ekzistojne dhe klikimet me pagese,ato pirate,por nuk mund ti provoj shkrimtari Fevziu,ne faqen e tij,ne tv klan !
    Fevziu eshte ne mbeshtetje e vazhdushme per Berishen,nuk duhet te habitemi edhe te cfaqet revolucionar !!!

  15. Tepelena says:

    Pse nuk me problemet e kësaj pleher qeverie Mero?!!
    Po na tregon se kush ësht Blendi Fevziu, mbeturina? Kujt i plasi për Blend plehren?
    Pse nuk analizon ti vjedhjet, shpërdorimet marramendëse te parave të shqiptareve nga qeveria?
    Ka 7 vjet qeveria në pushtet. Me mbështje siç nuk ka patur ndonje qeveri më parë, qofte nga shqiptarët qoft nga ndërkombëtarët. Vjedhje dhe shpërdorime në miliarda euro në gjithe keto vite.
    Ti meresh me Fevzi plehren. Po boshatiset Shqiperia, po ikin rrugëve të botes shqiptarët nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.
    Meritoni të gjithe ndëshkim të t’merrshëm

  16. J says:

    Si perfundim rrotullimi pa limit ne te njejten vend ka turbulluar dhe mendjen me te ndritura tek shqiptaret.Shqetsimi kryesore eshte kthimi I vendit ne nje toke djerr ,te zhuritur ku mbin vetem krim dhe droge Politikbersit dhe levat e tyre qe moren cfare deshen nga ky vend ,te pakten te mbajne pergjegjesine morale per ndryshimet e duhura larg eksperimenteve ne mocalin politik te tyre.KM ne se nuk mundet ti jap fund tranzicionit te sistemit,le te hap rruge .Mbase konfrontimi do te sjell ndonje resultat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *