Tirana pa histori

12 Shkurt 2020, 13:07Blog TEMA

Nga Brizida Gjikondi

100 vjetori i Tiranës ?!

I kujt Tirane.. i asaj qe i kane vrare shpirtin dhe identitetin.. a ka me lagje ose rrugica dibranësh dhe te Tiranes se vjeter pa perbindesha betoni mes shtepive me tjegulla e oborr me pus e carac…

A keni pare bote me sy.. ?!

A keni pare se cdo qytet e sidomos kryeqytet ka zonat e veta historike.. po ne ku i kemi ne Tiranen tone…

Rrugica e shpirtit tim mban emrin Naim Frasheri.. vitet me te bukura aty prane rruges se Kavajes i kam kaluar.. aty ku me kalamajte e lagjes mbanim rradhen e vajgurit…. ku mua aq shume me pelqente aroma e tij sa mendoja kur te rritem do behem shitese vajguri…

pastaj vraponim neper rrugice dhe i binim dyerve te shtepive private dhe ja mbathnim me të katërta… kur kaloj tani ne ate rrugice.. e bej me nxitim me vjen te qaj..

pemet jane zhdukur, trotuaret jane zvogeluar… shumica e shtepive private aq te bukura dhe uniforme.. jane zevendesuar me mostra gjigande pa arkitekture.. pa ngjyra.. pa forma.. pa harmoni.. te dala si gunga mbi rrugicen dikur e shpirtit tim…

Si mund te kesh 100 vjetor te Tiranes kur Tiranes ja ke vrare historine… une skenaqem me mamuthe betoni, fasada.. dhe shou.. une dua dicka nga qyteti im i dikurshem.. nga vetja ime… po se gjej askund..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje