Amsterdami do të ndalojë shitjen e hashashit dhe punonjëset e seksit, për të zvogëluar numrin e turistëve

Kryebashkiakja e Amsterdamit ka kërkuar të fitojë mbështetje politike për pastrimin e rrethit të mbipopulluar të zonës “Red Light” duke zbuluar se një e treta e turistëve të huaj dhe gati gjysma e britanikëve do të kishin më pak të ngjarë të vizitojnë qytetin përsëri nëse do të ndalohej të blinin kanabis në dyqane.

Femke Halsema, e cila kuptohet se dëshiron të zvogëlojë numrin e dyqaneve që shesin kanabis, bashkëngjiti rezultatet e sondazhit në një letër për këshilltarët duke njoftuar qëllimin e saj për të parë se si mund të zvogëlojnë tërheqjen e përdorimit të drogës për turistët.

Amsterdam është duke luftuar për të përballuar numrin e madh që vizitojnë qendrën e qytetit deri në atë pikë sa pikat turistike  nuk po promovohen më.

Vendbanimi i 1.1 milion njerëzve, qyteti tërheq më shumë se 17 milion vizitorë në vit. Komuna është veçanërisht e prirur të largojë vizitorët e huaj nga përfitimi i “politikës së tolerancës”, ndaj kanabisit.

Ndërsa kafenetë e licencuar lejohen të shesin kanabis nga ambientet e tyre, prodhimi i drogës është i paligjshëm. Rezultati është që kafenetë shpesh merren në “derën e pasme” me bandat e krimit të organizuar.

Më vete të enjten, bashkia e qytetit të Amsterdamit tha se turnetë e grupeve të turistëve në “Red Light” dhe zona të tjera të kryeqytetit që përmbajnë dritaret e punonjësve të seksit do të ndalohen zyrtarisht nga 1 prilli, ndërsa turne të udhëzuar diku tjetër në qendër do të kërkonjnë një leje.

Këshilli i qytetit gjithashtu votoi të kufizojë madhësinë e turneve të licencuar në 15 persona dhe t’i ndalojnë hyrjen në vende të ngjeshura siç janë urat e ngushta, para shtëpive dhe hyrjet në dyqane dhe restorante gjatë orarit të hapjes. Udhëzuesit që shkelin rregullat do të gjobiten me 190 €.(The Guardian)

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Amsterdami do të ndalojë shitjen e hashashit dhe punonjëset e seksit, për të zvogëluar numrin e turistëve”

  1. Advokat Qinani says:

    He,sa e omël osht demokracija.
    Kurvat nderohen me emertimin punonjse seksi..
    Ku puno?
    N bashki
    Punoj per Google
    Punoj n kryeministri thot tjetri
    E kshtu me rradh
    Dikush n federat sporti
    Dikush ke dogana dikush n shik tjetri ke tatimet..
    Ca jan punonjes nga shtpija.i vijn porosit me internet.
    Po ti ku puno?
    Jam punonjse seksi.thot kurva.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *