Auditimi i fundit i KLSH: Administrata e përdor internetin më shumë për “Facebook”, filma dhe lojëra

13 Shkurt 2020, 11:57Sociale TEMA

Përdorimi i internetit është pjesë e përditshme e administratës publike.

Ofrimi i shërbimeve elektronike është zgjeruar, ndërkohë që qeveria ka ngritur një rrjet të posacëm për shpërndarjen e internetit nëpër institucione.

Por një auditim i fundit i KLSH ka zbuluar se për vitin 2019 trafiku i internetit në rrjetin e ministrave përdoret për azhornimin e sistemeve operative “Microsoft” në 85,53%, kurse pjesa që tjetër që duhet t’i shërbente administratës për zhvillimin e aktivitetit në fakt përdoret për rrjetet sociale, filma, muzikë, radio, shkarkime dhe lojëra.

Një e dhënë shqetësuese që tregon efektivitetin e punës së administratës publike. Por nuk përfundon këtu, auditimi i KLSH ka nxjerrë të dhëna shqetësuese mbi sigurinë e sistemeve informatike të Ministrisë së Drejtësisë, asaj të bujqësisë dhe Ministrisë së Kulturës.

Madje në disa raste, faqet zyrtare të internetit janë krejtësisht të pasigurta dhe mungojnë certifikatat e sigurisë në rrjet.

2 komente në “Auditimi i fundit i KLSH: Administrata e përdor internetin më shumë për “Facebook”, filma dhe lojëra”

  1. Lani says:

    Administrate partiake.

  2. Marsi says:

    Kush I ben keto auditimre.Gjithe ajo strukture eshte nje bande me jaka te bardha dhe kollare, kudo ku shkojne per auditime gjeja e pare eshte prerja e gjobes qe duhet te paguaj titullari I institucionit qe auditohet,Jane hiena.Te gjithe keta duhet te hetohen nga SPAK . Te hetohet pasuria e cdo njeri qe ka punuar e punon keto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje