Capello kritikon ashpër Barcelonën: Pret vetëm që Messi të bëjë magji

Fabio Capello ka kritikuar ashpër Barcelonën e Quique Setién. Duke folur këtë të enjte në “Bilbao Football Summit”, në “San Mamés”, ish-trajneri i Real Madrid tha se nuk i pëlqente Barcelona aq shumë sa më parë:

“Skuadra aktuale prek, prek, prek, prek topin, dominon në fushë, por kurrë nuk i afrohet golit. Në këtë mënyrë, ajo pret që gjeniu, Leo Messi, të bëjë magji.

Mua më pëlqejnë trajnerët e gatshëm në pankinë, të cilët dinë të identifikojnë karakteristikat e lojtarëve të tyre. E kam fjalën për ata që e përshtatin strategjinë e tyre taktike me stilin e lojës së lojtarëve më të mirë në dispopzicion”.

Capello citoi Guardiolën si një shembull të trajnerit që di të zhvillohet sipas modelit të lojtarëve që ka:

“Pep ka ndryshuar shumë. Ju shikoni se Manchester City nuk ka asnjë tepërim me “tiki-taka”.

Ai po aplikon në Angli një futboll vertikal, agresiv, me shpejtësi të lartë dhe që shikon gjithmonë drejt golit. Guardiola e kupton se duhet të evoluojë për të vazhduar të fitojë”.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *