FOTOT: Modelja seksi përjashtohet nga aplikacioni i famshëm, ja se si ishte në të vërtetë

13 Shkurt 2020, 15:14Lifestyle TEMA

Një modele ka deklaruar se është përjashtuar nga aplikacioni i takimeve Tinder sepse është shumë tërheqëse.

Madje meshkujt që e shihnin mendonin se nuk ishte e vërtetë.

Ajo është identifikuar si Holly Valentine, 26 vjeçe, e cila jeton në Los Anxhelos por udhëton shpesh nëpër botë me punën. Kohët e fundit, vendosi që të hapë një profil në aplikacionin e takimeve për të njohur njerëz teksa udhëton në qytetet të reja.

Pasi publikoi disa fotografi, thotë se brenda vetëm disa orësh, profili i saj mori mesazhe të shumta që insistonin se llogaria e saj ishte e rreme.

Ajo u bllokua nga aplikacioni dhe kur u përpoq të hynte, kuptoi se nuk funksiononte më.

Holly tha: “Unë udhëtoj shumë kështu që doja të takoja e të njihja njerëz të rinj kur udhëtoja kështu që bleva paketën më të shtrenjtë që ofrojnë, i cili të lejon të vendosësh lokacionin ku ndodhesh. Pagova 86 dollarë dhe është e shtrenjtë. Unë përdora fotografi të pastra, bëra të gjitha gjërat që kërkoheshin. Për disa orë, mora shumë mesazhe dhe u përjashtova nga programi.”

Mesazhet që i vini ishin të tipit, “Përse duhet të jetë në Tinder një vajzë si ty”, “Me shumë mundësi nuk je e vërtetë”.

Pasi kontaktoi me Tinder, mori paratë por asnjë shpjegim përse iu mbyll profili.

1 komente në “FOTOT: Modelja seksi përjashtohet nga aplikacioni i famshëm, ja se si ishte në të vërtetë”

  1. hasoni says:

    Tamom pë Meron qenka .
    Mero vëllaj , mos ju ndaj kësaj .
    E ke bo gazetën për pullë të KUQE . Le nom .
    Agron LLAKAJ do thonte : Ti nuk ke fytyrë as për qe(ne) fli .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje