FOTOT: Një tjetër lagje në kryeqytet bëhet me rrjet të ri ujësjellësi, furnizim cilësor me ujë të pijshëm

Banorët e rrugës “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet, nuk do të kenë më probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. Pas investimit të ri në rrjetin e ujësjellësit, UKT ka bërë të mundur eliminimin e problematikave me të cilat janë ndeshur deri më tani banorët e kësaj zone.

Ndërhyrja e punonjësve të Bashkisë së Tiranës në rrjetin e ujësjellësit garanton kështu furnizim me ujë të pijshëm, me të gjitha parametrat dhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë.

Ndërkaq, gjatë ditëve të fundit një tjetër investim është kryer edhe në rrugën “Spahiu”, ku specialistët e UKT implementuan rrjetin e ri të kanalizimeve.

Nisur nga kërkesat e qytetarëve, gjatë ditëve të fundit grupet e punës të UKT kanë ndërhyrë edhe në zona të tjera të kryeqytetit, për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike të krijuar në çdo cep të Tiranës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *