FOTOT/ Strategjia e re e komunikimit, Bashës i mbarojnë “aktorët”: Merr baxhanakun e Aldo Bumçit në skenë si figurant

2 javë pasi nisi ndryshimin e strategjisë së komunikimit, Partisë Demokratike i kanë mbaruar personazhet. Pas dështimit të njëpasnjëshëm me shitjen e anëtarëve të Partisë Demokratike si “të pavarur”, sytë tashmë janë kthyer nga familjarët e ish-ministrave e ish-deputetëve të PD.

Kështu, Lulzim Basha dy ditë më parë na prezantoi me kompaninë “Albania Business Partner”, ku iu tha shqiptarëve se të rinjve iu duhet vetëm talent dhe iniciativë.

“Kur talenti bashkohet me zhvillime dhe iniciativa bashkëkohore, asgjë nuk i ndal të rinjtë. Takimi i sotëm në Albania Business Partner ishte shumë frymëzues! Potenciali i të rinjve tanë të mbush me besim e të jep shpresë se Shqipëria e të nesërmes më të mirë nuk është larg. #PotëDëgjoj”, -shkruante Basha, bashkëngjitur me një foto nga takimi në fjalë.

Pa dashur të ndryshojmë rrjedhën e diskutimit, mbi kandarin e peshimit, të asaj që iu duhet vërtet të rinjve, dhe asaj që politika mendon se i duhet, mbetemi vetëm tek prezantimi në fjalë, që për të ndihmuar PD-në po shkojmë edhe pak më tej.

Në fakt, ABP, nuk është një kompani rastësore e përzgjedhur nga PD. Pronari i saj, Julian Demeti, është baxhanaku i Aldo Bumçit, ish-ministër dhe ish-deputet i Partisë Demokratike.

I mbetur në hije prej kohësh, Bumçi, tashmë përpiqet të rikatapultohet në PD edhe me ofrimin e kandidaturave për filmime dhe takime me kryedemokratin.

I urojmë Bumçit dhe Bashës sa më shumë fat në detyrën e re, megjithëse do të ishte më e udhës që sesa të mundohen për të bindur familjarët e tyre, të zbresin nga Tirana, të shkojnë deri në Levan, aty ka shumë qytetarë rastësorë, që me pak mund, mund të binden për të qenë pjesë e filmimeve të Bashës.

Kështu edhe Basha s’del keq, se helbete mëson që 600 mijë lekë të vjetra ushqime në muaj s’janë varfëri, që 120 mijë lekë drita janë luks, dhe që shegët blihen për qejf e jo për hall.(dosja.al)

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “FOTOT/ Strategjia e re e komunikimit, Bashës i mbarojnë “aktorët”: Merr baxhanakun e Aldo Bumçit në skenë si figurant”

  1. Sqepari says:

    Po si slate njeri pa pergojuar, o media? Ju dje sikur u bete pjese e nje aleance per ruajtjen e etiken?! Julian Demeti, para se te jete baxhanak i X-it, eshte njeri i nderuar e me personalitet te formuar fale aftesive te tij. Si mund t’i perdorni foto ilustrimi pa pelqimin e tij?

  2. Lanabregesi says:

    Sa qesharak jane bere,PD duhet themeluar nga e para,duhet qe nje grup nismetaresh te fillojne kete,pa emrat e degraduar si,Alibeu,Bumci,Gjata,Ristani,Pollo,Tritan Preshi,Vokshi,Paloqja,Fahriu me te birin,e shume te ngjashem me keta,natyrisht dhe loloja I Saliut,Lulzim Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *