Guardiola: Nuk habitem nëse shkarkohem pas Champions-it

Pep Guardiola nuk e fsheh presionin që ka te Manchester City për postin e trajnerit.

Tekniku spanjoll beson se klubi do t’i kërkojë shkëputjen e marrëdhënieve nëse kampionët e Anglisë, nuk do të kalojnë Realin e Madridit në 1 të 8 e Champions League.

Dështimi që do të t’i takonte vitit të tretë me radhë, duke shtuar këtu edhe humbjen praktikisht të titullit kampion në Premier League, e shtyn Guardiolën të parapërgatisë largimin e mundshëm nga Siti.

“Nëse ne nuk e mundim Realin, pronari apo drejtori sportiv mund të vijë dhe të thotë: Nuk ishte mjaftueshëm. Unë dua Championsin dhe për këtë do të të shkarkoj. Atëherë në rregull. Do t’i them faleminderit dhe ishte kënaqësi për bashkëpunimin.

Ka ndodhur shpesh ky rast. Por mund edhe të thuhet: Ke bërë mirë, si mund të përmirësohemi? Disa herë është e pamundur. Sepse në asnjë sport nuk i fiton të gjithë titujt gjatë gjithë kohës. Po japim mesazh të gabuar te gjenerate e re, kur numërojmë vetëm fituesit dhe trofetë”, u shpreh trajneri.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Guardiola: Nuk habitem nëse shkarkohem pas Champions-it”

  1. Vlonjati 12 says:

    Shporru , nje ore e me pare .
    Hiq periudhen qe ishte te Barça e qe kishte ne dispozicion lojtar kalibri si Mesi , Xavi, Injesta, Pyjol , e ndonje tjeter, kudo qe ka
    shkuar vetem ka prishur pune me ate sistemin e tij te tiki – takes , qe çuditerisht dhe marrezisht e futi dhe ne kampionatin anglez .
    Hane shan , hane ba

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *