Ia dhanë apo e piu vetë “Kupën “me helm Partizani …kampion?

Këtu ka tradhëti burra?  Të gjithë e “dinin” se Partizani do t’i shkaktonte përmbysjen e madhe Besëlidhjes, madje “orakujt e Kupës” paralajmëronin se saraçineska e golave do të hapej qysh pjesën e parë dhe s’do të mbyllej dot në të dytën.

Por, ajo që ndodhi,  vërtetoi edhe një herë se futbolli i folur, ai që spiunon rregjinë e golave, qysh  para betejës, është  një kurth tjetër për ata që besojnë tek përralla  me top ,tek  një përrallë  që ndizet  si me marifet në ndeshjet e Kupës.

Të fitosh dhe të ndihesh i humbur, madje edhe i  gjunjëzuar nga turpi ,kaq   vlen triumfi 3-1 i Partizanit në “Arena” të Elbasanit, në një ndeshje ku  90 minutat mund të konvertohen me një leksion më shumë moral se sa teknik.

Qasja e “demave”  në fushë është mikluese: një vit më parë, kur nuk ishin shpallur kampion, luanin sikur të ishin kampionët , ndërsa këtë sezon, edhe pse mbajnë petkun e kampionit, shpeshherë, nuk duken si të tillë.

Madje shumë herë lind pyetja provokuese: pse ndryshon kaq shumë Partizani i sezonit të kaluar me Partizanin e këtij sezoni. . Po të besosh “psikologun” e Superligës,  atë që njeh skemën që të çon drejt  rrugës së titullit, apo drejt fitores së Kupës,  kampionët  edhe sikur të luanin si kampionë, nuk do të mund të fitonin dot përsëri..sepse lumturia e titullit do të shpërndahet  midis të “përndjekurve” të lavdishëm.

Një vit më parë, ishte Partizani që festoi me aq bujë, sa harroi që e dërgun edhe në ferr, tani, sipas radhës për “vezën e artë”, atë që na e  shet sistemi si biznes të tijin, mund të jetë Tirana që do të shpallet aq e lumtur, sikur gjërat t’i kenë shkuar vaj gjithë këto vite… (Sfidanti.al)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *