Ikën zv.ministri që firmosi licencën e “Duty Free” për gruan e Gjin Gjonit dhe “përplasi” Qeverinë me SHBA

Zëvendësministri i Financave Elton Harxhi nuk do të jetë më në këtë detyrë. Njoftim zyrtar nga Ministria e Financave nuk ka, por ai vet e pohoi largimin në News24. “Nuk mundet të vijoja të qëndroja më në atë detyrë”, është shprehur ish- zv.ministri.

Dy ditë më parë (të martën) Ministria e Financave humbi gjyqin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë, pasi kishte kërkuar anulimin e licencës për shfrytëzimin e dyqaneve pa taksë në Aeroportin e Rinasit për kompaninë “Albanian Duty Free Distribution”, me pronare Elona Çaushin, gruaja e Gjin Gjonit.

Zv.ministri i Financave është ai që ka vendosur firmën për licencën e Duty Free më herët në emër të gruas së Gjin Gjonit.

Ishte pikërisht kjo licencë që futi në një “konflikt” të sajuar kompaninë amerikane që kishte fituar të drejtën e shfrytëzimit të dyqaneve Duty Free në Aeroport.

Por amerikanët u larguan më pas të dëshpëruar për shkak se procesi ishte futur në ulli të panjohur ligjor ndërkohë që dyqanet kanë mbetur peng dhe të mbyllur. Gjyqi i dy ditëve të fundit u ndoq edhe nga përfaqësues të Ambasadës amerikane.

Më herët ambasadorja e re kishte dhënë sinjale se kjo ishte një çështje serioze dhe shprehu pakënaqësinë ndaj Qeverisë. Por i pyetur drejtpërdrejtë nga gazeta “Si” për motivacionin e largimit të tij nga detyra, ish zv.ministri thotë se nuk mund të tregojë motivacionin.

I pyetur sërish nëse ai është larguar për shkak të licencës së Duty Free, ai përgjigjet se nuk “mund të thotë asgjë”.

Në të vetmin reagim zyrtar pas vendimit të gjykatës Ministria e financave tha se ndihej e “keqardhur për vendimin e Gjykatës Administrative”.

Duke u rezervuar në interpretimet në themel të vendimmarrjes në çështjen në fjalë, Ministria u shpreh se sistemi gjyqësor është i rëndësishëm në klimën e biznesit dhe me trajtimin e investitorëve të huaj në vend.

Zv.ministri iku pikërisht pas kësaj ndodhie …

REMOTE_ADDR:[]

21 komente në “Ikën zv.ministri që firmosi licencën e “Duty Free” për gruan e Gjin Gjonit dhe “përplasi” Qeverinë me SHBA”

  1. ben says:

    Dmth
    Qeveria e rilindjes e firmos vete
    Pastaj e con ne gjyq ,firmen e vet.
    Dhe ne fund thote fajin e ka gjykata.
    E kuptoni ku ka aritur ky vend??????
    Do duhen ndoshta 20 vjet qe shqiperia te mari veten nga demi i rilindjes.
    Me karagjozo mashtrues se keta ,ky vend edhe nese do pushtohet nuk do kete.

    1. Nuk e kane fajin ata says:

      Dëm Shqipërisë i kanë sjellë njerez si Gjin Gjoni dhe si puna jote.
      Ndersa per ju te dy, fajin e ka Sali Palla.

      1. Kacaka says:

        Ky ka dore dhe tek ligji i fiskalizimit se ka lidhje me Kroatet. Dhe sa kohe qe ka qene ne deture ka nje firme konsulece. Shkelje ligji.
        Qen bir qeni ne kuptimin e vertet e fjales.

    2. ronny says:

      Ti je nje kellire ore bucko,,,,sepse ne nje kohe kur cdo shqiptar eshte bere tejet sensitiv dhe i irrituar per te gjitha padrejteite, rrepjet , mashtrimet talljet qe kasta juaj,,,, si shtetare, gjykatesit, prokuroret deputete etj etj etj i keni bere sistematikisht , ti ore kellire, na del si gjel dhe i jep te drejte nje tjeter hajdutje me cizme, bashke me ate mortjen e shpellave Gjin Gjoni nje tjeter krye kriminel i ketij vendi,,,Ku te coi mushka ore trap,,,,aq te lezetuan leket qe te ofruan per kete peshtirje,,, po me sa duket aq e ke trurin sa te nje harabeli,,, dhe nuk munde te shohesh me larg se cfare do te vinte me pas,,,por zgjate ato duar te mutosura e te lyera nga paret e pista dhe e bere ate qe bere,,,
      Kellire ishe, je e do mbetesh!!!

  2. Tirona says:

    OFL ti coje letren , e hongri te semen edhe ky 🤗

  3. Eksperti says:

    Profesionisti me i afte qe kishte qeveria! Super i kualifikuar dhe me rezultate shume pozitive.

    1. Kamarjeri says:

      Eksperto! Ti më kujton atë bashkëbisedimin midis një guzhinieri dhe një klienti në menxën e një fshati të Permetit në kohën e shkuarq.
      I thotë klienti guzhinierit për ti bërë qejfin: Kam dëgjuar se ti je guzhinieri më i mirë në gjithë këtë krahinë!
      Qetësisht guzhinieri, një dobiç i lindur, ja kthen: ashtu mendoj dhe unë. Por nuk e kam shumë të vështirë, pasi në gjithë këtë krahinë, vetëm unë jam guzhinier.

  4. Koba says:

    sa thelle paska futur kthetrat Xhin Xhoni !!!! Po Cfare po ben kjo lloj qeverije .Po le nam per paaftesi Totale

  5. Kuq e zi says:

    Hahahaaaa u dhjeva duke qesh
    Si si … perplasi qeverine me usa?
    A nuk eshte ky qeveria ju lafte muti shalet
    Usa po prish imazhin e vet ndaj popullit shqiptar duke toleruar ramen per disa favore ne politiken e jashtme
    Pergjegjsi eshte rama dhe askush tjeter meqe shba per popullin tone eshte garanti nje qeveri e krimbur eshte dhe merite e tyre
    Nje bravo gjykatesit qe nuk shiti principet per te shpetuar profitet qeveritare
    Kopilin ta mbaj kush e polli

  6. Koli says:

    Ky qenka si pinoku.

  7. Brahoo says:

    Dmth ne kete rast KçK paska qene vet qeveria dhe me Gjin floririn

  8. Vladimir says:

    Derisa legena si ky “profesionisti” do ta hedhin pa lagur, kjo pune do te jete.
    Firmos nje akt totalisht antiligjor dhe nuk e kane çuar per ndjekje penale!!! Na paskerka punuar deri tani ne ministri!!??
    Ajo firme ka nje kosto ekonomike per krejt klimen e bisnesit ne Vendin tone, ka nje kosto per shtetin, ka nje kosto per kompanite e interesuara, kush do ti paguaji keto kosto?
    Nje person i korruptuar çfare mund te bente tjeter?

  9. Salbeu says:

    Në të mamas vet të shkoj dhe në pidh të mamas së gjin gjonit.

  10. Toger Dubi says:

    Merhum Enveri kishte shume faje, por tipa te tille i tridhte nga koqet dhe grate ja u dergonte te fshinin rruget e Burelit. Ky shalegjati di te bredhe rrugeve dhe te mburet me batuta.

  11. Babale says:

    Po pse more Rama , te duket se ka syfet per minister ky soj!?

  12. kristi says:

    Profesionist behesh por ndershmeria dhe pastertia lind me njeriun dhe konsilodohet gjate jetes.

  13. kristi says:

    Profesionist behesh por ndershmeria dhe pastertia lind me njeriun dhe konsolidohet gjate jetes.

  14. Gjini says:

    O Tirona pse ti mendon se ky e ka firmos me koken e vet ate gjene 🙂
    Ky o shoku ka zbatu urdhrin e rames, tani qe u qelb muhabeti si gjithmone e ha ai poshte.
    Rama eshte i kulluar vete s’prek gje me dore.

    1. Leqi says:

      E sakte Rama perdor keta per mos te dale vete ne skene.Po shqiptaret tashme e dine cfare bythqiri eshte Rama.

  15. Tura says:

    Produktet e Edit.Edi brekushet Ai floket dhe mjekren.Sa ore ne dite ky debil harxhon per floket.dhe.mjekren,kyr ka pune 24 ore dhe ska kohe te mare fryme dhe haje buke.

  16. Pyka says:

    Kriteri i vetëm sot,DUHET NDERSHMERIA……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *