INTERVISTA/ “Bërtita si e marrë kur i hoqën tubat e oksigjenit”, Vito Kapo tregon minutat e fundit të Hysniut: Isha më superiore se Nexhmija, më vunë spiunë

13 Shkurt 2020, 16:09Dossier TEMA

Vito Kapo, bashkëshortja e Hysni Kapos, numri dy i kupolës komuniste, këmbëngul se ai u eliminua nga Ramiz Alia në një klinikë mjekësore në Paris, ku kishte shkuar për ekzaminime dhe mjekime.

Në moshën 98 vjeçe, me një kujtesë të admirueshme, zonja Kapo tregon peripecitë dhe rraskapitjet e të shoqit në klinikën franceze, ku asnjëherë nuk u dha përgjigjja se nga se vuan, ndërsa pas vajtjes së Ramiz Alisë atje, Hysni Kapo u sfilit nga analizat dhe një moment i shkëputën ilaçet dhe oksigjenin.

Në “Panorama”, Vito Kapo risjell fjalët e fundit të Hysni Kapos para Ramiz Alisë dhe ndarjen misterioze të tij nga jeta. Zonja Kapo tregon dhe jetën e saj pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit, një nga figurat më të rëndësishme të PPSHsë, marrëdhëniet me Nexhmije Hoxhën dhe Ramiz Alinë.

Znj. Kapo, Nexhmije Hoxha ka dëshmuar në librin e saj të fundit se ka qenë porosi e Enver Hoxhës që mos të mos ju vinin ju në dijeni për sëmundjen e Hysni Kapos, me qëllim moslëndimin tuaj. Si ka qenë e vërteta?

Vito Kapo: Hysniu ka qenë sëmurë që kur ishte në Shqipëri. Ai e hiqte veten sikur ishte krejtësisht i shëndoshë, e mbante veten dhe mua nuk më binte në sy. Ne vajtëm në Pogradec dhe për dy javë unë kisha marrë përsipër që të bëja raportin e Kongresit të Bashkimit të Grave. Ai qëndroi aty për dy muaj, saç e kishte me rregull qëndrimin në Pogradec dhe mua nuk më ra në sy fare edhe pse nuk ndihej mirë. Kur më përcolli në rrugë, më tha: “Shiko çfarë kanë bërë, e kanë mbushur me makina.

Ç’më duhen mua gjithë këto makina, gjithë kjo përkujdesje”. Ndonjëherë më kërkonte t’i fërkoja mesin se ndihej i lodhur dhe unë me shaka i thosha: U plake Hysni. Mua nuk m’u ankua asnjëherë dhe kam qenë “budallaqe” që nuk e kuptova që ai vuante. Unë duhej të shkoja në Shkodër për të paraqitur një raport dhe Hysniu më tha shko, mos e lër punën se unë jam mirë. Unë nuk kisha kuptuar asgjë.

Edhe në Pogradec ku qëndruat, nuk pati shenja lodhjeje, ankesash shëndetësore?

Vito Kapo: Hysniu qëndroi dy javë me shokun Enver në Pogradec dhe bënin çdo ditë shëtitje. Një ditë shoku Enver i tha: Hysni, unë lodhem sepse dhe flas shumë, prandaj ndalojmë të mos ecim kaq. Një ditë ai më tha se ndihej i lodhur dhe donte të shtrihej. Unë doja ta lija vetëm, ai nuk donte, do qëndrosh me mua, më tha. Nuk donte të ndahesha prej tij.

Si u zhvilluan vizitat dhe kontrollet në Paris?

Vito Kapo: Që herën e parë që shkuam, mjekët e kontrolluan për një dhimbje që kishte. Pasi bëri analizat dhe kontrollet, mjekët i thanë që nuk ke gjë, ke kaluar një infarkt, por ka kaluar dhe tani nuk ka probleme. Por grupi i punës që u mor me shëndetin e Hysniut e trajtoi sikur nuk kishte asnjë problem me shëndetin e tij. Nuk vunë re asgjë.

Mjekët e spitalit francez konkluduan në këtë përfundim?

Vito Kapo: Jo, po flas për grupin e punës nga Komiteti Qendror dhe grupi i mjekëve. Ne fillimisht na çuan në një shtëpi pushimi, jo spital. Qëndruam disa ditë në këtë shtëpi pushimi dhe na çonin në një spital për analiza dhe kontrolle. Qëndruam të dy në një dhomë. Hysniu këmbëngulte që të dilte, mjeku thoshte jo, se kemi dhe analiza të tjera për të bërë. Ata që na shoqëronin na thoshin hajdeni t’ju çojmë te hoteli, por në fakt ajo ishte shtëpi pushimi, ndërsa ne kishim shkuar për vizita dhe kontrolle në spital.

Ne e morëm vesh vonë se ajo ku rrinim ne ishte shtëpi pushimi dhe jo spital. Aty qëndronte dhe shefi i misionit francez në Tiranë, që ne e njihnim dhe ishte me turbekuloz e që më pas vdiq. Hysniu kërkoi që të iknim dhe u kthyem në Tiranë. Pasi u kthyem, unë shikoja që ai donte më shumë të pushonte, ndihej më i lodhur, por mua nuk më binte në sy. Unë bridhja nëpër Shqipëri me Bashkimin e Grave të Shqipërisë, ndërsa ai vuante pa më thënë asgjë. Nuk dinte të ankohej asnjëherë. Kur unë kthehesha, bënte shaka me punonjësit e shërbimit, duke thënë se do t’i krijojmë kushte Vitos se është lodhur, ka marrë përsipër shumë gjëra.

Si vijoi gjendja e tij shëndetësore?

Vito Kapo: Ne qëndruam në Shqipëri nga muaji mars e deri në korrik 1979. Pasi ikëm nga Pogradeci, shkuam përsëri për herë të dytë në Paris. U vijua për një kohë të gjatë me analizat. Madje, unë u shqetësova shumë sepse thosha, e kanë sjellë në spitalin më të mirë, i bëjnë analiza dhe nuk po i gjejnë se çfarë ka, nga i vjen kjo lodhje.

Nuk ju informonin se çfarë po ndodhte, se cila ishte gjendja?

Vito Kapo: Jo, vetëm se më thoshin që do t’i bëjmë edhe këtë, edhe atë analizë. Hysniun vinin dhe e takonin grupe të ndryshme të huaja. Ai fliste me ata, qëndronte, por dhe lodhej shpejt. U fliste për Shqipërinë dhe më pas u thoshte që tani do vazhdojë Vitua. Ata vinin të shikonin se deri ku shkonte gjendja e tij. Pjesa më e madhe e tyre ishin mjekë francezë. Ata e bënë si shok. Vinin dhe thoshin: Ku është shoku ynë, tani do na flasësh për këtë temë.

Nexhmije Hoxha ka thënë në libër se Vito Kapo, me porosi të Enver Hoxhës, të mos informohej deri sa të jemi të bindur për diagnozën dhe të shohim nëse ka shërim apo jo, që të mos e rëndojmë.

Vito Kapo: Hysniut i kanë bërë disa herë analiza, por asnjëherë nuk më thanë se çfarë rezultati kishin analizat e tij, edhe sot nuk e di se si kanë dalë ato analiza. Gjithmonë më thoshin do bëjmë grafi, do bëjmë grafi dhe në fund asgjë. Mjekët shqiptarë ishin totalisht të pakujdesshëm për të marrë dokumentet e spitalit atje. Sepse kur vajti doktor Ylli Popa, më tha mua: Vito, nuk gjeta asnjë dokument të rregullt të pacientit Hysni Kapo! Kjo thotë shumë, apo jo?! U bë një lëmsh i qëllimshëm që të mos gjendej asnjë gjurmë për sëmundjen e tij dhe se çfarë kishin bërë mjekët me të.

Po grupi i mjekëve që e shoqëroi, duke filluar që nga zv.ministri i Shëndetësisë e deri te Ramiz Alia, si silleshin?

Vito Kapo: Ramizi dha urdhrin e goditjes me armë. Hysniu ka pasur vdekje me armë. E dini ju këtë?!

Ku ndodhi kjo? Në spital?!

VITO KAPO: Në spital. Hysniun e vranë me armë. Që nga momenti që erdhi Ramizi në Paris, Hysniut nuk i bënë asgjë tjetër, veçse analiza dhe analiza pa marrë vesh se çfarë nxirrnin ato analiza. E lodhën dhe e rraskapitën me analiza. Një ditë, Hysniu më tha: E ç’po bën dhe ky?! Unë i thashë se mbase do dalin në ndonjë konkluzion. Rri o Vito, se mua më këputën fare me këto analiza, më tha Hysniu. Të shikoje t’i bënin ditë për ditë analiza të tilla, ishte çnjerëzore. E çonin nga një laborator në tjetrin, sa u lodh. Hysniu ishte aq i këputur nga analizat, sa më thoshte: Vito, mbarova tani. Një fjalë që Hysniu nuk e thoshte kurrë nga goja e tij.

Çfarë ju tha ditën e fundit në spital?

Vito Kapo: Atë ditë vjen në mëngjes doktori francez dhe i heq tubat e oksigjenit. Unë i bërtita, i thashë çfarë bëni, ai është gjallë, ka nevojë për to, po komunikon me mua. Sapo iku ai, erdhi një mjek tjetër francez, i cili i hoqi ca tuba të tjerë, me të cilët merrte ilaçe. Moos, i thashë, mos ia hiq, unë po komunikoj me të. Unë bërtisja si e marrë në spital. Unë po flisja me Ramizin për mjekët francezë që i hoqën aparatet Hysniut. Hysniu më tha mua: “Vito, largohu!”.

Atëherë, Hysniu iu drejtua Ramizit, i cili ishte aty në dhomë: “Bëjini të fala Enverit! Të rrojë Partia, të rrojë shoku Enver, të rrojë Shqipëria! Unë e di punën time, ju vazhdoni punën tuaj!”. Më pa mua që bërtisja, dhe më tha: Po fëmijët janë? Po, i thashë, janë. Pas këtyre fjalëve, Hysniu mbeti, ata i kishin dhënë plumbin. Unë shpërtheva në lot. Aty mbaroi Hysniu, para syve të mi. Se çfarë i dhanë, këtë nuk e di, por ai vdiq në moment. Hysniu mbaroi me qetësi, pa zhurmë, se si nuk e di, por ai ishte duke folur, duke pyetur për fëmijët dhe unë isha aty, prezente.

Ju e akuzoni Ramiz Alinë për vdekjen e Hysni Kapos. Edhe Mehmet Shehu ka dashur eliminimin e Hysni Kapos?

Vito Kapo: Jo, Mehmeti në fillim këmbënguli për ta çuar Hysniun jashtë shtetit për kurim. Ishte entuziast për këtë. Ai e donte Hysniun.

Çfarë ndodhi me ju pas vdekjes së Hysni Kapos?

Vito Kapo: Pas vdekjes së Hysniut, mua më vunë spiunë. Më vinin një herë në javë, më pyesnin si ia bën me këtë, si e bën këtë, për çështje pune, më provokonin me emra të përveçëm, ky nuk është i mirë, ky ka këtë defekt, që unë të shprehesha dhe të mbaja qëndrim. Donin të më vinin kundër shokëve dhe partisë, donin të dinin nëse unë isha kundër Mehmet Shehut pas ikjes së Hysniut. Dhe kuptohet se kërkohej një kundërvënie imja ndaj Mehmet Shehut. Unë jam shprehur se Mehmet Shehu ishte ushtarak edhe më i zoti se Hysniu për vetë shkollimin e tij ushtarak që ka pasur. Mehmeti e donte shumë Hysniun, kanë shkuar bashkë në shumë udhëtime të gjata.

Kush i dërgonte këta spiunët te ju?

Vito Kapo: Komiteti Qendror i Partisë.

Ramiz Alia?

Vito Kapo: Sigurisht, Ramizi, por dhe të tjerë, por ama nga Komiteti Qendror, jo nga qeveria.

Nexhmije Hoxha shprehet se ka pasur miqësi të madhe me ju, por sqaron se ju keni dyshime se Hysni Kapo është eliminuar, se ju nuk jeni njohur me sëmundjen e tij etj. Si kanë qenë marrëdhëniet tuaja?

Vito Kapo: Mua, shoku Enver më ka mbrojtur shumë, në të gjitha drejtimet. Ai i tha Kryeministrit se Vito Kapo do të trajtohet si kandidate e Byrosë Politike. Nexhmija kishte punën e saj, nuk ishte dashamirëse, unë isha superiore në shumë detyra. Enveri më lavdëronte sa herë binte rasti. Unë di të them një gjë, që Nexhmija nuk e çau kokën për Hysniun, ndërsa Enveri u kujdes vazhdimisht. Sa herë Enveri vinte në shtëpinë tonë, shkonte te fotografia dhe gjithmonë thoshte: Sa më mungon, more Hysni!

“Dyshimet e Vito Kapos për helmimin e Hysniut”

Hysni Kapo vdiq në 23 shtator 1979, në Paris. As doktorët francezë nuk arritën t’ia zgjasnin jetën udhëheqësit komunist. Ishte Ramiz Alia ai që i dha lajmin e kobshëm Enver Hoxhës, përmes një radiogrami. Ky i fundit e kishte nisur vetë Ramiz Alinë në Paris, që të mund të ndiqte nga afër gjithë ecurinë e operacionit dhe kurimit të Hysni Kapos, ta mbante atë të informuar dhe t’i qëndronte pranë bashkëshortes së tij, Vitos. Këto tregon Nexhmije Hoxha në librin e saj “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”, ku një kapitull më vete ia kushton raportit të të shoqit me Hysni Kapon.

“Mbas përcaktimit të diagnozës së rëndë, Enveri ishte i preokupuar se si do ta priste Vitoja atë lajm të kobshëm. Duke njohur dhe temperamentin alarmant të Vitos, ai ishte i mendimit që ajo nuk duhej të vihej menjëherë në dijeni, pasi gjendja e saj emocionale mund të krijonte dyshime te Hysniu, i cili duhej të mbahej në gjendje sa më të qetë për ta përballuar situatën e rëndë”, shkruan Nexhmije Hoxha në librin e saj. Me këtë mendim të Enverit ishin edhe mjekët tanë, të cilët i jepnin një rëndësi të madhe qetësisë shpirtërore të pacientit. Në letrën që i dërgon M. Shehut, Ll. Ziçishti shkruan: “Bëmë çmos për të bindur profesor Aleksandrin që të mos i tregojë shoqes Vito diagnozën e vërtetë, siç veprohet në këto raste në Francë.

Shoqes Vito iu shpjegua se u hoq fshikëza e tëmthit dhe u ndërhy në pankreas për heqjen e kistit, biopsia e të cilit paraprakisht tregoi për një proces me natyrë beninje. Për patologjinë e vërtetë janë në dijeni vetëm profesor Hoxha, doktor Gaçe, doktor Dinia dhe unë, kurse në Tiranë e di vetëm shoku Kadri, me të cilin jemi marrë vesh me anën e fjalëve konvencionale, që kishin përcaktuar më parë… Sot, gjendja e pacientit është e kënaqshme, ajo është më e qartë…por do të vazhdojë akoma të mbahet në repartin e reanimacionit… Kemi përshtypjen se pacienti nuk dyshon në gjë të keqe”.

Në fakt, pas kësaj letre, gjendja e Hysniut u komplikua dhe radiogramet që vinin për të ishin të shumta, derisa mbërriti radiogrami i fundit, më darë 23 shtator, nga Ramiz Alia, ku thuhej: “Me pikëllim ju njoftoj se sonte, në orën 21:30, vdiq shoku ynë i dashur, Hysni Kapo”. Enveri e përjetoi me dhimbje të thellë vdekjen e Hysniut. “Nuk e shpëtuam dot, nuk ia zgjatëm dot jetën”, thoshte ai me hidhërim.(Panorama)

16 komente në “INTERVISTA/ “Bërtita si e marrë kur i hoqën tubat e oksigjenit”, Vito Kapo tregon minutat e fundit të Hysniut: Isha më superiore se Nexhmija, më vunë spiunë”

  1. Yyyyp Xhixhi says:

    Tani sipas Vitos e helmuan apo e vrane me plumb, se ajo paska qene tere kohes aty afer dhe nuk e marrim vesh se kur ja futen plumbin, aq me teper ne spital te Frances e duke lene edhe pershendetjet e fundit. Nejse helbete 98 vjece tjetra, edhe mund ti behen lemsh ne koke kujtimet per Hysniun e Mehmetin, tek e fundit gjyshja e Andi pordhes eshte, me nje fjale rri rri e i fut na nje pordhe. O shoqja Vito, po normale qe do i shpifej ndonje gje ne temth atij se nga tasi persheshit me dhalle qe qe rritur, si udheheqes pas clirimit ra ne mish e oriz e te plas ai i shkrete pastaj. Ja shiko Liken qe e zvogeloi stomakun qe mos ti shpifej na nje gje se edhe ai nga tasi dhalles bashke me cizmen pa breke, sot te shesin pordhe nga vilat e Lalzit.

  2. ceni boston says:

    Shoqja Vito rron me fantazma, ka vite! E si mundet doktoret ne nje spital te Frances te degjojne Ramiz Aline dhe te helmojne pacientin.Hajde mendje hajde! Doktoret ne France helmuan Hysniun?! Po cdo veprim I doktoreve eshte I rregjistruar ne kartele. Helmin mund tja kene dhene ne Shqiperi ose edhe Lambi Zicishti qe e hoqen qafe me vone por sidoqofte do dilte ne analiza si nje element I huaj helmues ne gjak. Keto jane perralla. Duket qe gjendja e pacientit sa vinte e keqesohej. Kanceri ne pancreas eshte I pa sherueshem dhe nuk behet asnje nderhyrje por trupi helmohet vazhdimisht nga mos funksionimi I pankreasit. Vitoja qe e mban vehten per te zgjuar duhet te dije disa gjera nga mjekesia. Shpresa vdes e fundit dhe Vitoja kishte pershtypjen se Hysniu ishte mire kur ne fakt gjendja e tij sa vinte dhe keqesohej.

    E haroi Vitoja qe kur ishte ministere e Industrise Ushqimore dhe bente kontrabanden e rreshires te pishes me Italine dhe kur u zbulua ja hodhi fajin teknologut qe bente perzjerjen e rreshires te pishes me te bredhit ne menyre te fshehte dhe falsifikonte analizat me urdher te saj? Kete e “vrau Vitoja me arme”, Apo kur porositi Volvon 30 mije dollare ne ate kohe krize dhe ja shtiri fajin deges Mekanike ne Makinaimport dhe u hoq sikur nuk dinte gje per kete porosi te shtrenje. Edhe ne Makinaimport dikush do behej koke turku por qe nga shqetesimi I madh qe pati ju be kancer dhe vdiq para se te vepronin masat e qeverise te Vitos. Edhe keta shoqja Vito ti “I vrave me arme” ashtu sic thua per Ramizin qe “vrau me arme” Hysniun tend. Ishte frika e te ardhmes dhe shqetesimet e te pafajshmeve qe” vriteshin me armen” por pa plumba nga ju komunistet. Nejse juve koken tuaj hengert o shoqja Vito por moret me qafe shume te pafajshem qe punonin me ndershmeri nen urdherat tuaja dhe juve mbulonit gabimet tuaja dhe arogancen tuaj! Shpagimi per ato qe keni bere tek te tjeret eshte edhe ankthi I vdekjes te Hysniut tuaj qe nuk po ju ndahet gjithe jeten o shoqja e ngushte e Nexhmijes! Te kesh shendet qe ta vuash sa me gjate kete ankth!

  3. Drejtesi curvash says:

    Ramizi, shoku Nexhmijes. Ka shume gjynahe kurva qe shkruan libra.

  4. OFL says:

    o mero zagari, pse e zhduke shrimin qe Rama do jape pergjigje, gjoja per OFL, O qelbaniku i Rames, o neveria e shqiptareve.

  5. Laku says:

    BOLL ME KETA KRIMINELA SE LATE NAM,O PLEHRA.

  6. vlora says:

    Keta kujtonin se vetem populli vdes,keta e konsideronin vehten te perjetshem.Por sado ta sundosh popullin prap vdektar je.Realiteti duhet pranuar

  7. Niku says:

    E ka vrare Zhos Profesionisti qe s’e mori vesh njeri nga erdhi plumbi me gjithe ata njerez aty. A c’na ke care kallamin e shurres o Vito, 40 vjet vdekur burri e akoma ger-ver. Thuaj Andit te shkruaje ndonje lajm qe e vrau Edi Rama.

  8. Arben says:

    Kjo ja hodhi me mire se nexhmija. Te gjithe ato qe krijuan alibine sikur hysniun e helmuan,u vet eleminuan me vone. Sa ishte gjalle hysniu rivale per ti zene vendin enverit ishte hysniu dhe mehmeti,por edhe nese ja merrte hysiu mehmetit prapseprap mehmeti ishte i kenaqur. Binomit hysni mehmet,por me shume ketij te fundit, ju dilte ne enderr here here ramizi, e si intrigante e kurthagji qe ky binom ishin se bashku me bashkeshortet e femijet krijonin jo pak probleme per ramizin,por edhe per enverin i cili nuk ishte ne terezi per tu marre me gjera te vogla. Vdekja nga semundja e hysniut e tmerroi mehmetin dhe kadriun te cilet kishin enderruar kete çast,por sipas tyre edhe ate qe do i vinte pak me vone enverit. Çar bene pastaj binomi mehmet kadri. U kujdesen per te vendosur ne poste sigurimi njerezit e tyre dhe te perhapnin thashetheme ne popull e te besuarit e tyre se gjoja hysniun e helmuan grupi i ramizit,qe nenkuptonin edhe nexhmijen, se enverit ja mbanin te fshehur kete krim.(apsurde) Ketij te fundit siç treguan faktet,por edhe nga deshmia e nexhmijes, nuk i plaste fort kush e merrte pushtetin pas vdekjes se tij(akoma seshte permbysur bota thoshte kur te vdes), por kur mehmeti beri gabimin fatal dhe perseri grupi mehmet kadri feçor aktivizuan makinen e baltes sikur ishte ramizi qe po jua punonte, enveri duhet te kete arritur ne konkluzion se mehmeti e kadriu me shoke nuk ishin me te besuar, burracake e tradhetar te tij, e prandaj nuk jua fali ndoshta edhe me te drejte jeten ketij klani shume te rrezikshem,qe nuk kishin lene krim pa bere ne emer te partise e pushtetit. Ne ate linjen e klanit te mehmetit eshte edhe Vitoja,por kjo nuk u tregua e ndershme me Kadriun qe jo vetem nuk e mbrojti patriotin e burrit te saj te dashur,por ju tha shokeve te pleniumit ndersa kadriu jepte llogari se meqe Kadriu nuk po pranon fajet ketu, le ti pranoje ne hetuesi. Faktet treguan se pushteti i enverit ishte personal e jo familjar, e aq me shume shoqeror.

  9. Koba says:

    Na çau Trapin dhe kjo e roitura.E kane humbur Busullen dhe jane bere Paranojake.Po dhe JU o Gazetare Leshi po merreni me preshte e ketyre Letyrave ,qe gjoja kane qene shoqe ,po Tines urreheshin dhe kishin cmire njera tjetren .te vogla fare nga Shpirti Lane nje jete te tere Popullin te Vuaje !!! KELLIRAT

  10. Vezhguesi says:

    Kur e lexon kete interviste, njeriu rri e mendon:
    Burri I saj u trajtua ne menyren me speciale. ne Paris, ne spitale ose ne “ship pushimi” prej nga I benin analiza te herembashershme. Kesaj vete iu krijua mundesia t’i qendroje te shoqit te koka, me parate tona. Dhe si injorante ne mjekesi, dyshonte per cdo veprim te mjekeve franceze, a thua se ata I kishte porositur Ramizi ta helmonin Hysniun ne syte e gruas.
    Sabit Brojka, mjeku personal, teper I kualifikuar I Hysni Kapos, besnik I tij edhe deri ditet e sotme, eshte shprehur pa asnje dyshim per semundjen (kancer) te Hysniut.
    Pallavrat e Vito Kapos.

  11. Arber iliri says:

    O gazeta po hysniu ka 40 e kusur vjet ju na torrollisni koken.rjeti komunisto sigurims punon ala.

  12. Malëshova says:

    Bëra një koment këtu. Natyrisht që ju edhe mund të mos e shfaqni. Por unë nuk fyeja askënd. Dhash një mendim, pa pretenduar aspak se kam të drejtë. Le që në të unë shprehja vetëm një supozim mbi bazën e asaj që shkruhet këtu, asgjë më shumë

  13. eltroni says:

    o shqipni e mjera shqipni… ju dhe panorama i keni lajmet njsoj. vecse ketu shfryn pak inatin me komentet.
    kush ka nostalgji apo deshir te lexoj mbi komunizmin harramer vrases vafshi pas diellit sa me shpejt atje do shkoni te gjith
    ju me kapele republike.
    respekte per familjet shqiptare. ju klyshet e kuq ropt ku ti keni

  14. Malëshova says:

    Shkruhet e bardha mbi të zezë në këtë intervistë të zonjës Kapo:
    “………
    Kush i dërgonte këta spiunë tek ju?
    Vito Kapo: Komiteti Qëndror i Partisë.
    Ramiz Alia?
    Vito Kapo: Sigurisht Ramizi, por dhe të tjerë, por ama nga Komiteti Qëndror, jo nga Qeveria.
    …… ”
    Ky është rasti i parë gjatë këtyre 30 vjetëve pas rënies së regjimit komunist, që dikush nga kupola e lartë e atij regjimi, pranon hapur ekzistencën e sigurimit personal të Enver Hoxhës, ose ndryshe, sigurimi i Partisë, një armë e fshehtë e shtrirë në gjithë Shqipërinë. Por, nëse sigurimi i shtetit ishte një ngrehinë legale, një organizën i ngritur mbi baza ligjore si në cdo shtet, sigurimi personal duhet të ketë qënë një armë që funksiononte jashtë sistemit legal, e ngritur për të ruajtur pushtein personal të diktatorit Hoxha.
    Mendoj se këtu e ka burimin dhe lufta e egër që zhvillohet sot kundër reformës në drejtësi, pasi janë pjestarët e këtij rrjeti që komandojnë gjithçka në këtë vënd, duke gllabëruar në radhë të parë gjithë pasurinë e trashëguar nga ai regjim. Ata janë të pranishëm kudo, në çdo Parti politike dhe krijojnë tradicionalisht tym dhe rrëmujë me qëllimin e vetëm për të mos u zbuluar.
    Mendoj, se vetëm kur të bëhet e ditur lista e këtij rrjeti tepër sekret dhe jo ligjor, vetëm atëhere mund të thuhet se po lind shpresa për diçka ndryshe nga e shkuara në këtë vënd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje