Ish-e fejuara sulmon Pelè para Shën Valentinit: Më ka tradhëtuar vazhdimisht. Për të ishte normale

13 Shkurt 2020, 20:09Sport TEMA

Nga dashuria e madhe në tradhëti të vazhdueshme. Protagonisti në negativ i love story nuk është një personazh i çfardoshëm, por Edson Arantes do Nascimento, për të gjithë Pelè.

Anët e errëta të ish-kampionit brazilian i ka zbuluar Xuxa, drejtuese emisioni e shoë girl, që u fejua me O’Rey gjatë viteve ’80.

Mes të dyve janë 17 vjet diferencë, por distanca anagrafike nuk pengoi lindjen e një historie dashurie, që në fakt gradualisht u bë torturuese si pohoi Xuxa.

Ky rrëfim i saj në kanalin YouTube të Matheus Mazzafera ka marrë menjëherë vëmendje:

“Me Pelè kam patur lidhjen time të parë që zgjati 6 vjet. Jam tradhëtuar vazhdimisht.

Kur e shihja, kishte në buzë një të kuq që sishte i imi. Për të ishte normale. Një herë më tha: ‘Janë gratë që duan të rrinë me Pelè’. Nisa të mendoj se ishte normale të tradhëtohesh”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje