Këshilltari Henz i paqartë për sherrin mes Sandrit dhe Blushit

13 Shkurt 2020, 19:31Antena TEMA

Beteja e papritur mes Sandrit dhe Blushit e gjeti të papërgatitur këshilltarin Henz.

Në raste të tilla ai orientohet nga Doktori. Doktori duket se ka marrë anë në këtë betejë dhe është me Sandrin.

Ai ka postuar gjithë sulmet ndaj Blushit, por asnjë sulm të Blushit ndaj Sandrit.

Pas kësaj, këshilltari Henz i ka shkruar Jarit:

“I dashur Jari!

Duke pasur besim tek intuita jote dhe aftësitë e veçanta që ke për të kuptuar Doktorin, do të isha shumë i interesuar se si do orientohet shoqëria ndaj këtij konflikti të ri.

Beteja mes Sandrit dhe Blushit është e paqartë politikisht.

Së pari, duhet të dimë me kë do pozicionohet Meta.

Nëse Meta pozicionohet me Blushin, atëhere ai mund të japë sinjal se është kundër Sandrit dhe Doktorit.

Duke qenë se dhe zëdhënësi i tij është po një nga Blushët, kjo ka më shumë mundësi dhe do të na krijojë konfuzion tek anëtarësia.

Nëse Meta pozicionohet me Sandrin është më e lehtë për ne.

Vërtet do heshtim për Balldrenin, por do fitojmë unitet në opozitë.

Po ashtu, duhet parë me kë do pozicionohet Rama.

Atij i intereson edhe Blushi, edhe Sandri, dhe ka mundësi që i ka vënë vetë në sherr me njëri- tjetrin, që të mos merren me të.

Ndaj duhet shumë kujdes të demaskojmë politikën “Përça e sundo” të Edi Ramës.

Po ashtu duhet parë se me kë do pozicionohen dhe disa ministra të Ramës, pasi dhe ata kanë marrëdhënie specifike me të dy palët.

Sandri po akuzon Blushin si ortak tek inceneratorët, kurse Blushi po akuzon Sandrin si ortak tek dy PPP.

Kjo mund të vërë në siklet ministrat që i kanë dhënë.

Por më kryesorja është me kë do pozicionohet Fevzo.

Ai e ka shumë shok edhe Blushin, edhe Sandrin.

Beteja e parë mes të dyve ka qenë dy vjet më parë, kur Fevzo u duk sikur do zgjidhte Blushin në vend të Sandrit, duke e detyruar këtë të fundit ta paguante shtrenjtë.

Tani pozicioni i Fevzos duket neutral.

Një miku im që e kishte pyetur privatisht se si do shkojë ky konflikt, kishte marrë këtë përgjigje nga Fevziu:

“Unë mendoj që Blushi është i fortë dhe i pamëshirshëm.

Ai mund ta godasë Sandrin në disa biznese që ka me qeverinë.

Por dhe Sandri është i egër në përgjigje.

Dhe ai mund ta godasë Blushin në disa biznese me qeverinë.

Për mendimin tim fiton, ose Blushi, ose Sandri.

Të shikojmë kush do fitojë.”

Me interes është se me kë do pozicionohen dhe disa nga biznesmenët e mëdhenj, që shpesh kanë shkuar me pushime dhe me Sandrin, dhe me Blushin.

Tani do t’u duhet që të shkojnë nga dy herë, një herë me Sandrin, një herë me Blushin.

Për Lulin nuk më duket se është ndonjë problem, pasi ai është distancuar me kohë nga të dy TV-të .

Sidoqoftë duhet ta studiojmë me kudjes këtë konflikt, që të mos gjendemi të papërgatitur”.

2 komente në “Këshilltari Henz i paqartë për sherrin mes Sandrit dhe Blushit”

  1. Info nga mbrenda says:

    Blushi fiton ketu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje