Lindjet ranë edhe për 2019: Por të paktën Shqipëria ruan rritjen natyrore të popullsisë

Numri i lindjeve në Shqipëri ra përsëri për vitin e kaluar. Sipas Instat, gjatë vitit 2019 në Shqipëri u regjistruan afërsisht 28,600 lindje, 1.3% më pak krahasuar me vitin 2018.

Pavarësisht se tremujori i fundit rezultoi me një rritje të ndjeshme të lindjeve, kjo sërish nuk mjaftoi për të frenuar fenomenin e rënies së lindshmërisë në vendin tonë. Megjithatë, Instat nënvizon se Shqipëria po ruan një shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ku lindjet vazhdojnë të tejkalojnë vdekjet.

Koeficienti bruto i shtesës natyrore ndryshe nga shumica e vendeve të Bashkimit Europian është pozitiv. Ky koeficient për Shqipërinë është 2.5 për njëmijë banorë, dhe është më i lartë se Mali i Zi, me 1.2 për mijë banorë, Maqedonia e Veriut, me 0.8 për mijë banorë dhe Serbia, që e ka negativ me -5.4 për mijë banorë. Koeficientin më të lartë të shtesës natyrore në rajon e ka Kosova, me 10.3 për një mijë banorë.

Për vitin 2019, popullsia e Shqipërisë regjistroi një shtesë natyrore me rreth 6 600 banorë, në rritje me 7% krahasuar me vitin 2018.

Megjithatë, shtesa natyrore e popullsisë nuk është e shtrirë në të gjitha qarqet. Vitin e kaluar, Gjirokastra, Korça, Vlora dhe Berati pësuan një pakësim natyror të popullsisë, çka nënkupton se numri i vdekjeve e tejkaloi atë të lindjeve. Që nga fillimi i vitit 2019, qeveria rriti shpërblimin për lindjet, në tentativë për të frenuar rënien që vazhdon prej vitesh. Shpërblimi nis nga rreth 40 mijë lekë për fëmijën e parë, deri në 120 mijë lekë në fëmijën e tretë

Përtej rënies së lindshmërisë që në vitet e fundit e ka ngadalësuar rritjen natyrore të popullsisë, popullsia e Shqipërisë po gërryhet nga një valë e re emigracioni. Tkurrja e popullsisë dhe plakja graduale e saj pritet të jetë një problem madhor social dhe ekonomik në afatin e gjatë, raporton Scan.

Ulja e numrit të banorëve nënkupton një treg më të vogël dhe një forcë pune më të pakët, ndërsa plakja do të sjellë rëndim të barrës së përkujdesjes sociale. Shqipëria do të ketë gjithnjë e më shumë pensionistë dhe gjithnjë e më pak forcë pune aktive që të paguajë kontribute dhe taksa. Ky skenar është ndër rreziqet më të mëdhenj për perspektivat afatgjata të ekonomisë shqiptare.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Lindjet ranë edhe për 2019: Por të paktën Shqipëria ruan rritjen natyrore të popullsisë”

  1. Dori says:

    Nuk jetohet me Sali Berishen, Like Meten dhe Lul Bashen e co. ne Shqiperi;
    jo te gjithe kane durimin e Edi Rames!

  2. KORÇARI says:

    Këto ti lexojë Rama , që kërkon të sjellë Pakistanezë

  3. Shqipëria ka 5.250.000 shtetas dhe 1.350.000 emigrantë says:

    Shqipëria ka aktualisht rreth 1.350.000 emigrantë. Nga këta janë 630.000 në Itali, 470.000 në Greqi, 130.000 në SHBA dhe 120.000 në vendet e tjera të BE, Kanada dhe Australi. Në këto shifra përfshihen edhe shqiptarët që kanë marrë nënshtetësinë në vendet ku banojnë. Numri i emigrantëve shqiptarë që e kanë lënë nënshtetësinë shqiptare pas 1990 është vetëm rreth 10.000 persona dhe kjo do të thotë që është shumë i vogël. Por edhe këta emigrantë munden ta rimarrin nënshtetësinë shqiptare shumë lehtësisht. Shqipëria ka me emigrantët gjithsej afërsisht 5.250.000 shtetas. Në 2008 qeveria e atëhershme shqiptare deklaroi afërsisht 4.263.000 shtetas se më herët nuk kishin deklaruar qeveritë pas 1990 kurrë numrin e shtetasve shqiptarë. Por edhe ky numër i qeverisë ishte i fallsifikuar sepse Shqipëria kishte në 2008 afërsisht 4.550.000 shtetas dhe nga këta banonin rreth 3.400.000 në Shqipëri dhe rreth 1.150.000 si emigrantë në vende të tjera. Numrin e shtetasve qeveria e ka deklaruar për herë të fundit në 2018 nëpërmjet një publikimi të Instatit për diasporën e Shqipërisë me afërsisht 4.450.000 shtetas. Por edhe ky numër ishte i fallsifikuar.

    Emigrantët shqiptarë e kanë lindshmërinë në të njejtën përqindje prej 1,7% si edhe shqiptarët në Shqipëri. Këtë e vërteton numri i lindjeve të shqiptarëve në Itali që është rreth 10.500 në vit dhe këtë e thonë burimet zyrtare italiane. Edhe shumë media në Shqipëri i kanë shkruajtur këto shifra në artikuj, madje me shumë habi sepse nuk e njohin demografinë. Struktura moshore e popullsisë së Shqipërisë është shumë më e re se sa deklaron Instati.
    Nga 1991-2001 nga Shqipëria emigronin mesatarisht rreth 70.000 shtetas dhe ktheheshin rreth 5.000 shtetas në vit. Nga Shqipëria emigruan në vitet e fundit dhe emigrojnë edhe aktualisht rreth 30.000 shtetas në vit dhe kthehen rreth 15.000 shtetas në vend. Në këto shifra nuk përfshihen azilkërkuesit sepse ata konsiderohen si turistë dhe kthehen gati të gjithë prapë.

    Numri i emigrantëve shqiptarë në Greqi arriti para krizës në 2009-ën me rreth 550.000 persona numrin më të lartë. Për shkak të krizës në Greqi u kthyen në Shqipëri rreth 150.000 emigrantë në vitet e më pasme.

    Janë thjeshtë gënjeshtra të pabaza shifrat më të larta se kaq ose madje edhe deri në 1 milion për numrin e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Shumë nga ata që deklarojnë shifra të tilla nuk kanë fare njohuri për numrat e emigrantëve ose e bëjnë qëllimisht për të treguar sa shumë emigrantë janë në Greqi dhe kështu duan ta lavdërojnë Greqinë për pranimin e kaq shumë emigrantëve. Por Greqia nuk është fare për t’u lavdëruar dhe nuk ka asnjë meritë për këtë. Që prej shumë vitesh Italia e ka kaluar Greqinë për numrin e emigrantëve shqiptarë.

    Nuk ekziston fare një largim masiv nga vendi siç deklarojnë poltikanët dhe mediat në Shqipëri. Arsyeja për këtë mashtrim të politikanëve, mediave dhe Instatit është që të nxisin shqiptarët që të emigrojnë jashtë vendit dhe ta ulin shtimin natyral të popullsisë në Shqipëri. Por politikanët, mediat dhe Instati kanë dështuar plotësisht me shifrat e tyre të fallsifikuara sepse Shqipëria ka sot afërsisht 3.900.000 banorë dhe ka domethënë më shumë banorë se sa në 1990. Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi kanë shtimin më të madh të popullsisë në Europë. Shumë pak vende si Franca, Anglia dhe Irlanda kanë shtim të pakët natyral të popullsisë në Europë. Të gjitha vendet e tjera të Europës dhe vendet ballkanike kanë shtim negativ natyral të popullsisë dhe që domethënë humbje të popullsisë.

  4. Shqipëria ka demografinë më të mirë në Europë says:

    Shqipëria dhe shqiptarët jashtë Republikës së Shqipërisë kanë shtimin natyral të popullsisë më të lart në Europë. Gati të gjitha vendet e tjera të Europës kanë humbje të popullsisë dhe vetëm pak vende si Franca, Anglia dhe Irlanda kanë shtim të pakët natyral të popullsisë. Të gjithë artikujt e OKB, BE dhe organizatave të tjera që deklarojnë sikur Shqipëria ka pakësim të popullsisë dhe do ngelin vetëm afërsisht 1 milion ose edhe më pak banorë në vend janë thjeshtë gënjeshtra. Me këto gënjeshtra kërkohet të arrihet ulja e shtimit natyral të popullsisë së Shqipërisë dhe shtimi i emigrimit jashtë vendit. Shqipëria ka aktualisht gati 4 milionë banorë rezidentë. Shtim të njëjtë natyral të popullsisë si Shqipëria e ka Turqia por ky vend është gati plotësisht në Azi dhe jo në Europë.

    Në përgjithësi bëhet një propagandë shumë e keqe në mediat shqiptare kundër Shqipërisë duke e deklaruar gabimisht si “vendin më të varfër në Europë“. Duhet ta dinë të gjithë se “vendi më i varfër në Europë“ është Moldavia dhe pastaj vinë Ukraina, të gjitha vendet e tjera të Ballkanit dhe Bjellorusia. Shqipëria e ka prodhimin e brendshëm bruto (GDP) për banor aq sa e ka edhe Rumania. Shqiptarët janë mesatarisht më të pasur se sa janë mesatarisht banorët e këtyre vendeve të përmendura. Nëse prodhimi i brendshëm bruto i Shqipërisë nuk do kishte rënë gjithsej me rreth 41% në 1990, 1991, dhe 1992 për shkak të shkatërrimit të konsiderueshëm të industrisë, fabrikave dhe gjithë ekonomisë. Shqipëria do e kishte sot prodhimin e brendshëm bruto real për banor aq sa e kanë Italia, Spanja dhe Çekia sepse Spanja dhe Çekia e kanë arritur prodhimin e brendshëm bruto real për banor të Italisë.
    Instati dhe qeveritë i kanë fallsifikuar pas 1990 të gjitha të dhënat për ekonominë e Shqipërisë ashtu siç i kanë fallsifikuar edhe të gjitha të dhënat për demografinë e Shqipërisë. Në 1975 Shqipëria e kishte arritur prodhimin e brendshëm bruto për banor sa e kishin Spanja dhe Çekosllovakia dhe të njëjtë me këto vende e kishte deri në 1990. Shipëria nuk e arriti prodhimin e brendshëm bruto për banor të Italisë, Francës dhe Anglisë por barazimi i prodhimit të brendshëm bruto për banor i Shqipërisë me prodhimin e brendshëm bruto për banor të Spanjës dhe Çekosllovakisë ishte një arritje e madhe. Shqipëria ua kishte kaluar Portugalisë, Greqisë, vendeve ballkanike dhe gati të gjitha vendeve socialiste në Europë. Vendet më të varfra të Europës ishin Jugosllavia, Bullgaria dhe Rumania. Prodhimi i brendshëm bruto për banor i Shqipërisë ishte gati sa dyfishi i prodhimit të brendshëm bruto për banor të secilit të këtyre vendeve. Shqipëria ishte vendi i tretë prodhues më i madh i kromit në botë në sasi absolute pas Bashkimit Sovjetik dhe Afrikës së Jugut dhe vendi i parë prodhues më i madh i kromit në botë për banor. Shqipëria ishte dhe është edhe sot vendi me

    prodhimin më të madh të naftës për banor në Europë. Por në atë kohë prodhimi i naftës ishte më i madh se sa është sot.

    Nga 1950 deri në 1980 Shqipëria e kishte rritjen ekonomike mesatarisht 8,7% në vit. Nuk kishte asnjë vend tjetër në kontinentin europian rritje ekonomike aq të madhe. Spanja e kishte 5,7%. Vendet e tjera të Europës Perëndimore e kishin 4-5%. Greqia e kishte 5,8% kurse vendet e tjera ballkanike më pak se 5%. Vendet e tjera socialiste të Europës Lindore e kishin afërsisht 5%. Rritjen ekonomike të Shqipërisë nuk e arriti dot asnjë vend tjetër në Europë. Dihet që Shqipëria kishte edhe ushtrinë më të fortë në Ballkan.

    Për nga arsimimi, përqindja e popullsisë me shkollë të lartë dhe përqindja e popullsisë me shkollë të mesme Shqipëria ua kalonte Italisë. Spanjës, Portugalisë, Anglisë. Francës, Gjermanisë, Greqisë, të gjitha vendeve të tjera të Ballkanit, gati të gjitha vendeve socialiste dhe ishte e barabartë me vendet me popullsinë më të arsimuar në Europë.

    Në të gjitha vendet socialiste të Europës u shkaktuan kriza artificiale në vitet 1985-1990 për të gënjyer opinionin publik për ndërrimin e sistemit që u bë në të gjitha këto vende në 1989 dhe 1990. Në Rumani, vende të tjera socialiste në Europë dhe vendet e tjera ballkanike kriza ishte më e madhe se sa në Shqipëri. Por në 1945 dhe gjithashtu në 1950 Shqipëria e kishte ekonominë dhe prodhimin e brendshëm bruto për banor të barabartë me Rumaninë dhe vendet e tjera ballkanike dhe këto ishin vendet më të varfra në Europë. Shqipëria kishte prodhim dhe përpunim shumë të madh industrial nafte, kromi, nikeli, hekuri, bakri, bitumi etj. dhe prandaj e arriti një zhvillim kaq të madh ekonomik. Sot në Shqipëri të ardhurat mesatare janë njëjtë si në Rumani. Shqipëria dhe Rumania i lënë pas Bullgarinë, Moldavinë, Ukrainën, Bjellorusinë dhe të gjitha vendet e tjera të Ballkanit që nuk janë në BE. Në Shqipëri duhet ta dinë që vendet e tjera ballkanike kanë gjithashtu shumë emigrantë. Bullgaria ka afërsisht po aq emigrantë sa Shqipëria. Kurse Rumania ka afërsisht 3,5 milionë emigrantë që është një numër shumë i madh emigrantësh.

    Arsyeja pse Shqipëria ka afërsisht 1,35 milionë emigantë është afërsia gjeografike me Italinë dhe Greqinë. Aktualisht Shqipëria e ka prodhimin e brendshëm bruto më të lart se sa Greqia por të ardhurat dhe niveli i çmimeve në Shqipëri janë mesatarisht më të ulëta se sa në Greqi. Nësë qeveria e Shqipërisë do i rriste të ardhurat në nivelin e të ardhurave në Greqi ose edhe më shumë nuk do Shqipëria nuk do kishte emigrantë në Greqi. Bullgaria dhe Maqedonia janë gjithashtu vende fqinje me Greqinë por kanë shumë më pak emigrantë në Greqi. Arsyeja për këtë është që Greqia ka qendrime armiqësore ndaj këtyre vendeve dhe kundër Bullgarisë ka bërë edhe luftra. Edhe kundër Shqipërisë ka bërë luftra Greqia. Por shqiptarët në përgjithësi nuk janë aq shovinistë sa popujt e tjerë të Ballkanit. Si gati të gjitha vendet e Europës dhe të Ballkanit edhe Greqia ka humbje natyrale të popullsisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *