LSI akuzon Ramën: Kompanitë telefonike rrisin çmimet, atij nuk ja mban të flasë e të mbrojë qytetarët

Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se po favorizon kompanitë telefonike, të cilat së fundmi kanë rritur çmimet për qytetarët.

“Kompanitë celulare rritje drastike të çmimeve, por Edi Ramës s’ja mban të flasë! Kompanitë celulare rritin çmimet. Asnjë fjale nga qeveria. Qytetaret krejtësisht të pambrojtur.

Qeveria nuk ekziston për qytetaret, por vetëm për kompanitë e celularëve, që kanë rritur me 15- 20% çmimet e paketave dhe kane dyfishuar çmimin e rimbushjes.

Asnjë fjalë, asnjë veprim, asnjë qëndrim nga qeveria për të mbrojtur dhjtra mijëra qytetarë, që përballen të pafuqishëm me rritjen drastike të çmimeve, pa asnjë shpjegim.

Ky është abuzim i turpshëm dhe skandaloz me qytetarët.

Qeveria që kujdeset me “merak” që të mos ju preket asnjë lek koncesioneve dhe oligarkëve nuk bën asgjë për të mbrojtur qytetarët. Kjo po është KÇK, por për këtë Edi Ramës nuk ja mban të flasë. Turp dhe neveri për qeverinë që hesht”, shprehet Vasili.

Fakt është që as vetë LSI me PD nuk kanë dalë të bëjnë ndonjë denoncim.

Madje Vasili në akuzat e tij, nuk guxon as të përmendë emrat e kompanive telefonike.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “LSI akuzon Ramën: Kompanitë telefonike rrisin çmimet, atij nuk ja mban të flasë e të mbrojë qytetarët”

  1. Atdhetari says:

    LSI-së ai Parti e Familjes Meta & Kryemadhi. Së Pari kuptohet mbajnë jo pa qëllim secili mbiemrin e vet, që për Vjedhjet Galopante që kanë bërë të paktën Njëri nga ata të Shpëtojë Pasuritë dhe Kujdesin ndaj Fëmijëve ai dhe Trashëgimninë e të Gjitha Llojeve të Pronave të Tundshme e të Patundshme, pa Harruar $ Bankave të Botës. E dyta do të doja dhe jo vetëm unë mendoj por të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës që të bëhej NJË HETIM I TË GJITHË ish MINISTRAVE, DEPUTETEVE deri dhe Drejtora e më tej që ÇIRREN nëpër Studio, e Gazeta më Bindje të Plotë do të Dilnin Çudira më Shuma Marramendëse Parash e Pronash. Vallë do bëhet!? JO! unë e kam Thënë e Stër’thënë se aSPAK Asgjë nuk ka për të bërë. Aq më Tepër për të Gjithë Pushtetarët nuk ka nevojë për Ankesa, sepse Faktet Kanë Folur dhe Flasin Vet Për Banditat e Politikës dhe Pushtetit Shqiptar. Pa le tani po Qarkullon dhe Deklarata apo Ide-ja e PISIT tjetër të Shqipërisë KOLLOKOTRONIT MANJANI (pjesë e ngushtë e Familjes Mafioze Meta) që të bëhet Amnisti dhe të fillojmë nga Viti Zero!!!!!!!!!??????? Kuptohet që Banditët t’i Gëzojnë Gjithëçka që kanë!? Ah, a’SPAK ah. Shpresa e kotë e shqiptarëve Punëtore dhe Djersitës që Mbajnë më Kurriz Përveç TRADHËTISË KOMBËTARË NGA KËTA BANDITA PUSHTETI, VJEDHJEN dhe Qeveri e Presidencë më Shpenzime Marramëndëse por dhe 140 deputetë për 2.8 milion Banorë

  2. Ladi says:

    Eshte hera e pare qe ky syrratsez ka shume te drejte. Qeveria ka futur bishtin nder shale dhe ben sikur nuk kupton, pasi eshte pjese e skemave xhvatese ndaj popullates se pambrojtur.. Eshte turp i madh per qeverine, nje diskretitim flagrant per kryeministrin aktual dhe nje ç’nderim live per PS

  3. Genti says:

    Po ai mut AKEPI cfare ben? A nuk duhet te mbronte konsumatoret?
    Kjo eshte marrveshje e paster midis te tre operatoreve ne shkelje te ligjit! Ca ben akepi?

    Apo e ka mendjen te gjeje online kush po shan ramen.

  4. 19 says:

    Si ka mundesi qe ky bythqim foli njehere tamam .bravo zoti idjot ke filluar te reflektosh .e sakte kjo qe thot

  5. gjergji says:

    komunista mbeten kto budallej.Kompanit jane krejtesisht private e nuk kan asnje lidhje me shtetit me perjashtim se ato pagojne taksat me teper se qytetaret.Ne cilin vend te botes ka fuqi kryeministri te ul apo te rrit cmimet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *