Përse duhet një Kushtetutë dhe kundër çmendjes së Presidentit?

13 Shkurt 2020, 20:41Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kuvendi i Shqipërisë tani është kthyer në një klinikë psikiatrie për huqet e Presidentit. Meqë Kushtetua e Shqipërisë dhe e asnjë vendi në botë, nuk parashikon se çfarë mund të bëhet kur çmendet Presidenti dhe nuk ushtron detyrën formale që ka për ceremoninë  e betimit të një zyrtari të lartë, atëhere Kuvendi i Shqipërisë ka filluar të marrë masa.

Dje në mbrëmje ai ka votuar për të krijuar një mekanizëm zhbllokues, sipas të cilit Presidenti ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar që është emëruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe miratuar nga Parlamenti. Nëse nuk e bën, atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin me shkrim në Gjykatën Kushtetuese.

Në fakt në ligjin për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që u bë shkak për këtë konflikt, është parashikuar çmenduria e Presidentit, por deri tek gjysma e rrugës.

Kështu ligji parashikonte se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgon 3 kandidatura Presidentit nga të cilat ai do të zgjedhë një si kandidat për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Nëse Presidenti çmendej dhe nuk zgjidhte brenda një afati të caktuar, atëhere Këshilli i Emërimeve dërgonte në Parlament kandidaturën e renditur si e para. Ky ishte rasti i Arta Vorpsit.

Por ligji nuk parashikonte dhe gjysmën e çmendurisë tjetër. Pra si i bëhet që kur e miraton Kuvendi dhe ajo duhet të bëjë betimin formal para Presidentit, ky nuk e thërret, por cakton një tjetër.

Deri këtu nuk ka konstitucionalist në botë që mund ta parashikojë. Ndryshimet e ligjit, ja heqin dhe këtë mekanizëm bllokues Presidentit.

Tani  Presidenti ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar. Nëse nuk e bën, atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin me shkrim në Gjykatën Kushtetuese.

Në fakt, kur ligjvënësit parashikuan një mekanizëm zhbllokues për emërimin, duhet ta parashikonin gjithë procedurën si mekanizëm zhbllokues, duke e përjashtuar dhe më tej Presidentin nga kjo histori, qoftë dhe nga një formalitet siç është betimi. Por me sa duket askujt nuk i shkonte mendja se Presidenti do përdorte dhe ceremonitë e betimit, për të bllokuar plotësimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka në dorë fatin e tij si President.

Por meqë Kuvendi i ka hyrë kësaj rruge, duhet të shikojë dhe raste të tjera të zhveshjes së Presidentit nga kompetenca formale, që mund të shkaktojnë kriza fatale.

E tillë është ajo që bëri Ilir Meta me zgjedhjet e 30 Qershorit. Në Kushtetutë, ai ka si detyrim të caktojë datën e zgjedhjeve 6 muaj para mbarimit të mandatit të të zgjedhurve. Dhe kishte caktuar 30 Qershorin.

Pastaj Kushtetuta nuk i jep kompetencë të caktojë datë të re zgjedhjesh, pasi ajo nuk është kompetencë e tij, por detyrim formal. Pra ai është njoftuesi i ditës së zgjedhjeve dhe jo prodhuesi i mekanizmit të ditës së zgjedhjeve.

Por ai e bëri. Caktoi 13 tetorin, duke kërkuar zhbërjen e  zgjedhjeve më 30 Qershor.

Natyrisht që nuk e pyeti njeri dhe vendi shkoi drejt zgjedhjeve, por ai i krijoi vendit një precedent me papërgjegjshmërinë e tij, deri në atë shkallë sa mund ta fuste në luftë civile.

Tani meqë historia na përballi me një rast të tillë, është mire të marrim masa që Kushtetuta të ketë zgjidhje jo vetëm për kriza normale, por dhe për kriza të shkaktuara nga një President anormal.

Ndaj ndryshimet të këtij tipi duhet të thellohen në shumë  ligje, pasi ato nuk prekin kompetenca thelbësore të një Presidenti, por krijojnë mekanizma zbllokuese, kur një President çmendet. Pavarësisht fatit të keq të tij nëse kjo gjë ndodh, Shqipëria duhet të vazhdojë jetën e saj.

18 komente në “Përse duhet një Kushtetutë dhe kundër çmendjes së Presidentit?”

  1. Titi says:

    Kot e ke o Mero se nuk ka per ta shkarkuar njeri liken.
    Rama eshte aq i dhjere sa edhe nje funderrine si likja nuk e heq dot se ja nxjerr te palarat ai me pas.
    Loje kot eshte kjo, ska besim me njeri tek rama.

    Mjere ne thuaj ne cfare gjendje kemi rene!

    1. Shinjestra says:

      Ooo Titi! Nuk po thot njeri per shkarkimin e Presidentit,por per heqjen e te drejtes se tij per betimin e gjyqwetraeve,kopetence te cilen ja hoqi parlamenti per te krijuar gjykaten kushtetuese.Presidenti e kishte bllokuar kete gjykat se nuk i emronte ata gjyqetar qe prpozonte KED-ja.Atahere parlamenti gjeti rrugen tjeter duke ndryshuar ligjin.Ky ligj e la me gisht ne goje Presidentin.

    2. maze says:

      Mjere ti o lumadh qe ke zgjedh vicidolsin pa per Ramen mos u merakos shume se edhe po ska besimin tend ka besimin r shumices dermuese

  2. Shqiptar says:

    Nese zgjedhim President nje person normal, keto gjera nuk ndodhin. Ndaj dhe bota e zhvilluar zgjedh President, njerez te nivelit shume te larte moral dhe intelektual.

  3. loni says:

    Keshtu ndodh kur zgjedh per President nje hajdut.

  4. Shinjestra says:

    Ooo Titi! Nuk po thot njeri per shkarkimin e Presidentit,por per heqjen e te drejtes se tij per betimin e gjyqwetraeve,kopetence te cilen ja hoqi parlamenti per te krijuar gjykaten kushtetuese.Presidenti e kishte bllokuar kete gjykat se nuk i emronte ata gjyqetar qe prpozonte KED-ja.Atahere parlamenti gjeti rrugen tjeter duke ndryshuar ligjin.Ky ligj e la me gisht ne goje Presidentin.

    1. Arjan says:

      Ooo shinjestra pa me thuaj ti o derdimen i ripjelljes kush e zgjodhi like langaraqin president une ti qe I dhame voten rahmutit apo sali pordha qe nuk mori as 10%vota.Ne te themi ujku ti thua gjurma.

  5. likja says:

    Po per rastin kur palopresidenti nuk do te shpalle zgjedhje te reja ne ato bashki ku aktualisht nuk ka kryetar, parlamenti pse nuk miratoi nje mekanizem zhbllokues?

  6. John by John says:

    Quajme normale marrjen e masave ligjore kunder ‘çmendjes’se presidentit pasi ishte po ‘normale’ zgjedhja e tij.
    Pergjegjesi morale askush….

  7. Torino says:

    Ose Mero President me veten e popullit edhe pse me kompetenca te kufizuara,te pakten nuk do bejne pakte poshte tavolines!

  8. durresi says:

    likja ka pjerdh e i ka hy frika. PO Rames i duhet nje i dhjere si likja qe e ka ne dore prandaj e mban….duhet ta kishin filluar me kohe proceduren e shkarkimit

  9. Frensa says:

    Presidenti ka nje fatkeqesi qe jeton ne nje pavion me kryetaren e te çmendurve. Halucinacionet e njerit apo tjetrit, nuk jane simptoma te ndryshme, jane ta njellojta , te dy hane me korona virus, ku po infektojne ku te munden me ç’te munden.

  10. Koba says:

    Ketu duhet nje nderhyrje Emergjente per Shkarkimin e Tij ose dhet thirrur Avni Rustemi ti jape HAKUN qe MERITON.

  11. $$$ says:

    Nje President ,si ky qe ka Kushtetuta e Shqiperise,pa kopetenca dhe te drejta mbi Parlamentin te con ne perfundimin se eshte nje formalitet qe duhet te mos egzistoje fare…Presidenti dhe administrata e Presidentit ,pervec se ngadalesojne efektivitetin e parlamentit ,rritin shpenzimet ,oto jane burim korrupsioni (kujto luften e partive politike per te zoteruare postin e presidentit….),faljet e pajustifikuara te te denuarreve(nje burim tjeter i korrupsinit…),dekorimet e pamerituara e tj.Ne nje republike parlamentare,ku zbatohet sistemi politik I”Demokracise Direkt” si ne disa shtete te SH.B.A,ne Zvicer edhe ne Itali ku ,ku cdo qytetar voton ne menyre te lire dhe te pavarur per te drejtat e tij ,qe i zgjedh direkt ,pa ndermjetesine e askujt ,deputetet dhe keshilltaret ,nuk ka nevoje qe individet (kudo qofshin ata ne administraten shteterore,dhe kushdo qofte ai)te kene pushtet tjeter pervec votes se tyre..Keshtu nuk do te kete me nevoje per president ,kryeminister e tj qe me pushtetin e tyre behen burim korrupsioni ……e tj.Pushteti I Referendumit Popullor eshte ai qe e mban nen kontroll qeverisjen dhe i pret rrugen njehere e pergjithmone Korrupsionit i cili buron nga individi me pushtet….Partive politike ,qe luftojne per pushtet(vetem per perfitime personale)nuk Ju intereson sistemi politik I “Demokracise Direkte”.Ky sistem nuk I lejon partite politike te kene pushtet.Te presesh qe nje Reforme Kushtetuese dhe Zgjedhore te behet nga partite politike(aq me keq nga dy parti ,ose me skate nga dy kryetare partish)sic po pretendonet,do te thote ti varesh ujkut zorret ne qafe….Edhe ne rastin kur marin pjese te gjitha partite politike ,shoqatat joqeveritare dhe grupet e interesit nuk perfshihet I gjithe populli.Vetem Referendumi Popullor i perishin te gjithe qytetaret .Kjo eshte arsyeja qe ne Shqiperi eshte perjashtuare Referendumi Popullor nga Vendimmarrja ,si per ceshtje te brendeshme ,po ashtu dhe te jashteme te politikes Shqiptare.Eshte bere domozdoshmeri,shume kohe perpara,nje Referendum Popullor i administruare nga nje Keshill Kombetar me njerez te afte ,te moralshem dhe te depolitizuare.Keshilli te pergatite edhe materialin dhe pyetesorin per Referendumin.Pas referendumit ky keshill ,qe duhet te kete ne perberje specialiste te fushes ,te pergatitete erdhe projekt-Reformen Kushtetuese dhe Zgjedhore.Keto mund te behen kur te kemi edhe gjykate Kushtetuese…..dhe kur SPAK te plotesoje priteshmerite..

  12. J says:

    Duket se punet nuk shkojne sh.mire edhe per Km .Truket atraktive te Rames si veshja ,fotot me femijte e tij,batutat,akoma dhe pamjja e tij e jashtme si nje kombinim i modernes me te vjetren me nje look ala I Qemali,nuk le e pershtypjen e duhur te nje shoqeri e tejngopur me fjale ne ere.Mos botimi I komentevev nga Tema ,pervec pasigurise,mungese se barazise dhe besimitit social apo maturise se redaktoreve,spontanisht i pergjigjet situates se veshtire qe kalon politika : presidenti ,km,partite etj.Veshtire te reduktosh transparencen e informacionit ne ditet e sotme.Standartet te dyfyshta per brenda e jashte vendit ,per tja hedhur dhe nje heretjeter ,nuk funksionojne me per politikes..Shoqeria ka levizur perpara duke e lene mbrapa politiken te fshehur mbas ferres e se kaluares….koha dhe shoqeria kerkon ndryshime rrenjesore!

  13. J says:

    Duket se punet nuk shkojne sh.mire edhe per Km .Truket atraktive te Rames si veshja ,fotot me femijte e tij,batutat,akoma dhe pamjja e tij e jashtme si nje kombinim i modernes me te vjetren me nje look ala I Qemali,nuk le e pershtypjen e duhur te nje shoqeri e tejngopur me fjale ne ere.Mos botimi I komenteve nga b Tema ,pervec pasigurise,mungese se barazise dhe besimitit social apo maturise se redaktoreve,spontanisht i pergjigjet situates se veshtire qe kalon politika : presidenti ,km,partite etj.Veshtire te reduktosh transparencen e informacionit ne ditet e sotme.Standartet te dyfyshta per brenda e jashte vendit ,per tja hedhur dhe nje heretjeter ,nuk funksionojne me per politiken .Shoqeria ka levizur perpara duke e lene mbrapa politiken te fshehur mbas ferres e se kaluares….koha dhe shoqeria kerkon ndryshime rrenjesore!

  14. kristin says:

    Ku eshte venecia, edhe keto perendimoret as mish as peshk. Thuaje ka shkelje apo jo, ne e dime qe ka shkelje por ai presidenti yne kerkon ta degjoje nga venecia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje