PS duke ngrënë vetveten (dhe mos thoni fajin e ka Rama)

Nga Edmond Arizaj

Nuk duket se ka ndonje force te munde Partine Socialiste… pervec Partise Socialiste. Ne syrin tim, pema e madhe, fleteshume e PS ashtu si duket ne plan te pare, eshte duke u kalbur nga brenda. Po ha veten diku. Diku po zien nga marazi.

Diku po lengon nga deshperimi. E diku po plas nga shkelmi i arrogances. Te gjitha bashke po e bluajne perbrenda PS-ne. Jo, nuk ka si duket qarte sot. Nuk duket sepse pushteti, interesi, nevoja ne shumicen e rasteve, i minimizon problemet. Por mos shkoni me tutje, por drejtoni syte nga PD. Sa e forte dukej ne janar te 2013, e si eshte sot.

Me duket se edhe Partia Socialiste drejt asaj rruge eshte. Pse? Pike se pari PS nuk ka sot nje berthame idesh, ku pikat e kuqe me ato jeshile te mos preken. Di dikush ndonje teme tabu qe ne PS mund te mos diskutohet? Dikur ishte Lufta Nacional Clirimtare, por edhe kjo ka rene. Kryetari i PS mbajti fjalim ne rivarrimin e eshtrave te ish kryetarit te Ballit Kombetar.

Thjesht, Mit’hat Frasheri duhet ridimensionuar, por kjo behet vetem nga historianet dhe nga dokumentet, jo nga perfaqesuesi i mijera trashegimtareve te kundershtareve te ballit. Mosperfillja ndaj socialisteve te vertete, atyre te sakrificave, madje zevendesimi i tyre me elemente servilizmi siperor, ne baze dhe ne qeveri, eshte nje nga plaget e PS e provuar thellesisht edhe gjate qeverisjes 1997-2005, kur ne pushtet erdhi serish Sali Berisha.

Kete radhe po ndodh edhe me keq. Sepse ky element qe mblidhet rreth e qark PS, e shoqeron veten jo me socialiste, por me te aferm e miq te tyre, krejt te painteresuar per politiken, por shume te interesuar per perfitimet dhe qe neser nuk mund te shenohen fare si shifra zgjedhore.

Emerimet qe behen pa pyetur askend, pa marre asnje permbledhje, pa vene ne kandar asnje vlere, pa llogaritur investimet dhe sakrificat e personave, pa respektuar punen dhe perkushtimin, sigurisht qe sjellin pakenaqesi, demoralizim, e terheqje.

Per mua, ajo qe eshte kambana e madhe qe bie per PS eshte sjellja e ministrave, apo drejtoreve te saj. Te blesh 30 mije pelqime ne FB, apo te detyrosh stafet te bejne “like” e “share” te “mendimeve gjeniale” nuk eshte fare njesoj si te sigurosh 10 mije vota ne maxhoritar, sepse per kete te fundit te dilte gjak nga prapanica dhe disa prej deputeteve qe e kane provuar maxhoritarin le t’ua tregojne atyre qe nuk e vrasin mendjen se jane ne lista, mjaftojne te kene klikime.

Cila eshte fytyra e PS sot? Cili mund te mbaje sot peshe ne PS? Cili nga PS (cila me duket hipokrizi nese e them, sepse jane produkte 30 perqindeshi) mund te mbaje nje ligjerate ne parlament qe te na vere ne mendime, apo thjesht te mos perdredhim buzet? Cili nga ministrat eshte aty jo si vullnet absolut i kryeministrit, por edhe si pamundesi per t’u kundershtuar nga kryeministri? Cili nga ministrat ka dale e ka mbrojtur ne keto shtate vjet nje ide politike?

Cili nga ministrat ka kundershtuar nje here kryeministrin qe deklaron vete se ben shume gabime? Cili drejtor nuk e ka perthyer e perbaltur personalitetin e tij publik te ndertuar para detyres politike? Cili prej tyre ka kundershtuar parimisht shkarkimin, apo levizjen? Cili kryetar i PS ne rrethe eshte evidentuar ne saje te punes dhe pelqimit te bazes?

Cfare jane te gjitha keto e shume te tjera? Thjesht kalbje e brendshme e PS, por qe debatet dhe pakenaqesite qe shfaqen ngado i mbulon dhe minimizon. Kjo parti eshte mbajtur gjithmone ne kembe nga militantet dhe simpatizantet. Sidomos nga ata grotesket qe s’donin as uje e as drita, vetem ata larte mos te grindeshin.

Sado groteske dhe material humori per “socialistet e rinj”, ata ne fakt me naivitetin dhe besimin e sinqerte, kane qene limfa qe ushqente trupin e PS dhe megjithese gjethet e saj binin nga tre-keter here ne vit, trungu mbetej i paprekur. Hateret, miqesirat, brrylat, futjet, nderfutjet, skuthlleqet, pabesite, mosmirenjohjet, qejmbetjet, jane perhapur kudo ne bazen e PS, me njerez qe mbrohen e mbahen nen sqetull nga “i deleguari”. Dhe sigurisht qe “i/e deleguari” kerkon besnikeri deri ne kufijte e lehjes.

Eshte pikerisht kjo qe po e bluan nga brenda PS dhe ndoshta nje dite do te bjere si nje rrap i madh, por krejt bosh. Partise Socialiste i kane vrare ato qe i ka pasur bashkeshoqeruese: Frymen dhe Solidaritetin.

Sepse per strategji, ide afatgjata dhe politike krijuese e jetedhenese as eshte folur ndonjehere tek ndonje prej partive tona. Do me thoni se fajtori i kesaj situate se socialisteve eshte Edi Rama? Po pse, Erion Brace dhe Pandeli Majko cfare kane bere per ta ndaluar kete situate?!

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “PS duke ngrënë vetveten (dhe mos thoni fajin e ka Rama)”

  1. Fatmiri says:

    Para popullit per te mare vota del kryeministri,si para te veteve ashty dhe para elektoratit
    Ministri eshte i emwruar nga krm.Ministri po si pelqeu puna e k.ministrit jep dorheqien ose po qe i zoti vesh opingat dhe mbledh vota.

    1. Emigranti kavajas says:

      Koment inteligjent dhe i goditur per vertetsine e faktit.

    1. Shinjestra says:

      Ti zoti Arizaj me kete shkrim idioti qe ke shprhur gjithe mllefin tend,a je i kenaqur? Nqs je i kenaqur ik dhe mos na çaj bythen shume.Shko fut hundet e tua te pista ne bythen e Saliut dhe meri ere.Ps-te dhe Edi Rames i mer te keqen ti dhe kushdo si ty.Ps-te eshte nje parti e madhe dhe eshte per popullin, po punon per kete vend dhe jo si Saliu yt qe e shkaterroi,i vuri flaken,e beri shkrumb.

  2. cipini says:

    Po eshte e vertete kur Fatos Nano e shiti (them e shiti, me para me kuptoni) dhe kur Edi e bleu, PS ishte ndryshe. Kush vjedh me shume sot eshte i zoti dhe kuptohet respektohet dhe del ne krye. Te tjeret jane “useless” per kryetarin “shalegjate”.

  3. tani says:

    Harizaj,
    Ik, t’a ferkoi koken edhe sot(si qenit) padroni Rama.
    Shikon ! Kur leh mire merr kocke (ti leh c’do dy dite xhanem…).

  4. met bathorja says:

    shume sakte.PS eshte kthyer ne nje bunker ku bashke lideret kryesore dhe deputetet shtojne e mbrojne privilegjet e tyre. Askush nuk i njeh deputetet e PS,ake nuk takojne se nuk kane c’tu thene deri tani kane punuar vetem per vete deputete dhe kane bere punesime pa pare kontribute e merita,por vetem kush u jep para. Te deleguarit jane kapo,jo drejtues PS. Ata e kane mbushur PS me horra e hajdute nga partite e tjera vetem e vetem se u mbajne xhaketat e u mbushin xhepat me para te deleguareve. Ndodhta do te vdese me shpejt se sa duhet ashtu si eshte katandisur e gjora PS.

  5. NAIMI says:

    Mendime shume te drejta e te verteta.
    Nuk ka me PS.
    Ajo eshte tjetersuar teresisht.Frenat i kane marre ne dore njerzit e pashkolluar gjithandej.Administeara mos o zot,vegjetojne kristaliste e vitrinas,kane blere kartonin e diplomes dhe nuk kane njohurite e nje nxenesi me 8 te klase shkolle.
    Eshte per te ardhur keq,po realiteti eshte i dhimbshem.
    PS kur te bjere nga pushteti do te katandiset kaposhi nje thele.
    Deputetet e zonave jane bere si bejleret qemoti.Nuk pysin njeri jane bere te neveritshem ne syte e opinionit.Askush nuk i do.Jane lidhur me nje grup njerzish qe nuk jane socialiste por interesaxhinj
    DHE EMEROJNE E CEMEROJNE SI TU VIJE PER MBARE.
    Zgjedhjet do te jene nje test i pamohushem i ketyre te vertetave.Nese keta deputete jane po ne te njejtat zona,do te behet kerdia me ta,asnje nuk ua jep voten.
    Rama nuk ka ditur te drejtoje PS, i ka quajtur socialistet si ergate dhe nuk pyet fare per ta. Taulanti nuk ka kulturen me minimale politike per te drejtuar partine,nese eshte i paster le te argumentoje akuzat qe i behen per pazare me hadutet e njerzit e krimit.
    Te gjthe e kane mendjen vetem per te zhvatur.
    Fat per ta eshte Lul mavria qe nuk di te lidhe breket.

  6. kristi says:

    Brace dhe Majkua jane provuar qe jane te deshtuar por kesaj liste ju shtua dhe kryeministri Rama. Deri tani vetem premtime dhe asgje nuk ka levizur.

  7. Dhimo says:

    Analize shume e sakte. Po perseritet situata e vitit 2005, kur shqiptaret votuan kunder kesaj sjelljeje dhe risollen ne pushtet zjarrevensin e Shqiperise.

  8. ppa says:

    Arizaj ja ke futur kot ; strategjia e hershme e Rames ka qene, nje parti me theks me shume teknik se sa partiak; pra , jo parti per vende pune, por parti e punes, e teknikeve, qe marrin persiper te futen ne politike; fundja, votat nje partie, nuk ia garanton antaresia, po shtresa pa parti, qe perfaqeson rreth 40 % te elektoratit; dhe ketu qendron suksesi i Rames me partine e tij, PS, Rilindja, apo quheni si te doni.

  9. Justiniani says:

    Keta “mendjendriturit” qe sulmojne nje mendimtare te se majtes dhe gazetar si Harizaj, jane fiks ata servilet qe po i bejne gropen PS-se sot dhe neser do jene ne te njejtin rrol serivili ne oborrin e Lulit ose Monikes, I kemi pare edhe ne 2005 se si e kthyen faqen dhe u bene me demokrat se demokratet dhe me pas nen lekuren e LSI-se u bene socialiste te kamufluar per t’i dale para Rames ne 2013 si heronj. Mjafton te lexosh edhe fjalorin qe perdorin ketu ne komente. Ushtria e lajksave te fejsbukut, nuk sjell vota zoti Harizi dhe ke te drejte! Koha do ta tregoje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *