Zyrtare: Ajaksi zyrtarizon largimin e Ziyech, transferohet tek Chelsea

Çelsi ka siguruar transferimin e parë për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për sulmuesin e Ajaks, Hakim Zijek.

Klubi holandez ka lejuar largimin e marokenit pasi arriti akordin me blutë e Londrës teksa këta të fundit do paguajnë 38 milionë paund.

26-vjeçari është pjesë e Ajaks prej vitit 2016, ndërsa në sezonin e kaluar evidentoi vlerat e tij ku së bashku me De Jong e De Ligt ishin futbollistët kryesorë që dërguan “harkëtarët” deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ndërkaq, Çelsi kryen transferimin e parë pasi iu lirua merkato, ndërsa Zijek është gjithashtu edhe i afruari i parë i trajnerit Frenk Lampard prej kohës kur ish-mesfushori mori drejtimin e klubit.

Tashmë, Zijek i mbetet të presë edhe disa muaj para se të nisë aventurën e re, ndërsa ka akoma për të shijuar nga eksperienca e tij me Ajaks.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *