Artist lind, publik bëhesh! Pak nga takimet e vërteta të kulturës

14 Shkurt 2020, 15:08Kulturë TEMA
Artist lind, publik bëhesh! Pak nga takimet e vërteta të

Nga Mirela Kumbaro

Artist lind, publik bëhesh !

?pak nga takimet e vërteta të kulturës:

Jo, jo s’e kam fjalën për njoftimet e bujshme për tubime ekranesh apo podiumesh muzikore masive, me mjete të fuqishme publicitare e propaganduese.

??Sepse në Tiranë ka çdo ditë ngjarje kulturore në përmasa njerëzore si Qyteti, cilësore si mendjet e talentuara, të bukura si shpirti artistik, të thella si tradita ku janë marrë, moderne si fryma e kohës, të vërteta si lagjet e Tiranës, të ngrohta si publiku që i ndjek pa u zënë vendin artistëve.

❗️Këtë të enjte ndoqa dy prej tyre:

✅Në orën 19.00 në Tulla – Culture Center, mes pallateve në rrugën Komuna e Parisit, një mjedis shumë i shëndetshëm për të gjitha moshat, vijonte takimi i radhës së Muzeut të Dëgjimit, animuar nga Alban Nimani.

?? Dy arkitektët Simon Battisti dhe Lea Whitman Salkin, autorë të projektit me të cilin Shqipëria u paraqit në Bienalen e Arkitekturës së Venecias 2016, sollën, të rivizituar, projektin e tyre të mrekullueshëm “Të kam lënë malin” ku muzika polifonike shpalos befasueshëm tekste të figurave europiane të shkruara posaçërisht për atë projekt si Michel Butor, Yanis Varoufakis, Anri Sala…

??Publiku? të reja, të rinj si ata, të “pjekur” si unë, artistë të njohur, amatorë ambiciozë, ose thjesht spektatorë si ne. Të gjithë e shijuam, me një shishe birrë në dorë, buzëqeshjen ulur mbi fronat e drurit, në ajrin e pastër të Tulla Center që, prej 6 vjetësh tashmë, është një destinacion cilësor dhe njerëzor arti dhe shoqërie. Ah se harrova, hyrja ishte falas❗️Por ia vlente të paguaje dhe biletë!

?Muzeu i Dëgjimit vijon me episode të tjera, dhe mos më thuaj që s’të thashë❗️

✅ Që andej renda në një tjetër lagje, te Teatri Metropol – Qendra Kulturore Tirana, ku prej disa javësh nga #OlsiSulejmani organizohen çdo të enjte takimet artistike #MetroSounds.

??Në skenën gjashtëkëndëshe të Tiranës, muzikantja Linda Rukaj Music, e vetme mes pesë instrumenteve (pianoforte, kontrabas, kitarë, “looper” dhe kalimba afrikane) performoi gjithë talent një enciklopedi të vogël por shumë të dashur muzikore.

??Linda e jeton jetën artistike në Paris, por si jo pak artistë shqiptarë që punojnë jashtë, emocionin e kishte më të madh kur hyri në komunikim me publikun shqiptar. E vërtetë, me humor, e drejtëpërdrejtë, me një vokal befasues të pasur, duke bërë akrobaci nga një instrument te tjetri, e mbajti publikun përmbi një orë me Veriun e Jugun e Shqipërisë, me Edith Piaff-in e Leonard Cohen-in, me kompozimin e vet dhe me suprprizat e Burgonjës. ????Linda është një artiste e vërtetë dhe e kompletuar. Jam shumë e kënaqur që e pashë atë koncert. Mes një publiku të vërtetë gjithashtu, që shijoi çdo notë e çdo ojnë të muzikës se drejtëpërdrejtë të Linda Rukajt.

?Kjo e enjte në #MetroSounds, pa asnjë dyshim na dha të gjithëve dëshirën të mos humbasim koncertin tjetër

❗️të enjten që vjen 2️⃣0️⃣ shkurt, sërish në ?Teatrin Metropol, ku një tjetër artist me përmasa ndërkombëtare vjen nga Italia, Antonio Forcione music, për një superkoncert kitare jazz.

??Do të paguajmë vetëm 500 lekë për biletën! Por koncerti vlen shumë, shumë më tepër. Dhe kur del prej andej fiton një gjë të madhe: emocionin artistik, gëzimin për zemrën që të rreh dhe edukimin e shijeve❗️

Shënoje! Dhe mos më thuaj që s’të thashë?

Dhe as mos më thuaj që s’kam ç’të bëj në mbrëmje në Tiranën ?vjeçare!

? “the last but not the least”

Linda, Simon, Lea, Antonio, Albani, Olsi…. Ata janë lindur artistë, ndërsa ne, falë tyre, bëhemi publik!

Sot më shumë se kurrë na duhet të formojmë dhe të edukojmë publikun!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje