Bravo Ilda, si guxojnë këto media të paafta të merren me një shembull suksesi si ty!

Nga Edmond Arizaj

Aq mire je ke bere asaj gruas sa s’di si te te lavderoj. Me shume t’i kishe thene.

Ajo gati-plake, duhet te ndihej e nderuar qe ne mos rrota e makines, syte e tu, e pane te gremisej e te thyente vetem kemben.

Mund te thyente dhe koken, po kjo s’eshte pune per ty. Ti je krijese qe i perket tjeter dimensioni.

Ty mund dhe duhet te te shohin vetem ne ekran dhe smartfone.

Askush nuk duhet, as te guxoje ta mendoje madje, se mund te te kundervihet.

Ti je shembulli qe duhesh ndjekur, qe duhesh kopjuar, per sakrificat e punes, per karrieren brilante, per elokuencen, per njohjen e thelle te futbollit, per dramat qe shkakton ne studio me pyetjet dhe informacionet e tua, per lidhjet direkte per te cilat gazetarucet e dikurshem te “nga njera ndeshje ne tjetren” duhet te skuqen nga paaftesia e tyre.

Vertete, nuk me besohet, si guxuan TemA dhe Dritare (kishte dhe te tjere, mos i fal), te permendin emrin tend si te perfshire ne kete ngjarje te rendomte.

Per nje kembe! Per nje 60 e kusur vjecare! Ta mendosh eshte afer cmendurise, se si mediat, keto fole ku mblidhen te paaftet dhe te papunet, mund te prekin emrin qiellor te Ildes!

Eshte si te blasfemosh. O Theos! Mire ua bere te gjitheve! Ca po te duhet te tregosh empati. Qofte edhe modesti.

Keta jane te gjithe si ca miza dheu qe levrijne larte e poshte per te gjetur ndonje kokerr gruri.

Ti je atje lart, ku ushqehesh vetem me nektar. Te tjeret, media, police, te aksidentuar, duhet ta kene per nder qe ua vare sadopak, qe i bere per disa minuta pjese te perditshmerise tende olimpike…

Po sikur te kerkoje ndjese, qofte edhe sikur mos te kishe faj, se nuk zbrite nga makina p.sh se nuk i perballon dot skena te tilla, mos valle do ishe shume me e admirueshme per publikun, sepse keshtu do tregoje se ke ende qeliza njerezore dhe nuk je vec engjell, pra ajer!

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Bravo Ilda, si guxojnë këto media të paafta të merren me një shembull suksesi si ty!”

  1. Flamur says:

    Të lumte nje shkrim me ironi therse.

  2. Vlonjati 12 says:

    O z. Mondi , besoj se e di ate shprehjen “derri do plumb” .
    Ta them kete , se ajo injorantia , nuk ka per te ta kuptuar kurre thelbin dhe natyren e shkrimit tend.
    Tek e fundit shume vemendje po i kushtoni kesaj idiotes , qe nuk ia vlen per 2 qindarka

  3. Kollodoku says:

    Oo Mondi…..
    Shume e ke shkruajtur, por kam frike se do ta lexoj ajo baxhella dhe do ta mari (lexoj) ashtu si e ke shkruajtur pa ironi. Aq kapacitet ka. Do thot ja njerizit me vlersojn.

  4. 19 says:

    Bravo artikull i goditur .kjo sdo koment se shifeni vetem se me ke qihet me cunin e fariut ate karin .dhe sdo koment .

  5. toni says:

    Placa une po e kuptoi ironine debilja.

  6. Jimi says:

    Madje i nderuar autor, une do te thoshja qe kjo “Bejleresha” do te duhet ti kerkoj demshperblim asaj “plakes”! Ajo ‘plaka” me daljen e “gabuar” te saj, duke ecur me kembe ne rrugen e makinave, i ka goditur makinen “kukulles” , te cilen ajo me njemije sajkrifica mezi e ka blere! Mbi te gjitha , ne ate moment qe ndodhi ngjarja, kjo bejleresha sapo doli nga estetistja, ku pagoi qimet e kokes dhe kjo “Plaka” me nje te goditur, vete e ja shpie dem gjithe ate shpenzim. Pa lere qe i trubulloi edhe gjakun, se s’po pyet njeri per prishje te imazhit. Keshtu qe kjo “Plaka ” ne menyre urgjente duhet ti kerkoje te falur kesaj Bejlereshes, per prishje te imazhit dhe se dyti, sa me pare te paguaj demshperblimin e makines, te cilen mezi e ka blere me djersen e ….

  7. mik says:

    Bravo artikull shkruesi, je i madh, sepse merresh me ngjarje te medha ( vetem njerzit e vegjel merren me ngjarje te vogla ).
    A nut te shkoj nje here ne mendje se asht nje aksidente qe mund ti ndodh ç’do njeriu ? A nuk mendove qofte edhe nje here, se shume shkaktare te aksidenteve i kap paniku dhe instinktivisht ” arratisen ” nga vendi i ngjarjes ? Fundi i fundit, a nuk mendove se secili i gjykon situatat ne menyren e vet, dhe asht gjykata ajo qe gjykon ? Te ishte dikush tjeter, a do shkruaje per te ?
    O gazeta ! Ç’do dite e ma teper, po ja nxirrni by… en profesionit tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *