FOTOT: Brenda “Rivierës Sovjetike”, resorti i braktisur që preferohej nga Stalini

14 Shkurt 2020, 09:21Lifestyle TEMA
FOTOT: Brenda “Rivierës Sovjetike”, resorti i braktisur që

Resorti i ujërave termale në Tskaltubo të Gjeorgjisë, ishte një nga vendet e pushimit më të preferuara të udhëheqjes sovjetike dhe për këtë arsye mori dhe emrin “Riviera e Bashkimit Sovjetik”.

Ai frekuentohej nga zyrtarët më të lartë sovjetikë, mes tyre dhe Stalini për shkak të luksit që ofronte dhe pamjes dhe klimes së mrekullueshme gjeorgjiane.

Sot ai është i braktisur dhe shumë nga ndërtesat dhe dhomat e tij janë zaptuar nga refugjatët gjeorgjianë të prekur nga konflikti i Abkhazisë në vitin 1992-1993, edhe pse prona është ende shtetërore.

Një fotograf nga Zelanda e Re, i quajtur Amos Chapple vizitoi këtë vend të veçantë  në Gjeorgji dhe solli prej aty imazhe të pazakonta, të resortit që edhe pse ishte shkatërruar, ende ruante shenja të madhështisë së tij të mëparshme.

2 komente në “FOTOT: Brenda “Rivierës Sovjetike”, resorti i braktisur që preferohej nga Stalini”

  1. Flm says:

    O Gazetar te tranzicionit …
    RIVIER quhet zona bregdetare e frekuentuar nga turist dhe jo zona malore dhe alpine e Jeorgjis.
    Te pakten kur nuk mund te krijoni fjal Shqipe, kopjojini mire ato te huaja dhe jo me shtremberime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje