FOTOT e rralla/ “Në vitin 1957, një pilot i NATO-s, me gradën e majorit, uli avionin e tij “T-33” në aeroportin e Rinasit”: Dëshmia e ish-komandantit të Aviacionit

Memorie.al publikon historitë e panjohura të dy avionëve të huaj që bënë ulje të detyruar në territorin e Republikës Popullore të Shqipërisë në vitin 1951 dhe në 1957-ën. Sipas dëshmisë së Edip Ohrit, ish-komandantit të Aviacionit Luftarak të Shqipërisë me gradën e kolonelit, rasti i parë me avionët e huaj që kanë pësuar incidente në Shqipëri, i përket vitit 1951, kur një pilot i forcave ushtarake të Greqisë që po bënte fluturim stërvitor mbi hapësirën ajrore të vëndit të tij, bëri ulje të detyruar në një fushë të vogël në Delvinë. Kurse rasti i dytë dhe i fundit me pilotët e huaj që janë detyruar të ulen në territorin shqiptar, i përket vitit 1957(mesi i dhjetorit), kur një pilot amerikan i forcave të NATO-s me gradën e majorit, me avionin e tij “T-33” bëri ulje të detyruar në aeroportin e Rinasit.

Nga Dashnor Kaloçi

“Gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës, që nga fillimi i vitit 1945 e deri në fundin e ’90-të, në territorin e Republikës Popullore dhe Socialiste të Shqipërisë, nuk është rrëzuar asnjë avion i huaj. Por janë ulur vetë dy avionë: një grek në vitin 1951 dhe një avion amerikan i forcave të NATO-s në vitin 1957”. Ky pohim vjen nga ish-Komandanti i Aviacionit Luftarak të Ushtrisë Shqiptare, kolonel Edip Ohri, në një intervistë të viteve më pare. Sipas dëshmive të z, Ohri, e cila konfirmohet gjithashtu edhe nga disa ish-ushtarakëve, veteran të Aviacionit Luftarak të Shqipërisë, rasti i parë me avionët e huaj që kanë pësuar incidente në Shqipëri, i përket vitit 1951, kur një pilot i forcave ushtarake të Greqisë që po bënte fluturim stërvitor mbi hapësirën ajrore të vëndit të tij, bëri ulje të detyruar në një fushë të vogël në Delvinë.

Menjeherë pas uljes, piloti grek u kap nga forcat ushtarake shqiptare dhe ai u deklaroi atyre se e kishte bërë atë ulje pasi kishte humbur kontrrollin. Ndërsa fati i pilotit grek nuk u mësua kurrë, (thuhet se e zhdukën, pasi e akuzuan për spiunazh) avioni i tij u përdor edhe disa kohë nga pilotët shqiptar, deri sa u prish plotësisht.

Rasti i dytë dhe i fundit me pilotët e huaj që janë detyruar të ulen në territorin shqiptar, i përket vitit 1957(mesi i dhjetorit), kur një pilot amerikan i forcave të NATO-s me gradën e majorit, me avionin e tij “T-33” bëri ulje të detyruar në aeroportin e Rinasit. Piloti amerikan ishte nisur nga një bazë ushtarake e NATO-s e instaluar në periferi të Parisit, I ngritur për në drejtim të Napolit në Itali, por retë e shumta që ndodheshin mbi atë qytet, dhe një avarie që i erdhi nga prishja e një instrumenti (radio-kompasi automatik) ia penguan uljen.

Nga pamundësia për t’u ulur në destinacionin e tij, ai e vazhdoi më tej fluturimin duke kaluar nëpër hapsirën ajrore të Shqipërisë dhe kaloi përmbi Greqi. Por edhe mbi territorin grek ai ndeshi në re të shumta dhe kohë të keqe, kështu që u detyrua dhe u kthye përsëri mbi hapsirën ajrore të Shqipërisë, për të bërë më pas ulje të detyruar në aerodromin ushtarak të Rinasit.

Menjëherë pas uljes, piloti amerikan i cili ishte ndjekur që në fluturim edhe nga disa avionë shqiptarë, u mor në pyetje nga organet përkatëse të Ministrisë së Brendëshme. Ndërsa piloti amerikan u mbajt i izoluar për dy javë në kushte të mira në Tiranë, Aviacioni Luftarak i Shqipërisë reagoi dhe e cilësoi uljen e atij avioni, si një fitore të madhe të aviacionit tonë.

Pas dy javësh, me ndërhyrjen direkte të Nikita Hrushovit pranë Enver Hoxhës, piloti amerikan u lirua dhe u dërgua në Beograd. Më pas nga Beogradi ai udhëtoi në Paris. Ndërsa piloti amerikan u kthye në vëndin prej nga kishte ardhur, disa pjesë të avionit të tij u çuan më pas në Muzeun e Armëve të Kalasë së Gjirokastrës, të cilat qëndruan aty të ekspozuara deri pas viteve ’90-të. Me skeletin e atij avioni, propaganda zyrtare e asaj kohe u tregonte të gjithë vizitorëve që shkonin tek ai muze, “Fitoren ndaj imperializmit amerikan”.

8 komente në “FOTOT e rralla/ “Në vitin 1957, një pilot i NATO-s, me gradën e majorit, uli avionin e tij “T-33” në aeroportin e Rinasit”: Dëshmia e ish-komandantit të Aviacionit”

  1. sefer Daja says:

    Z. Kaloçi, me heret se viti 1951 eshte ulur edhe nje avion luftarak grek I cili u mbajt nga ushtaraket tane ne aeroportin e Laprakes. Me te jane kryer edhe fluturime nga nje aviator te cilit as I permendin emrin pasi kishte mbaruar studimet ne Itali. Ne mungese te vigjilences te autoriteteve, aviatori grek ndez avionin dhe largohet ne Greqi . Nuk di sepse ky rast nuk permendet. Ju pershendes

  2. sb says:

    Bravo Kaloçi , a e din se je tu me pelqye , se une per ca koh te kam share por tash po me pelqen . Shume mire je tuj vepru dhe tu ja rrit vlerat sistemit sacjalist dhe Enverit ne shume shkrime tuaja . Ja p.sh per rastin e avjonit te N.A.T.O s ne e kena dit qe ky avjon u rrezua ne luften e dyte botrore , ti shume mire na e sqarove qe ne saje te pergatitjed dhe te gadishmerise se Ushtrise sone Popullore bene te mundur kapjen uljen dhe mbajtjen ketu te avjonit . Tjeter qe desha te vija ne dukje eshte ajo me disa perralla qe tregon ti me disa pinjoll te kolaboracjonisteve qe rrini duke share sigurimin e Enverit qe thone na kan torturuar na kan bere kete dhe ate ndersa nga lecimi i atyre paçaureve te shkrimeve tuaja dalin ato pinjoll qe permenda me lart duke u mburrur qe ja bera keshtu e ashtu atyre te sigurimit ja futa grusht etj . Nga kjo une kuptoj qe ju u paskeni ra ne qafe atyre tesigurimit jo ata juve . Etj etj etj , boll me me keto shkrime kalamajsh se historine e din i madh dhe i vogel e nuk bije poshte me ca paçaure qe shkruani ju dhe pastaj me vrap ne Europe per te kerkuar axil .

  3. Tur Suarez says:

    Ky është një idiot që do ta diskretitojë armën e aviacionit por nuk di. Thotë vetëm dy herë por është aq injorant sa nuk përmend rastin fragrant me avionin jugosllav, prodhim amerikan që u ul në Rinas pasi kish humbur orientimin dhe vërtet zuri gafil gjithë mbrojtjen ajrore. Plus që dhe në një shkrim tjetër na e nxirrte si urdhër aventuresk uljen e një Antonov-2 diku në Ersekë. Kur dihet që An-2 është projektuar me mendje Siberinë dhe stepat, ulje dhe ngitje në terrene të vështira dhe të improvizuara. Dhe në fund të fundit, demonstrime të tilla janë pjesë e taktikës së mbrojtjes. Frika ruan vreshtin. Por pse nuk bën një shkrim për tani, çfarë aviacioni kemi? Do thotë dhe ato më parë, dhurata ishin. Po pse tani çfarë janë? 80% e Forcave të Armatosura, donacione janë. Më është bërë si papagall…ça dreqin i citoheni këtij llapaqeni?

  4. Shkodra Loce says:

    Sigurisht qe ska rrezim avionesh te huaj ne token shqiptare,sepse kujt ia mbante te shkelte hapsirat tona..!!!!
    Hajde Kaloqe hajde.

  5. ceka says:

    Aman mjaft me dokrra te tilla, pas 60 e ca vitesh te lexosh gomarlleqe te tilla eshte mese idiotike.

  6. se harova edhe nje avion pasagjeresh britanik eshte ulur pervec nje avioni grek pasagjeres te olimpikur qe ishte rembyre ne greqi dhe u ul ne vlore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *