Holandë, policia ‘të zhvesh’ nëse nuk justifikon dot veshjet firmato

Nëse nuk mund t’i justifikoni veshjet tuaja, atëherë ato mund të konfiskohen. Ne biseduam me të rinjtë e Roterdamit për masat e reja që synojnë të parandalojnë kriminelët dhe rrezikun e dallimit racor, shkruan Victor van Drielen për faqen e njohur Vice Media Group.

”Herën e ardhshme që do të vizitoni qytetin holandez të Roterdamit, ju duhet të merrni parasysh me shumë kujdes ato që do të vishni. Jo vetëm sepse njerëzit me sqimë të Roterdamit nuk mahniten me lehtësi, por edhe sepse forcat e policisë së qytetit po planifikojnë të ndalojnë dhe të marrin në pyetje të rinjtë që shëtisin me rroba të shtrenjta firmato”, shkruan Van Drielen.

”Nëse ju nuk jeni në gjendje të provoni se veshjet tuaja të shkëlqyera ‘’Gucci’’ janë blerë me para të bëra në një mënyrë të ndershme, ato mund të konfiskohen. Para se të fillohet masa e re, oficerët e policisë në qytet do të marrin trajnime speciale për të dalluar  ndryshimin mes një ‘Giorgio Armani’ dhe, të themi, ‘Georgio Peviani”, thekson ai.

”Autoritetet shpresojnë se kjo do të funksionojë si një pengesë për kriminelët në moshë të re, por vendasit mendojnë se masat mund të jenë të paligjshme dhe në mënyrë të pashmangshme do të çojnë në profilizimin racor – edhe pse një shef policie, Frank Paauw u kundërpërgjigj duke këmbëngulur se oficerët e policisë do të ndalojnë dhe do të marrin në pyetje vetëm njerëzit që janë tashmë në sistemin e tyre”, shton Victor van Drielen për faqen e njohur Vice Media Group.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Holandë, policia ‘të zhvesh’ nëse nuk justifikon dot veshjet firmato”

  1. Tironci says:

    C´jane keto perralla, kush i thote keto budallalleqe, a ka seriozitet ketu apo jo?.
    Te prekesh dike me dore ne rruge ne Evrope do te thote te jesh i dokumentuar nga gjykata. Edhe ne qofte se policia kerkon te marri dike nen kontroll pa pasur dokumentacion nga gjykata apo prokuroria , pra urdher arresti, nuk ka te drejte ti veri prangat personit ne fjale ne rast se ky i fundit deklarohet koishient dhe shkon vete me policine per ne komisariat.
    E kuptoni se cfare do te thote te zhveshesh nje person ne rruge qe nuk ka bere asgje vetem se ka veshur rroba firmato, polici shkon direkt ne burg.
    Ju lutem mos na tregoni te tilla budallalleqe, ndoshta ndonje fshatar qe se ka pare qytetin kurre edhe mund ta haje, por jo ne qe kemi pare boten me sy.
    Mjaft me me keto idiotesira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *