Ngado… gra…!

Nga Fjolla Spanca

Ngado:

Gra që e ngjyejnë Qiellin me zemër! Gra që naltohen tuj dhuru … Gra që s’ndalen tuj luftu … Gra që falin! Gra që arnojnë shpresa … Gra që falin jetë …

ngado:

Gra që ikin … Gra që treten … Gra që harrohen!

prap:

Gra që jetojnë n’heshtje e ashtu këmbadoras e ndrrojnë Botën n’gjumë!! me lutje e shpirt!

pastaj:

gra që kujtojne se VEÇ ato i dijnë krejt … gra që i shkelin gratë dhe i paragjykojnë ato trishtueshëm… gra qe nuk e shtrijne dorën e ndihmës kurrë… gra që t’i përplasin dyert, veç pse je gru! Gra që ju mugon diçka prej shpirtit të Gruas!

ndërkohë;

shumë sosh nji soj jetojnë dhimbjet, por tjetrës hallin s’ja kuptojnë… nji soj digjen e prap harrojnë! Nji dert kanë, por nuk e pranojnë…

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Ngado… gra…!”

  1. ari says:

    Thjesht, por nje FILOZOFI te tere ke thene.

  2. Dashamiresi says:

    S’e kuptova çfare donte te thoshte! Vetem gra, pa burra; thua te jene blete se ato i vrasin burrat kur mbarojne pune.

  3. dorian says:

    ca ishte ky carllik

    1. @ dorian says:

      eh Dorjan!!! ik mbaro filloren te pakten qe ta kuptosh

  4. Kryeministri says:

    Keto grate qe thue ti Fjolla le te vine ne Shqiperi se ne i fusim ne Qeveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *