Pse shumë çifte ndahen për Shën Valentin?

14 Shkurt 2020, 11:49Lifestyle TEMA

Dita e Shën Valentinit është një ditë feste në një datë të caktuar të vitit, e cila nxit njerëzit që të festojnë për dashurinë.

Vite më parë në këtë festë, dhurata simbolike ishin letrat ose kartolinat ku shprehej dashuria, më pas filluan të ishin lulet ku më të preferuar mbeten trëndafilat edhe sot. Ndërsa në ditët e sotme, kartolinat janë harruar dhe vlera e dhuratave është shumë më e madhe, duke qenë kështu një përfitim për biznesin.

Sipas një studimi të realizuar në Amerikë në vitin 2019, muaji shkurt edhe pse shënon festën e të dashuruarve, gjithashtu rezulton muaji ku ndarjet mes dy njerëzve janë të shumta. Ky fakt sipas ekspertëve të fushës shpjegohet me faktin e frikës së premtimeve që bëhen në atë datë, ose pavendosmëria për të ndërmarrë hapa serioze në një lidhje.

Ne pyetëm psikologen Enertila Bekteshi në lidhje me këtë studim dhe ajo shpjegon se data të caktuara me kuptim të veçantë, ndonjëherë të shtyjnë të marrësh disa vendime. “Festa e Shën Valentinit është një festë në qëndër të së cilës qëndron historia e dashurisë, ndaj gjykoj se edhe veprimi i divorcit në atë ditë bëhet si kundërpërgjigje e një dashurie të përfunduar. Pra, shkëputja e një ndjenje është më e prirur të bëhet në një ditë me një kuptim të veçantë. Mendoj që edhe të rinjtë tanë e kanë si strategji të tyren për ta përdorur”, përfundon Bekteshi, psikologe klinike.

Historia e hershme e ditës së Shën Valentinit

Dita e Shën Valentinit është emëruar pas Shën Valentinit, një prift katolik që jetoi në Romë në Shekullin e III. Ka shumë histori për Shën Valentinin dhe me kalimin e kohës, këto histori u shndërruan në legjendën që njohim sot.

Në kohën e jetës së Shën Valentinit, shumë romakë ishin kthyer në Krishterim, por Perandori Claudius II ishte një pagan dhe krijoi ligje të rrepta për ato që lejoheshin të bënin të krishterët. Klaudia besonte se ushtarët romakë duhet t’i përkushtoheshin plotësisht Romës dhe për këtë arsye miratoi një ligj që i ndalonte ata të martoheshin. Shën Valentini filloi t’i martonte këta ushtarë në ceremonitë sekrete të krishtera dhe ky ishte fillimi i reputacionit të tij për të besuar në rëndësinë e dashurisë.

Përfundimisht, Valentini u zbulua dhe u burgos për krimet e tij kundër Klaudus. Ndërsa ishte i burgosur, Valentini kujdesej për të burgosurit e tij dhe gjithashtu vajzën e verbër të burgut të tij. Legjenda thotë se Valentine shëroi verbërinë e vajzës dhe se akti i tij i fundit para se të ekzekutohej ishte t’i shkruante asaj një mesazh dashurie të nënshkruar ‘nga Shën Valentini juaj’. Shën Valentini u ekzekutua më 14 shkurt në vitin 270.

1 komente në “Pse shumë çifte ndahen për Shën Valentin?”

  1. Sepse kjo Dite eshte pikerishte ajo qe i kujton ,
    perse ata duhet ose jo te jene bashke lol .
    O e thjeshte mo , apo jo ?

    Nejse urime te dashuruarve ,ata qe dijn ta shijojne dhe ata qe enderojne
    ate Kiss nen aromen e buqetes ?

    R E D ~ L O V E

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje