Rama: Vangjush Dako është miku im, edhe po shkoi në burg! S’ma përcakton Departamenti i Shtetit kë kam mik

14 Shkurt 2020, 08:40Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama thotë se ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, do të mbetet miku i tij, edhe nëse përfundon në burg.

Teksa gazetarët në studio i përmendën faktin se Vangjush Dako është shpallur “non-grata” nga SHBA, Rama tha se “nuk është Departamenti i Shtetit që i përcakton kë ka mik”.

“Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im. Se përcakton Departamenti i Shtetit kë kam mik, E përcakton morali dhe bindja ime. Edhe në burg të shkojë nesër do jetë miku im.

Por me Vangjush Dakon nuk kam bërë kurrë, as nuk kemi bashkëpunuar as nuk më ka kërkuar të bashkëpunojmë. Nëse ndaj Vangjush Dakos do të ngrihet një akuzë, do të përjashtohet nga PS. Nuk ka akuzë nga Departamenti i Shtetit”, deklaroi Rama në emisionin “Opinion”.

Ndërsa, sa i përket Tom Doshit, Rama u shpreh:

“Tom Doshin e kam përjashtuar nga Partia Socialiste. Por nuk mund ta përjashtoj dot nga Shqipëria, nga politika. Dhe mbi të gjitha Tom Doshi nuk ka ardhur atje me makinën time. Ka ardhur me votat e popullit të Shkodrës”.

2 komente në “Rama: Vangjush Dako është miku im, edhe po shkoi në burg! S’ma përcakton Departamenti i Shtetit kë kam mik”

  1. Taulant says:

    Po ky keta shoke ka.

  2. pjeter says:

    Mire thua ti zoti kryeminister,por personalisht,nuk eshte se me siguron shume ideja te kem si kryeminister nje mik burgaxhiu.Qe te vishesh me shallvare,edhte zgjedhje personale,edhe pse perfaqeson edhe shqiptaref kur shkon ne vizita zytrare me adidas,pertypet.Por te jesh mik i nje Burgaxhiu,eshte nje renie per zotrine tate.Nuk eshte sinonim i inteligjences dhe i guximit nje deklaeate e tille,eshte shume shqetesuese te behet nga kryeministri i vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje