Albin Kurti, pse ende nuk është kryeministër de facto!

15 Shkurt 2020, 17:37Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Edhe pse nuk është mbushur gjysma e muajit, kur ai është ulur në poltronin e kryeministrit Kosovar, duket se skakiera ndërkombëtare e ka ende të vështirë ta njohë tagrin e tij. Por më keq akoma, mjedisi politik kosovar po bën çmos t’ia vështirësojë punën. Përkundrejt hapave të kujdesshëm të orëve të fillimit, përpjekjes jo të lehtë për të formatuar Ekzekutivin e tij, Kurti po ndjehet i braktisur dhe me ndjesinë e shkopinjve në rrota që po ia vendosin të gjithë. Është e vërtetë që në këtë moment serbët mund të qeshin disi të liruar me insistimin amerikan të nënshkrimit të marrëveshjeve, pasi vitin e shkuar, presidenti Vuçiç erdhi kokulur nga Ëashington-i sa i përket asaj që e pret në të ardhmen e afërt me Kosovën.

Të mjafton vetëm kjo matricë, ku është futur dialogu dhe nguti amerikan për ta përmbyllur me çdo kusht të kuptosh sesi duhet të sillesh.

Kosova, Serbia dhe Shqipëria, pak më larg tyre, e kanë të vështirë me atë shkallë integriteti, që t’i bëjnë karshillëk SHBA-së. Ca më shumë ti shesim parime. Nëse SHBA-së i duhet diçka me çfarë duket edhe kjo marrëveshje e normalizimit Kosovë-Serbi, ata do ta arrijnë me çdo lloj kushti. Nuk ka rëndësi përmbajtja apo firma e personazhit cili do e realizojë. Përfundimi duhet të jetë ashtu si e mendojnë ata. Pikë.

Albin Kurti, një politikan ende i ri, në pozicionin de jure të kryeministrit së Kosovës po sillet ende sikur është në opozitë. E çuditshme për të mos thënë cinike, që nuk gjendet gjuha me presidentin e vendit, Thaçi, që nga ana e tij, duket se ndjek çdo instruksion amerikan qoftë apo jo konform asaj që u duhet parimeve. Këtë e ka kuptuar para të gjithëve në Kosovë dhe me këtë shpjegohet dhe jetëgjatësia politike e paprekur e presidentit aktual. Dhe epilogu i Munihut ishte i dhimbshëm, kur kryeministri Kosovar i vetëm heshti deri në mbrëmje, kurse publikisht i kundërshtoi përmes një postimi në Facebook dhe shumë kujdesshëm, ndërkohë që zyrtarët e tij të njohur dhe të panjohur takoheshin me amerikanët dhe firmosnin!!!

“… në Munich janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish-ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër, as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare”.

E, ndërsa përfaqësuesit e lartë amerikanë nuk i kushtuan dhe një takim kortezie, zëvendësi i tij Abdulla Hoti, pati mundësinë të takohej dhe të shprehte besimin dhe ta siguronte zv/Sekretarin Riker… “E sigurova se Qeveria e re nuk do të ikë nga përgjegjësitë e saj në këtë proces, dhe se jemi plotësisht të përkushtuar për të bërë progres. Si vend i ri, ne kemi nevojë për vëmendjen e plotë dhe ndihmën e ShBA-ve në këtë proces, si dhe ne në konsolidimin dhe fuqizimin e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar ai. A funksionon realisht dhe de jure kryeministri kosovar?!

Ndërkohë ministri serb i Tregtisë Ljajiç, i uli me këmbët në tokë bashkëatdhetarët e tij  kur ka deklaruar se edhe nëse Kosova heq taksën ndaj mallrave serbe por në të njëjtën kohë vendos masa reciprociteti, siç ka paralajmëruar kryeministri Albin Kurti, kjo nënkuptonte heqje të një barriere por vendosje të tri të tjerave.

“Edhe nëse i heqin taksat, kthimi i prodhuesve tanë nuk do të jetë i shpejtë dhe i lehtë. Do të duhen ndoshta muaj. Vendin e tyre në treg e kanë zënë të tjerët. Greqia, Hungaria dhe Bullgaria e kanë rritur eksportin në Kosovë e Metohi për rreth 80 për qind, Sllovenia për 60 për qind, ndërsa Maqedonia (e Veriut) me rreth 50 për qind”, sqaroi ai për gazetën serbe “Politika”.

Që do të thotë se presioni serb, edhe me masat e premtuara, nuk është i kënaqur dhe lajm i keq për Kosovën është se tashmë dakordësimi është amerikan, veçse me atë kushtin që serbët bëjnë sikur e kanë harruar: ta njohin Kosovën pa asnjë kusht, fakt që nuk duket i largët. Me pak fjalë, Albin Kurti duhet të kthjellohet se e ka nisur udhën e tij, që ia pengojnë të gjithë me këto kushte, që janë të panegociueshme, paçka moralit dhe parimeve të tij, që mund të jenë shumë të mira në selinë e VV dhe për zgjedhje, por fatkeqësisht jo tashmë në odën kryeministrore.

6 komente në “Albin Kurti, pse ende nuk është kryeministër de facto!”

  1. Lona says:

    ne momentin qe humbe ramen ke humbur pushtetin o albin nuk je kaq i zgjuar c tu desh berrisha dhe meta o koqe ne kete histori eshte pdk qe fiton dhe se shpeji vjen ne pushtet vv do shkrihet si parti

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Ju qelbanikët filogrekë nuk po lini radhë për sërbët. .prisni pak mor të uruar ta shajnë sërbët të parët Albinin sepse sërbi është armiku direkt. .me vrap ju të villni vrer mbi Albinin. .Albini është nga politikanet e rrallë shqiptare që po na jep dinjitet. .u hodhët me vrap në sulm sepse ju ‘ofendoi’ shefin. .ai shefi juaj sharlatan nuk ka pikë dinjiteti dhe përballë Kurtit duket shumë i vogël kështu që pranoni realitetin dhe boll vollët vrer për tjetrin. .turp për ju ai tjetri 10 ditë kryeministër dhe ju me vrap i gjetët ‘defekte’ ndërsa ai palloshi juaj i qelbur këmbë e kokë në korrupsion dhe narkotrafik na qenka i mirë. .

  2. Bogonica says:

    Unë jam ai puntori që i tha Leninit: “Dakord me ju shoku Lenin, por para dite këtu ne Uzinë erdhi Trocki dhe ne i dakorduam me atë”. I nderuari gazetar Ben Andoni, për mua i respektuar, kam një pyetje për ju: Përse ne populli i thjeshtë kuptojmë më mirë Albin Kurtin? Ç’ështe ky njeri, dhe ç’farë ka ndodhur me atë?
    Që të jem i sinqerte me ju! Në trojet tona amtare, jashtë kufive, Abin Kurti është mëndjehapuri i dytë tepër i vështirë, për politikanet dredharakë shqiptarë, të përballen me ‘të. I pari ka qënë fillozofi Atben Xhaferi. Bashkësia ndërkombtare, që ndjek dialogun Serbi-Kosove dhe vete Sebia duhet ta dijnë këtë fakt. A mund të përballet “Reciprociteti” i shpallur nga Albin Kurti?

    1. Dashamiresi says:

      Hidhu nga andej nga Cipini ti Bogonica qe na qenka Albini mendjehapur. Ku e gjeti mendjen Albini? Albini eshte si femije grindavec qe nuk e di se si luhet loja ne demokraci, ç’eshte diplomacia dhe si duhet bere politika. Nuk i bihet murit me koke se e thyen. Po je afer tij foli nje çike.

  3. USA says:

    O artikullshkrues,asnjehere nuk me kane pelqyer shkrimet tuaja,po kete here ke godit ne shenje.Albini perfaqesone nje levizje te dhunshme,keta kur marin pushtet behen te rrezikshem,pavaresisht se rrine si muti ne shi tani.

  4. rripitipitytytyrripityty says:

    Mos u merakosni, ky eshte thjesht provokim ndaj Albinit per ta testuar, marreveshjet e transportit jane thjesht marreveshje boshe, pa asnje vlere ne aspektin praktik, Albini nuk do ti anulloje por thjesht pezulloje deri ne nje moment te dyte pasi te jete informuar mbi detajet dhe ligjshmerine e tyre. Nqs ka kundershti mbi ligjshmerine e firmosjes ath eshte gjykata kushtetuese qe e vendos. Nuk do kthehen 2 marreveshje pa vlere ne problem politik, thjesht do ngelen problem teknik dhe ligjor, si marreveshja e detit te shqiperise me greqine qe u pezullua nga kushtetuesja..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje