Këshilltari Henz tregon rreziqet nga takimi Rama- Zuckerberg

Gjatë Samitit të Sigurisë në Mynih, Edi Rama është parë të bisedojë në këmbë me Mark Zuckerberg, themeluesin dhe CEO e Facebook.

Kjo ka shqetësuar shumë këshilltarin Henz, i cili dyshon se Rama mund të ketë arritur një marrëveshje me Zuckerberg kundër opozitës.

Për këtë, ai ka paralajmëruar Jarin për disa pika, ku opozita duhet të ketë kujdes:

“E para, duhet pasur kujdes se Zuckerberg mund të heqë fotot e Ramës, që është i mërzitur kur është me Albinin dhe i gëzuar kur është me Vuçiç, dhe mund t’i shkëmbejë. D.m.th të bëjë të kundërtën.

Kjo është shumë e rrezikshme, se po ndodhi kjo, pastaj nuk kemi çfarë themi pas takimeve me Kurtin.

E dyta, Zuckerberg mund të marrë spotet e Lulit dhe të zëvendësojë Lulin me Ramën.

Kështu që befas mund të shikojmë si gjyshe Vera takohet me Ramën, dhe do ngjallet konfuzion në opozitë.

E treat, Zuckerberg mund të ketë marrë porosi që të dekonspirojë ata që postojnë tek “qytetari digital”.

Kjo do të bëjë që Rama t’i identifikojë denoncuesit dhe t’i persekutojë ata.

Kjo do të bëj që shumë prej tyre të mos i shkruajnë më Doktorit, pasi Rama mund t’u nisë ndonjë mesazh të tipit: “Ju sapo nisët një denoncim tek qytetari digital. Platforma e bashkëqeverisjes do t’u kthejë përgjigje”.

Kjo mund të trembë popullin opozitar.

E katërta, Facebook mund të marrë fanset e Ilda Bejlerit dhe t’ia kaloj Sandër Lleshit.

Kështu dhe Sandër Lleshi rritet nga numri i fansave, dhe komentuesit duken në rregull, se nuk mbajnë qëndrim ndaj shkeljeve të qarkullimit rrugor.

E pesta, Facebook mund t’i marrë shkrimet e Andi Bejtes dhe t’iu vërë emrin e Çim Pekës, dhe e kundërta.

Pas kësaj, Tit Vasili mund të kujtojë se është meritë e tij që këta të dy duken njësoj, dhe kanë dhënë e kanë marrë me njëri- tjetrin.

E gjashta, Facebook mund të marrë urimin e Albana Vokshit për Shën Valentinin, dhe t’ia vërë në gojë Grida Dumës.

Kështu mund të bëjë të lumtur shumicën e popullit opozitar, por do lërë në hije një figurë të fortë opoztare, si Vokshi.

E shtata, Edi Rama mund të ketë bërë marrëveshje me Zuckerberg që sa herë poston ti, të shfaqë foton me mustaqe kur ishte president, dhe njerëzit nuk do t’i lexojnë, se mendojnë se janë postime të vjetra.

Kjo mund ta dëmtojë rënd opozitën.

E teta, Facebook mund të fshijë shkrimet e Sandrit kundër Blushit dhe shkrimet e Bushit kundër Sandrit, me rastin e sherrit të fundit.

Kështu konflikti do kalojë në heshtje, pa u marrë vesh dhe opozita do jetë në terr informativ.”

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *