Për “grushtin e shtetit” të Ilir Metës dhe “revolucionin” e opozitës!

15 Shkurt 2020, 20:58Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Presidenti i Republikës me anë të një postimi në facebook, bëri publik qëndrimin e tij, në lidhje me miratimin e ndryshimeve më të fundit ligjore që ndërmori Kuvendi i Shqipërisë gjatë kësaj jave. “Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propogandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit”,- tha Ilir Meta.

Sipas tij “me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq Paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetutese të shtetit të PPP”.

Vendimarrjen e Parlamentit për të zhbllokuar përmes nismave ligjore, tentativat e tij për të bllokuar me çdo çmim ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, Presidenti i Republikës e ka cilësuar jo një por dy herë si; “grusht shteti” të mazhorancës. Po si qëndron e vërteta?

Sipas “Enciklopedisë së Përgjithshmë të “Oxford”-it, “grushti i shtetit është rrëzimi i befasishëm i qeverisë, veçanërisht me anë të forcës ushtarake. Qeveria që mer fuqinë mund të vendosë regjimin e drejtpërdrejtë ushatarak (qeveri ushtarake), ose mund të sundojë nëpërmjet një krahu që mbështetet prej ushatarakëve (junta). Në grushtet e shtetit është vetëm qeveria që pëson ndryshim të befasishëm. Kurse revolucioni, nga ana tjetër, përfshin një përmbysje rrënjësore të gjithë sistemit politik, shoqëror dhe ideologjik.”

Nëse Ilir Meta do të kishte të drejtë, atëherë do të duhej që të ishte rrëzuar këtë javë në mënyrë të befasishme qeveria e Edi Ramës, me anë të një force ushatarake. Kaq mjafton për të kuptuar se kemi të bëjmë me një qëndrim absurd të Presidentit që akuzon Kryeministrin e vendit, se paska rrëzuar me forcë vetëveten!

Për ata që mund ta kenë harruar, e vetmja tentativë për “grusht shteti” në Shqipëri, është cilësuar ajo që u ndërmor nga PD dhe Sali Berisha në 14 shtatorin e vitit 1998. Ishte dita kur me arkivolin e Azem Hajdarit në krahë, u sulmua dhe u pushtua godina e Kryeministrisë, dolën tanket dhe autoblindat e Gardës së Republikës në rrugë dhe pas pushtimit me civilë të armatosur, përmes ekranit të RTSH u njoftua se qeveria e Fatos Nanos ishte rrëzuar me dhunë dhe në vend të saj ishte ngritur një qeveri e re e shpëtimit kombëtar. Falë ndërhyrjes energjike të SHBA dhe aleatëve të tjerë perendimorë të Shqipërisë, pas disa orësh, gjithçka u rikthye në normalitet dhe jeta e vendit vijoi si më parë.

Nëse ka patur një tentativë tjetër reale për të realizuar një grusht shteti në Shqipëri, ajo ka ndodhur gjatë vitit 2019 përmes asaj që u kamuflua nga opozita e rrugës me termin “revolucion popullor”. Sepse në ndryshim nga të gjithë revolucionet e historisë së njerëzimit që “përfshijnë përmbysje rrënjësore të sistemit politik, shoqëror dhe ideologjik”, në Shqipëri “revolucioni” kishte si objektiv vetëm rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.

Ai nuk ishte as revolucion dhe as popullor. Sepse nuk nisi nga poshtë. Nga njerëzit. Nga masat. Nga qytetarët e revoltuar. Nga populli. Ai u nxit, u frymëzua dhe u diktua artificialisht nga lart. Elita e vjetër politike e vendit, përmes tij nuk donte ndryshimin e sistemit, por vetëm zëvendësimin e kuajve të karrocës së pushtetit. Pra, “revolucioni” i opozitës donte thjeshtë rrëzimin në mënyrë të befasishme të qeverisë socialiste dhe rikthimin e saj në pushtet.

Ndryshimi mes këtij “revolucioni popullor” dhe “gushtit të shtetit”, qëndron në faktin se për arritjen e qëllimeve të Lulzim Bashës, Sali Berishës, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, nuk u përdor forca e trupave ushtarake por forca e “paramilitarëve” të tyre politikë përmes mjeteve luftarake, siç ishin molotovët.

Për të realizuar synimin final që ishte marja e pushtetit pa zgjedhje, me qëllimin që të bllokonin e më pas ta zhbënin reformën e drejtësisë, “revolucioni” i 2019 u ushqye me çdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit nga Ilir Meta. “Puçi” nuk u realizua dot as përmes protestave të dhunshme të rrugës, e as me bllokimin artificial që iu bë ngritjes së Gjykatës Kushtetutese përmes manovrash që janë objekt i hetimit parlamentar, në procesin e nisur për shkarkimit të Presidentit të Republikës.

E bukura e gjithë kësaj historie është se, pikërisht ata që bënë gjithçka për ta rrëzuar qeverinë e Kryeministrit Edi Rama përmes “revolucionit” dhe “puçeve të pallatit”, sot e akuzojnë atë për “grusht shteti”. Ose e thënë ndryshe, e akuzojnë Kryeministrin e Shqipërisë se rrëzoi përmnes vote së mazhoranës në Parlament, Edi Ramën dhe PS nga pushteti.

Pas kësaj, hajde mos u gajas po deshe, edhe kur është veç për të vënë kujën!

6 komente në “Për “grushtin e shtetit” të Ilir Metës dhe “revolucionin” e opozitës!”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Meta &Kryemadhi jane te shqetesuar per largimin e rinise (LSI) jashte Shqiperise !
    Bleta fluturon kudo,mjaltin do ta bej ne koshere.
    Sigurisht ,koha po troket ,per nje klase poltike te besushme,e sotmja e ka mbaruar misionin e saj,duke u vlersuar me noten 5 !
    Nga kjo klase politike,pritet vetem nje gje,te hetohen per periudhen 30 vjecare,te gjykohen dhe t’ju merret pasuria e perfituar nga korupsioni .
    “Timonierte “po mundohen ta zene me pune SPAK-un,per te fshehur pasurit e tyre,te vena me korupsion.

  2. Atdhetari says:

    Ke të drejtë të Nderosh si Hitleri kur ata që Bërtasin Sot për Shkarkim ata të Vendosën aty. A thua s’e T’i u bëre Tradhëtar, Kriminel, Hajdut dhe i Lig më Presidencë. JO. Gabohen. T’i je më Gen i tillë. E Tregoje gjatë gjithë Posteve Shtetërore që ke patur. Jo se nuk kishte Sy Njeri të Shikonte Veprimet prej Tradhëtari e Banditi, por Mbështetja e Huaj ajo Ruse dhe Greke të mbante e të vendosi në ç’do post që dëshironin dhe dëshiroje. Nuk qe Rastësi Reagimi Yt ndaj Topallit (megjithëse nuk kam konsideratë për të). As e Çizmes së Gruas Tënde ndaj Kryeministrit. As Kërcënimet, Veprimet dhe Deklaratat Foshnjërake që bën Përditë Kundra Amerikës dhe Be-së, sepse tashmë ta Hoqën Maskën dhe T’i e kupton shumë mirë s’e Ç’farë je Sot për Shqiptarët. Dhe duke e ditur këtë shqiptarët janë të PADURUAR që do të thotë se: A MUNDET SPAK TË TË ARRESTOJ MEGJITHË BASHKËSHORTEN dhe SEKUESTROJ GJITHÇKA TË PASURISË TËNDË. Vetëm këtë Presin. Lutemi!

    1. Andi says:

      Mendoj se u nxitove.Venia e metes aty ku eshte u be per ta izoluar dhe ia arriti qellimit.LSIn do ta kishe ne qeveri .Ne baze te kushtetutes presidenti ka celsat e kashtes,pavaresisht karagjozlliqeve te katunarit te skraparit.Pastaj,kujt ia mori mendja se do ishte kaq I degjeneruat.Kaq fare.As ty besoj.

  3. Timi says:

    President idiot dhe kriminel. Nje president normal dhe i paperlyer ne keim do ti jepte mbeshtetjen maksimale qeverise dhe policise per te zbatuar ligjin deri sekuestrimin e qindarkes se fundit nga duart e krimineleve dhe vrasesve llum. Ky maskarai jo vetem qe perkrah krimin por ka mobilizuar edhe nje tufe llapaqensh te kazanit qe bejne sikur jane gazetare dhe mbrojne kriminelet.

  4. Ce says:

    Eshte duke bere rolin e te fortit te lagjes, apo garipit te lagjes, ne delir te plote qe s’pyet as per kuvend, as per Amerike, keshtu thoshte dhe Ish presidenti i Tunizise Habib Burgiba kur lajthiti ne krye te detyres, por nje skuader e gardes e nxori me shqelma nga zyra dhe e dergoi tek psikiatriku ku rezultoi i krisur nga mendja,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje