Akuza nga ekipet e Kategorisë së Parë për Armand Dukën dhe arbitrat: Po shkatërrojnë futbollin

Dy ekipe të Kategorisë së Parë, Besa dhe Burreli, ka hedhur akuza të forta sot ndaj arbitrave, të cilët kanë vendosur fatin e takimit në takimet e tyre.

Klubi kavajas u mposht nga Apolonia me shiftat 2-3 në një takim ku sipas tyre gjithçka u vendos nga arbitri Hamiti.

“Perfundimisht futbolli Shqipetar vdiq!
Pergezimeve futbollisteve tane per lojen dhe grinten e tyre , edhe pse u munden nga Apollonia, bashke me Armando Duken bashke me tre albitra te degjeneruar me ne krye shkerdhaten Oltion Hamiti , cunin e dashnores Bujar Pregjes .

Kush ishte ne stadium e shikoj kete shfaqe te shemtuar .

Tuuuuuuuurp per ty moj federat kurve qe tallesh me ndjenjat e nje qyteti sportedashes”, shkruan ekipi i Besës.

Edhe klubi i Burrelit ka kontestuar ashpër gjykimin në sfidën ku u mposhtën nga Beslidhja me shifrat 2-1.

Sipas ekipit matjan penalltia e akorduar në minutat e fundit e dhënë nga arbitri Shabanaj ishte skandaloze.

“Turpi ne Kategorine e Pare nuk paska te sosur dhe kjo u vertetua sot me arbitrimin skandaloz ne ndeshjen Beslidhja-Burreli .

Faulle pa lidhje dhe nje penallti inekzistente .

Te fala dhe tifozerise vendase qe ne minutat e fundit shperthyen ne sharje kunder cunave te Burrelit .

Cuna ju bravo ju qoft se keni bo nje tjeter super ndeshje dhe ju kan zili te gjith per kte ecuri . Nuk esht faji juaj , pasi nuk mund te fitosh kundrejt 14 lojtareve .

Forca Burreli . Jeni me tmiret”, shkruan ekipi i Burrelit. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *