Basha “bashkëbisedon” me Lulzimin në instagram

16 Shkurt 2020, 19:45Blog TEMA

Nga Artur Ajazi 

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka vendosur të krijojë një qasje të re, më bashkohore, më “frymëzuese dhe besuese” me shqiptarët, duke preferuar si fillim të rinjtë.

Ai ka vendosur të nisë bisedat me të rinjtë, përmes rrjetit social instragram, duke deklaruar se “do të jetë një dritare e hapur për të gjithë”.

Por në fakt Basha deri sot ka bashkëbiseduar vetëm me Lulzimin, dhe kjo dukej në të gjitha përgjigjet që ai ka dhënë në pyetjet që ka marrë nga “të rinjtë” e pavarur. Duke tentuar të zbërthejë “programin” e Partisë Demokratike, zoti Basha e ka nisur nga ligji për Arsimin e Lartë, duke u premtuar bashkbiseduesve në instagram se “mes mijëra sugjerimeve dhe propozimeve spikat anulimi i ligjit për arsimin e lartë.

Është pika e parë e programit tim, programit të PD për arsimin e lartë”. Ende nuk merret vesh dhe nuk kuptohet se, kjo që ka kopjuar në fakt zoti Basha është dialog apo monolog, është bashkëbisedim apo “sqarim”, është fushatë apo shtyrje e kohës së lirë. Kjo pasi, edhe Monika Kryemadhi, aleatja më e (pa) besueshme e zotit Basha, ka kohë që merret me rininë.

Madje edhe vizitat e shpeshta të saj jashtë vendit kryesisht në SHBA, dhe merakun më të madh ajo e ka me rininë. Kërkon me ngulm, që rinia të kthehet në vendin e lindjes, për të kontribuar për Shqipërinë, ti japin votën LSI, madje edhe familjen të rinjtë duhet ta krijojnë në vendin e tyre. Gara në fakt ka nisur, dhe ka nisur mes Lulzimit dhe Monikës, një garë e shfrenuar nervash dhe njerëzish.

Çdo njëri prej tyre, ka zgjedhur mënyrën më të efektshme për të bërë për vehte rininë, por deri sot asnjëri prej tyre nuk po mundet tu japë atyre besimin, dhe shpresën për të ardhmen. Në fakt deri sot “dritarja” e Bashës në instagram, duket më tepër si një ftesë për gallatë, dhe jo për programin e PD.

Nuk mbahet mënd, që Partia Demokratike e zotit Basha të ketë patur ndonjëherë “program, ide, analiza, dhe zgjidhje ” që lidhen me situatën politike, zhvillimin e vendit, të ardhmen, rininë, integrimin, etj.

Ajo që bie në sy në “bashkëbisedimin” e Bashës me Lulzimin, është fakti se kryetari PD, ka hequr kostumin, dhe ka dalë sportiv. Të jetë zgjidhja e tij thua ? Apo ka vendosur ti ngjasojë paksa Ramës ?

Në të dyja pyetjet, përgjigja është se, edhe me qillota të dalë Basha në instagram, jam i bindur se të rinjve nuk do tu ngjallë as besim, as shpresë dhe as frymëzim. Basha thjesht, ka zgjedhur të bisedojë me Lulzimin në instagram, pavarsisht se ka futur gjithë FRPD-në, të angazhohet për ta pyetur rreth “situatës, ligjit të Arsimit të Lartë” apo dhe ligjeve të tjera, që ai ka premtuar se do ti “anullojë” sapo të vijë në pushtet pas 2028.

Nuk dihet përse zoti Basha e ka me “merak” Arsimin e Lartë, dhe i është sulur ligjit të miratuar, por një gjë duhet t’ua thotë ai të rinjve. Tu thotë atyre se, sa ishte në pushtet Partia Demokratike, e mbushi vendin me juridiksa, dhe militantët e tij me 3-4 diploma, edhe pse shumica e tyre nuk kishuin mbaruar as të mesmen.

Tu thotë atyre se në kohën e pushtetit të Partisë Demokratike, u bënë prokurorë, gjyqtarë, dhe drejtorë policie, njerës që nuk kishin mbaruar as 8 vjeçaren në fshatin e tyre të lindjes.

Kaq tu thotë, dhe ndoshta ka për ti bindur se, PD nuk e ka patur dhe nuk e ka kurrë seriozisht, edhe kur premton, edhe kur paralajmëron, edhe kur bën sikur “harron”. Gjithsesi zoti Basha, vazhdoje “bashkëbisedimin” me Lulzimin, se mund të jetë një rast i mirë për të njohur më shumë vetveten, edhe përmes instagramit.

3 komente në “Basha “bashkëbisedon” me Lulzimin në instagram”

  1. Xen kellira e Argita shëmtut says:

    O Lyl pykë kunat Basha o zog hajvani
    Ti sbehesh kurre njeri ore shal ngjitur
    Tregoj te rinjve si uleshe në preher te pleqve politikare hollandez
    Ate di ti

  2. hahahahahahahahahahahahahahaha

    jalla or lulzim, cfare nuk je duke shpikur or djale

    ik ore ha ato 230 milion eurot dhe mos u ndje or djale

  3. shoku says:

    O Shoku, bëre dhe more ç’të deshi qejfi, ik tani, ik, ti dhe të tjere si puna jote.
    Na lini te shohim pakez shprese, pak besim, se na bëtë kete vend te pabanueshem
    Boll o njeri, boll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje