Djegia e mandateve të deputetëve të opozitës, një vit më pas!

16 Shkurt 2020, 15:06Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Në 16 shkurtin e një viti më parë, partitë e “Opozitës së Bashkuar” kishin organizuar në Tiranë, protestën e radhës të cilën e kishin quajtur “kombëtare”. Ishte një ndër ato protesta për të cilat si rrallëherë, vetë liderët e PD, LSI e aleatët e tjerë por mbi të gjitha propaganda e tyre, u kujdes që ta cilësonte si; “më e madhja e 30 viteve të fundit”, “më masivja e dekadave të fundit”, “më…”, “më…”, “më…”.

Vetëm të nesërmen u kuptua publikisht, se prapa kësaj strategjie për të krijuar një realitet virtual të ndryshëm nga ai në terren, fshihej diçka krejt tjetër. Lulzim Basha doli në konferencën për shtyp dhe deklaroi publikisht, atë që kishte ditë që po qarkullonte në koridoret e selive opozitare dhe studiot e emisioneve televizive të debatit politik:

“Unë jam sot këtu për t’iu thënë se kam lexuar vullnetin tuaj. Kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta vendimmarrëse të Partisë Demokratike djegien e mandateve parlamentare në mbështetje të qëllimit të aspiratës që ju dje dëshmuat se është mbarëkombëtare, europiane dhe e pandalshme; mbrojtjen e demokracisë dhe shtetin e së drejtës. Shqipërinë si gjithë Europa, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme, parlament të popullit dhe jo të krimit”.

Lulzim Basha po fliste në emër të sovranit, por deklarata e tij ra si bombë mbi opozitarët e thjeshtë, të cilët nuk po kuptonin asgjë rreth asaj që po gatuhej. Aq më pak po kuptonin ndërkombëtarët e interesuar për zhvillmet në Tiranë, të cilët mund të kenë pritur gjithçka nga opozita por, jo një hap të tillë “in extremis”. Një vendim i padëgjuar kurrë më parë, jo vetëm në Shqipëri, por as në historinë e demokracive moderne të botës së qytetëruar.

Më entuziastët u treguan grupet e gatshme opozitare të rrjeteve sociale, të cilët besuan se më në fund përmes daljes nga sistemi parlamentar, politik e pluralist i vendit, Edi Rama i kishte ditët e numëruara. Besonin se kishte trokitur ora e hakmarrjes së tyre të madhe, duke menduar se pushteti ishte tashmë, më pranë se kurrë më parë. Ndaj përmes zellit, po dëshmonin edhe për madhësinë e thelës, që ëndërronin të përfitonin shpejt.

Shumica dërrmuese e deputetëve të opozitës, u vu para faktit të kryer. Fillimisht ishte shpallur vendimi, e më pas u tha se do ti pyesnin edhe ata, rreth tij! Pjesa më e madhe e kuptoi se bashkë me mandatin, po dorëzonin edhe fundin e karrierës së tyre politike. Megjithatë, publikisht nisën garën me njëri tjetrin se kush e kush të tregohej me entuziast dhe i lumtur, për aktin që mezi e paskërkëshin pritur.

Pas pak orësh Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi u panë në ekrane duke vrapuar të qeshur, entuziastë dhe më optimist se kurrë, që ta zyrtarizonin vendimin e tyre në Kryesinë e Kuvendit. Por vetëm pas pak ditësh u duk sikur buzëqeshja i ngriu në buzë, kur Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i pranoi mandatet e djegura dhe i hapi rrugën të tjerëve që ndodheshin në listat e partive opozitare, që të mernin madatin dhe të zinin vendet që u takonin në pjesën e sapoboshatisur të Parlamentit.

Vazhdimi i filmit është gjerësisht i njohur tashmë. Kauza “ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita” dështoi. Fundi i botës nuk erdhi. E bashkë me të, as fitorja e pushtetit në tavolinë dhe as bllokimi i reformës në drejtësi. Zgjedhjet e 30 Qershorit u zhvilluan në të 61 bashkitë e Shqipërisë.

Vetëm pas kësaj në vend të fitores së premtuar, opozita kuptoi se kishte humbur për herë të parë në 30 vitet e postkomunizmit, të gjitha llojet e pushteteve. Duke besuar se me flakën e mandateve, do të digjnin mazhorancën socialiste, në fund u mbeti në dorë vetëm shishja e hirit të iluzioneve të tyre të humbura. Me vendimin e marë me mendjelehtësinë më të madhe një vit më parë, po kuptohet, se në vend të kundërshtarit kishin djegur vetëm veten.

Përvjetori i parë i këtij dështimi spektakolar, është një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë, që të reflektojnë dhe të nxjerrin mësimet e duhura. Mësimi Nr. 1 që besoj se opozita ka marë në këtë 1 vjetor, është ai se në një demokraci funksionale, qoftë edhe kështu si kjo e Shqipërisë, asnjë qëllim apo objektiv politik nuk arrihet jashtë sistemit, jashtë rendit kushtetues dhe jashtë rregullave të lojës demokratike.

Pas një viti, Shqipëria do të jetë duke u bërë gati, për të nisur fushatën elektorale për zgjedhjet e radhës, të qershorit 2021. Deri atëherë, opozita e rrugës ka mundësinë që të tregojë se ka ditur që ta lexojë mirë, leksionin që i dha ky vit që sapo lamë pas.

17 komente në “Djegia e mandateve të deputetëve të opozitës, një vit më pas!”

  1. Malsori says:

    Sali Krimineli dhe Lul Hajduti i 230 ml eurove te rruges Kombit per te shpetuar veten nga drejtsia turren lukunin kriminale te tipi Mul Noka dhe Genc Strazimiri per shkaterrimin e institucioneve shretrore,permbysjen e Qeveris me dhune deri ne djegien e mandateve,dhe kete e quajten FITORE.Ne fakt mbeten si zagar rrugeve.Per krimet qe kane bere jane ne pritje si Ilir Floriri qe ti therras SPAK-u i sapo krijuar,Malsori Boston.

    1. sali krimineli says:

      Te lumte goja !!!!

      1. LulBerish MonaLikja says:

        I pafshim ne ferr! Dhe pak e kane!

    2. Shinjestra says:

      Djegia e mandateve nga ana e opozites qe nje gabim i madh,qe nje gafe e madhe qe,nuk ka ndodhur ne asnje vend te botes.Kjo tregon se sa poshte ka rene pd-ke dhe Lsi me kete veprim ekstremist.Por nga njera ane per neve si popull beri mire se,na rane veshte rehat dhe po shikojme punimet e parlamentit rehat.Kur ishin keta muter ne parlament,nuk shikonim dot nje seance plenare se ata do ngriheshin e bllokonin foltoren.Na u bene teper te merzitshem.Zoti mos e befte qe te vine perseri ne parlament keta ujqer,keta kafshe me fytyra njeriu.

  2. opozita ka ik per lesh says:

    Ai ishte momenti qe shenjoi njeher e pergjithmone renien e opozites shqiptare.

  3. opozita says:

    Djegia e mandateve ishte gabimi me i madh qe mund te bente kjo opozite FAKE qe kemi ne ne Shqiperi. Mjafton te kishin degjuar presidentin (qe sipas gruas se vet i kishte rene goja per te kunderten) dhe ndoshta sot do kishin me sh aspirata per te ardh ne pushtet. Tani jane 0.

  4. molotovi i lulit says:

    Shumi e vertete e gjithe analiza. Dyshoj se pas 1 viti opozita do kete nxene mend… Urojme qe te pakten mos te perdorin me molotov

  5. DOKU says:

    Shkrim shume i vertete zoti Peza. Nje vit opozita e harruar vetem lehin si zagaret qe enden rrugeve dhe flasin me fjale boshe qe asnjeri nuk i vejne veshin.

  6. Lul kastraveci pa fara says:

    Kemi nje vit qe nuk shikojme skizofrenin sali me alucinasionet e tij.
    Te pakten per kete duhet te falenderojme kelyshin e bindur te saliut ,lulash lulzime

  7. kot says:

    Peza shume mire e ke ti por nuk mendoj se opozita ka zene mend. Shof cdo dite lulin qe lajmeron militantet e tij se di jete neser zgjedhje
    Shof moniken qe se shof fare. Dhe Ilir meten qe i ka ngel sahati te video erotike qe ndoshta do kishte dashur ta kishte bo vete. Per mua jane shume posht dhe larg ardhjes ne pushtet

  8. Dajti USA says:

    Me vjen vertet keq qe opozita nuk fitoj,sidomos duke patur dhe ndihmen e pakursyer te Alb-Bin-Binit dhe vete -fundosjes.Kur Albini doli nga zyra e Saliut vjet ne kete kohe,thash:Bac u kry,po dola I gabuar,shqiptaret e ketej Drinit nuk e ndigjun Albinin,po zerin e aresyes.Po te flisja me gjuhen e Rambushit do thosha:Albin ti kqyr punt e tua,ne tonat.

  9. Monika says:

    Bastardet e kombit

  10. luani u.s.a. says:

    z.Alfred Peza lereni opoziten e bashkuar me kete a keni marre formularin anti-KCK,per pasurine marramendes te juaj ku vodhe 1 milione euro dhe nuk jeni te arrestuar dhe hetuar nga policia dhe prokuroria qe eshte nen kontrolle te qeverise Rama?!

  11. Shinjestra says:

    Djegia e mandateve nga ana e opozites qe nje gabim i madh,qe nje gafe e madhe qe,nuk ka ndodhur ne asnje vend te botes.Kjo tregon se sa poshte ka rene pd-ke dhe Lsi me kete veprim ekstremist.Por nga njera ane per neve si popull beri mire se,na rane veshte rehat dhe po shikojme punimet e parlamentit rehat.Kur ishin keta muter ne parlament,nuk shikonim dot nje seance plenare se ata do ngriheshin e bllokonin foltoren.Na u bene teper te merzitshem.Zoti mos e befte qe te vine perseri ne parlament keta ujqer,keta kafshe me fytyra njeriu.

  12. Aleksander says:

    Edhe kyt rradh do votojme Partin Socialiste,
    Pra ne qershor te vitit 2021.

  13. Shqiptari says:

    Në historinë e shtetit demokratik shqiptar,dhe në historinë botërore parlamentare,gafa,marrëzia dhe papërgjegjshmēria e politikanëve nē raport me institucionet,do jetē ndoshta e fundit.Të lodhur nga “betejat me mullinjtë e erës”,me një taktikē krejt fëmijēnore,me deputetë që jepnin shfaqje komike nē tempullin legjslativ,drejtuesit vizionarë,jashtë çdo logjike politike,e goditën rëndë pozitën,e lanë vetëm nê parlament.Të bindur se do gjenin mbështetje ndërkombëtare,se bota nuk pranon parlament monist,se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira,i flakēn mandatet e marra ngs populli.Dolën nga skena e karagjozllëqeve banale,në aksione konkrete,se populli do ngrihej,se bota do i mbështeste,dhe Rama do flakej në Lanë.Pa asnjë hezitim,këta “burra shteti”e dinin se po hidhnin nē erë institucionet e shtetit dhe vendi hynte në kaos,filluan “aksionin politik”në rrugë.Po,bota nuk ka logjikën e “të marrēve shqiptarë”dhe nuk mund të pranonte një “sakrificë të njerëzve të dalë nga mendët”dhe të mbushtesnin kētë “grackë”të deklamuar shpedh nga Berisha.Tërë komuniteti ndërkombëtarê u bëri thirrje të futen në institucione.Ata vazhduan marrëzinë me molotov.Bota mbështeti zēvevdusimin ligjor të ikanakēve,i deklarua pro institucioneve,dênoi marrëzinë e rrugës.Dhe ja,pasi dolēn “tebdil hava”,pasi humbën çdo shpresë,gjetën më në fund “shkopin magjik,339,184,”Portalin e famshēm”Bild,me fakte të tmerrshme që do e hidhnin nē erë ,Rilinfjen dhe Ramën.Pasi i pērdorën kēto karts të lodhura nëpēr botē,pasi arritën”fitore totale”dhe e “rrëzuan”Ramën,fitmtarë dhe krenarë,u angazhuan pē reformat e lëna në mes.Është shumë qesharake dhe marrëxi kjo lloj strategjie,pa asnjë ide dhe kauz,me taktika krejt rrugaçërore,duke përdorur mjeranë dhe nëpunës rrogtarê,për të ardhur në pushtet.Sa fatkeqësi për shqiptarët,sa turp para botës për vendin,sa fatkeqësi pë demokracinë në vend,dhe sa dëm për ëndērrën eurpoiane.Ku venë shqiptarët me këtē klasë politike?Çfarë pret populli në rast rotacioni,çfarë do bëjnë këta kalanderë,të dalë mendësh,të zhytur në mëkate,pë per karrige,hedhin në erë institucionet e shtetit?Këtu nuk bëhet fjalë për simpati apo anësi bindjesh,por pë besim te njerëzit të cilëve u besojmë çelêsat e shtetit.Jetojmē në një vend që e dusm,por dhe herë pas herë e vrasim me duart tona.

  14. Bashkimi says:

    Ishte strategji e Salihut dhe injoranca e Lulit te Monikes qe bene veprimin i cili pothuajse ishte politikisht i barabarte me vetevrasjen.Pastaj vazhduan shkatrrimin total me demostrata e dhune te papare,me sulme me zjarre e molotov kunder institucioneve te shtetit para syve te botes deri ne momentin e ultimatumit nga SHBA-te per ti shpallur PD-ne dhe LSI-ne organizata terroriste.Rezultati perfundimtare nxoren veten totalisht nga qfardo vendimmarrje dhe sot Rama dhe LS -te jane me te forta se kurre pa asnje konkurence ne skenen politike shqiptare me mandatin e trete te sigurte 100% .Thone populli kush vret veten shkon gjakhupes.Berisha beri gabimin kardinal sepse ne Europe ka kaluar koha e revolucioneve,madje ky e pat provuar me marre pushtetin me kufomen e Azem Hajdarit dhe ju deshte te zbythet.Mori ne qafe kete here opoziten me ose pa qellim.Koha e “revolucioneve ” berishiane ka perendua kahere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje