FOTOT e panjohura të Tos Baxhakut: Nga fëmijëria, me prindërit e vëllezërit, shoqëria dhe kolegët gazetarë, udhëtimet nëpër Shqipëri, e takimet me miq e politikanë

16 Shkurt 2020, 09:00Politika TEMA
FOTOT e panjohura të Tos Baxhakut: Nga fëmijëria, me

Memorie.al publikon 41 foto të rralla të gazetarit, historianit dhe publicistit të njohur, Fatos Baxhaku, një nga pionerët e shtypit shqiptar të pasviteve ’90-të.

Për afro tre dekada të punës së tij në median e shkruar dhe atë vizive, Baxhaku dha një kontrubut të paçmuar, duke shërbyer me shumë pasion që nga reporter i thjeshtë, e deri pedagog i gazetarisë, ku me punën e tij të jashtëzakonëshme, la gjurmë të thella si: gazetar, redaktor dhe kryeredaktor në disa gazeta e revista, autor librash, skenarist, apo si drejtor informacioni në disa kanale televizive, ku për shumë kohë shërbeu edhe si autor realizes i disa dhjetra emisioneve e dokumentarëve televiziv, duke xhiruar deri në skajet më të thella të vëndit.

Me rastin e gjashtë mujorit të ndarjes së tij nga jeta, në shenjë homazhi, redaksia e Memorie.al zgjodhi për ta përkujtuar 41 foto të panjohura nga jeta e tij, duke i ndarë ato edhe miqtë dhe shokët e tij të shumtë, që Tosi i kishte si në Tiranë, ashtu dhe në fshatrat më të thella të vëndit.

1 komente në “FOTOT e panjohura të Tos Baxhakut: Nga fëmijëria, me prindërit e vëllezërit, shoqëria dhe kolegët gazetarë, udhëtimet nëpër Shqipëri, e takimet me miq e politikanë”

  1. LORA says:

    Teodor Keko,Andrea Stefani ,Fatos Baxhaku jane pioneret e vertete dhe te rralle te publicistikes se pas-nentedhjetes.
    Duket se nuk ia dolen dot me llumin antishqiptar te
    mender-gazetarise se partive dhe partickave.
    Dhimbje qe nuk janë më midis nesh,,,,edhe pse gjurmet qe lane ,jane te pashlyeshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje