FOTOT: U akuzua se kishte sulmuar të dashurin, vetëvritet prezantuesja e njohur

Një prezantuese e njohur televizive në Britani të Madhe, është gjetur e vdekur brenda shtëpisë së saj në Londër.

Caroline Flack vrau veten në apartamentin e saj në Londër, dhe të gjithë pyesin si mund të bënte një veprim kaq ekstrem një grua që dukej se i kishte të gjitha.

Flack njihej më parë nga show i famshëm televiziv Love Island në Angli; ajo praktikisht u bë ylli i tretë i këtij spektakli që vetëvritet.

Me pare, dy garues të tjerë , Mike Thalassitis dhe Sophie Gradon kanë varur veten.

Caroline ndoqi rrugën e moderimit, dhe dukej se kishte sukses. Lajmi i vdekjes së saj vjen vetëm disa javë përpara se të dilte në gjyq me akuzën se kishte sulmuar partnerin Lewis Burton, I cili në dhjetor e akuzoi se Caroline e kishte qëlluar me një abazhur duke e gjakosur, por më vonë u tërhoq.

Një ditë më parë, ai postoi në Instagram një foto ku shfaqeshin të dy bashkë, shoqëruar me mbishkrimin: “Gëzuar Shën Valentinin. Të dua!“Disa orë më vonë, ajo vrau veten.

1 komente në “FOTOT: U akuzua se kishte sulmuar të dashurin, vetëvritet prezantuesja e njohur”

  1. Kozmos says:

    Ndoshta e kane vrare me mjeshteri .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *