Juventusi mposht Brescia-n pa Ronaldon, “çmendet” Fiorentina

Edhe pse me Cristiano Ronaldon e lënë pushim, Juventusi nuk e ka pasur të vështirë të marrë pikët e plota në këtë javë të Serie A ndaj Brescia-s.

Dybala shënoi golin e parë për bardhezinjtë, ndërsa Cuadrado e vulosi në 2-0 rezultatin në pjesën e dytë.

Për t’u theksuar është fakti se Brescia e Balotellit luajti për më shumë se një pjesë loje me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me dy të verdhë të Aye.

Ndërkohë, edhe pse prej javësh ishte në krizë rezultatesh, Fiorentina ka shpërthyer në transfertë ndaj Sampdorias, duke fituar 1-5.

Në mbrëmje, luhet ndeshja kryesore e kësaj javë, Lazio-Inter, e cila do të vendosë shumë në garën për titull këtë sezon.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *