Këshilltari Henz shpjegon reagimet mbi foton e Lulit në një ditë me diell

Ka pasur shumë reagime nga komentuesit pas një fotoje që Luli ka postuar sot në rrjetet sociale, ku uron shqiptarët për një ditë pushimi të mbarë bashkë me gruan e tij. 

Në foto Luli është i veshur trashë, me shall, me kapele dhe duket që ka ftohtë, ndërkohë që temeperetura ishte 20 gradë dhe dita me diell.

Këshilltari Henz në shpjegimet e tij për Jarin shkruan.

Për mua është e kuptueshme që duhet të ketë reagime. Luli ka pasur shumë mëdyshje para se të postojë foton ndaj dhe ka kaq reagime.

Mëdyshja e parë kishte të bënte me temperaturën. Vërtet në Tiranë është ngrohtë por sot është e diel dhe Luli është në Holandë. Natyrisht që në Holandë është ftohtë në mëngjes. Dhe fotoja e Lulit është origjinale.

Tani ose do t’i kërkojmë njeriut të jetë origjinal, ose të jetë fallco. Po e doni origjinal, ai ka bërë një foto orgjinale nga Holanda dhe aty është ftohtë. Po e doni fallco ai mund të bënte dhe foto pa shall e kapele, por nuk është serioze.

Mëdyshja e dytë e Lulit ka qenë a të dilte serioz me kostum siç rri çdo ditë, apo të vishej sportiv. Fakti që ka vendosur të vishet sportiv, u ka vrarë sytë njerëzve se janë mësuar ta shikojnë me kostum e kravatë dhe ndaj ka reaksion.

Mëdyshja e tretë e Lulit ka qenë a të postonte ndonjë foto duke bërë diçka meqë është e diel, apo thjesht foto me gruan.

Po të postonte foto duke bërë diçka të dielën, do dilte duke ujitur lulet në Holandë. Aty do dukej ballkoni , lagjia luksoze etj., dhe kjo mund të nxiste shumë debate. Pse shkon aty, pse i ujit vetë lulet, pse nuk merr një punëtore shtëpie e etj.

Nga ana tjetër shumë njerëz kanë dëshirë të pushojnë të dielën dhe jo t’u kujtosh punën. Ndaj dhe ai duhet të postonte foto thjeshtë me gruan.

Nga ana tjetër fotoja ka dhe simbolikën e mos-bërjes asgjë, që shpesh e akuzojnë Lulin. Por Luli e ka përballuar me guxim këtë pjesë dhe e ka postuar foton që do t’u thotë njerëzve sot mos bëni asgjë vetëm pushim. Ky është mesazh i guximshëm.

Së katërti, Luli ka pasur mëdyshje nëse duhet ta identifikonin vendin ku ka dalë apo jo. Po ta identifikonin vendin, do ishte problem, pasi do t’i duhej të gjente ndonjë foto nga Tirana me gjyshe Verën. Meqë ai vendosi ta bënte orgjinalin vetë, i duhej të gjente një sfond me pemë dimri. Me këtë ka dashur të japë një mesazh universal se nuk ka rëndësi vendi, nuk ka rëndësi puna, nuk ka rëndësi moti, rëndësi ka me kë je.

Ndaj mendoj se mesazhet e fotos së Lulit janë të guximshme.

 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *